Author: Politiko

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në një prononcim për media para fillimit të samitit dyditor të udhëheqësve të BE-së, foli edhe për Kosovën e Serbinë. Ai tha se kjo është një çështje e rëndësishme, derisa tha se do të kërkojë nga shtetet anëtare që t’u bëhet presion palëve për të shtensionuar situatën, raporton Gazeta Express. “Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur deeskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet. Shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren,…

Read More

Edhe pse të rinj në moshë, këtë vit, rrugës së pelegrinazhit, ia mësynë shumë intelektual me ze të trojeve shqiptare. Në mesin e atyre që këtë vit realizuan njërin nga pesë kushtet e fesë myslimane, në fotografi shfaqen edhe Arbër Hajdari i fondacionit Fundjavë Ndryshe, krah të cilit, shihet edhe kardiologu më me zë i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Valon Asani, i cili përveç që është një profesionist i përkushtuar në kardiologji intervente, ai njihet edhe si humanist i madh i trojeve tona.Përveç Hasanit dhe Hajdarit, në foto e publikuara në rrjetet sociale, duket edhe Seladin Xhezairi, një gazetar…

Read More

Profesori universitar Blerim Latifi ka treguar se kush është autori i këngës “Moj Shqypni mos thuj marova”, këngë kjo mjaft e popullarizuar në Kosovë. Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar edhe kontekstin historik të ngjarjes në të cilën lindi kënga dhe një biografi të shkurtër të autorit. jo këngë, sipas tij, këndohet gjithandej dhe pothuajse të gjithë i dinë vargjet e kësaj kënge. Ky është postimi i plotë i Blerim Latifit: Kënga “Ah, Shqypni, mos thuj marova”, është njëra prej këngëve më të popullarizuara në Kosovë. Këndohet gjithandej dhe pothuajse të gjithë i dinë vargjet e saj të…

Read More

Padyshim që e dini ndjenjën kur rrotulloheni në shtrat, sepse nxehtësia dhe lagështia e bëjnë të vështirë fjetjen dhe gjumin e qetë. Apo ndoshta zgjoheni të zhytur në djersë? Më poshtë janë disa këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të flini më mirë gjatë netëve të nxehta të verës: Zgjidhni një jorgan veror Shumica e njerëzve preferojnë të flenë me një lloj mbulese, pavarësisht nëse është një jorgan veror apo çarçafi më i thjeshtë. Nëse temperatura në dhomën tuaj të gjumit ndryshon në varësi të motit, ju rekomandojmë të përdorni dy jorganë të ndryshëm – një më të ngrohtë,…

Read More

Monica Bellucci ka konfirmuar lidhjen e saj me regjisorin Tim Burton. Aktorja 58-vjeçare italiane, në një intervistë për “Elle France”, e zbuloi se e dashuron 64-vjeçarin amerikan. “Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të regjisorit Tim Burton. Monica dhe Tim janë takuar para 16 vjetësh, por kanë nisur të dalin me njëri-tjetrin tetorin e kaluar, kur u takuan sërish në Festivalin…

Read More

Një turist i ri i paidentifikuar dëmtoi Koloseun e Romës duke gdhendur emrin e tij dhe të fejuarës në një nga muret e amfiteatrit me çelësa. Ai tani përballet me një gjobë prej të paktën 15,000 euro dhe deri në pesë vjet burg. Disa persona të pranishëm kanë filmuar skenën, e cila ndoshta ka ndodhur më 23 qershor. Videoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe ka alarmuar policinë, transmeton Ansa. “Një akt shumë i rëndë dhe jo dinjitoz dhe një shenjë e mungesës së mirësjelljes. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të sanksionohet sipas ligjeve tona”, tha ministri i Kulturës…

Read More

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovksi i cili vjen nga radhët e opozitares VMRO-DPMNE, ka dorëzuar një iniciativë në Qytetin e Shkupit me kërkesë për kthimin e emrave të vjetër të rrugëve (38) në Komunën e Butelit, duke i hequr emrat e personaliteteve dhe ato që lidhen me popullin shqiptar, shkruan Indeks.mk Ai në kërkesën adresuar qytetit të Shkupit kërkon që në komunën e Butelit të rivendosen emrat e vjetër të rrugëve. “Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit kanë kompetenca të plota për rivendosjen e emrave të vjetër. Në të kaluarën, ish-kryetari i qytetit…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë krye-temë e mediave mëngjesin e së enjtes. Kjo pasi për të dytën herë radhazi, lokali i tij u përfshi nga zjarri brenda një muaji – në atë që dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme. Vet reperi i hitit “Jena mbretër” bëri një reagim publik në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e personit që dyshohet se ka djegur lokalin e tij, duke thënë se motivet e ngjarjes kanë qenë bindjet e tij fetare. “Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe…

Read More

Të rinjtë zbulojnë vendet e bukura të vendit në rrjetin social tiktok Dy vizitore nga Polonia, në rrjetin social TikTok kishin kërkuar video me vendet më të bukura për t`u vizituar. E në destinacionet e sugjeruara është shfaqur një video me vendet më të bukura të Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM. Kjo ka bërë që të ndalojnë në Kanjonin e Matkës dhe të shijojnë bukurinë që ofron ky destinacion. “Kemi shkuar më parë në Ohër, në Dubrovnik në Kroaci, në Podgoricë kështu që jemi në një udhëtim tani. Kontrollova në internet, në tiktok dhe është vërtet e bukur, ne jemi…

Read More

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, është prononcuar për media para fillimit të samitit dyditor që ka nisur në Bruksel. Borrell foli edhe për Kosovën dhe Serbinë. Ai theksoi se shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren. Sipas tij ato do të jenë ekonomike dhe politike, për t’ua bërë të qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim vjen me një kosto. “Do t’i njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur eskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet”, tha Borrell

Read More