Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Pse pelegrinët në Haxh “e vrasin djallin me gurë”?
    BOTA

    Pse pelegrinët në Haxh “e vrasin djallin me gurë”?

    29/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Pelegrinët në Haxh, edhe këtë vit, morën pjesë në ritualin e ‘gjuajtjes me gurë të djallit’ – herët të mërkurën në ditën e parë të Kurban Bajramit.

    Si pjesë e ritualit, pelegrinët hedhin guralecë në tri shtylla të mëdha që shënojnë vendet ku djalli u përpoq të ndërpresë sakrificën e Ibrahimit.

    Zona e Jamarat është një vend ku ka pasur edhe probleme për shkak të turmave të shumta.

    Megjithatë, vitet e fundit, Arabia Saudite ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe masat e sigurisë për të parandaluar rrëmujën dhe mbipopullimin, përcjell Telegrafi.

    Qeveria saudite ka zbatuar masa të ndryshme, si zgjerimi i madhësisë së zonës së Jamarat dhe ofrimi i më shumë mbështetjeve dhe udhëzimeve, për të siguruar rrjedhën e qetë të pelegrinazhit – edhe gjatë ritualit të gurëve.

    Por çfarë është rituali kur pelegrinët “e vrasin me gurë djallin”?

    Rituali i gjuajtjes me gurë të djallit përkujton një ngjarje nga jeta e profetit Ibrahim.

    Sipas traditës islame, ndërsa Ibrahimi përgatitej të sakrifikonte djalin e tij për Zotin, djalli iu shfaq tri herë, duke u përpjekur ta largonte atë nga bindja e urdhrit të Zotit.

    Si përgjigje, Ibrahimi e gjuajti me gurë djallin në çdo rast, duke refuzuar tundimet e tij.

    Haxhinjtë kryejnë ritualin e gjuajtjes me gurë në ditët 10, 11 dhe 12 të muajit hënor islam të Dhul-Hixhes, të cilat njihen si ditët e Tashrikut.

    Gjatë këtyre tri ditëve, pelegrinët mblidhen në Mina dhe vazhdojnë të hedhin guralecë mbi shtyllat.

    Ndryshe, sipas mediave të huaja, pelegrinazhi vjetor i Haxhit pa 1,845,045 haxhinj që morën pjesë në ritualin islamik këtë vit, duke përfshirë 1,660,915 të ardhur nga jashtë Mbretërisë dhe 184,130 qytetarë dhe banorë të Arabisë Saudite.

    Pelegrinazhi në Mekë – tubimi më i madh fetar në botë – dikur shihte rreth 2.6 milionë njerëz që kryenin ritualin çdo vit përpara pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

    Haxhi është i detyrueshëm për të gjithë muslimanët që janë të aftë ta përballojnë atë, si fizikisht, po ashtu edhe financiarisht.

    Previous ArticleKovaçevski për Scholz: I besoj garancisë së tij, s’ka kushte të tjera pos ndryshimeve kushtetuese
    Next Article Për Kurban Bajram, myslimanët ia dhurojnë familjes katolike një shtëpi të re në një fshat të Gjakovës

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.