Ylli televiziv, Khloe Kardashian, është bërë gati për t’i lënë pas të 30-at. Ajo i mbushi 39 vjet javën e kaluar dhe i përshkroi të 30-at e saj si “dekadën më të keqe ndonjëherë”, derisa ndau disa dhurata që i kishte marrë për ditëlindjen e saj. “Nuk më pëlqen t’i tregoj të gjitha dhuratat e mia sepse mendoj se është disi e neveritshme, por kjo dhuratë ishte shumë qesharake. Vitet e 30-ta mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”. Kardashian u shpreh kështu derisa shoqja e saj i kishte bërë dhuratë disa gjëra që përmbanin shifra të ditëve dhe…
Author: Politiko
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të shtunën se centrali bërthamor në Zaporizha, nën kontrollin e forcave ruse, përbën kërcënim serioz. Ai tha se Rusia është e gatshme të provokojë një shpërthim të caktuar në objekt. Ndërkohë agjencia e lajmeve “Associated Press” njofton se predhat ruse kanë shkatërruar dy ndërtesa në Kherson, ndërsa Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë mundësinë për të pajisur Ukrainën me bomba thërrmuese. Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar Ukrainsës bomba thërrmuese, thotë shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Milley. Ai vuri në dukje se ushtria ruse po i përdor bombat thërrmuese në fushën e betejës…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 33 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, ka thënë se data e 2 korrikut e vitit 1990, është një kapërcim i madh dhe i pakthyeshëm. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në historinë e përpjekjeve për Republikën e Kosovës, data e 2 korrikut e vitit 1990, është një kapërcim i madh dhe i pakthyeshëm. “Atë ditë të hënë, plot 33 vite më parë, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, shpallën dhe miratuan një deklaratë kushtetuese, me anë të së cilës artikulohej vullneti politik i popullit që i kishte zgjedhur ata delegatë, për një…
579 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme. Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit. Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga ana e tij, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, ndërsa në radhët e shqiptarëve pati…
Liri Loshi, ish-kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Kosova nuk duhet t’ua dorëzojë bandave territorin e vet. Në një postim në Facebook, Loshi ka thënë se bandat terroriste, janë të vetmat forca që e rrezikojnë veriun e Kosovës dhe se të njëjtat kanë qëllim ndarjen e kësaj pjese nga Kosova. Sipas tij, bandat syojnë krijimin e realitetit anarkik, që më pas të diskutohet për statusin politik të veriut. “Ushtria dhe policia serbe nuk mund të hyjnë në veri, sepse aty është KFOR-i. E vetmja forcë që e rrezikon veriun janë bandat terroriste. Këto…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe zyrtar i lartë i BDI-së, Artan Grubi ka votuar gjatë ditës së sotme në zgjedhjet partiake për kryetar të degës së Çairit, informon Indeks.mk Ai theksoi se zgjedhjet brendapartiake në BDI, janë shprehja më e lartë e demokracisë partiake. “Sa më shumë sulme, aq më të fortë e më të përkushtuar për të qenë më mirë për të gjithë. Zgjedhjet brendapartiake në BDI me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të regjistruar janë shprehja më e lartë e demokracisë partiake. Sot, 14 degë tjera i bashkangjiten 11 degëve të Pollogut duke…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot edhe zyrtarisht do t’i zhvillojë zgjedhjet brenda-partiake për konsolidimin e organeve të tyre partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”. Nga BDI theksojnë që zgjedhjeve brenda partiake u ka paraprirë me sukses procesi i regjistrimit të anëtarëve dhe shpallja e kandidaturave. “Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon dje, sot ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel,…
Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me rastin e marrjes së kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, tha se nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skrininkgut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës. Sipas Osmanit kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka votuar sot në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Sipas tij, zgjedhjet brendapartiake janë standardi i parë që vendoset në vendin tonë. I pyetur nëse mund të ketë eksese nga Grupi i zjarrit apo brenda partisë, ai u përgjigj se nuk ka asnjë arsye, sepse siç tha, “gara është e hapur dhe gjithsecili ka mundur të kandidojë në këto zgjedhje”. “Jo nuk ka asnjë arsye, gara është e hapur, gjithsecili ka mundur të kandidojë, regjistrimet kanë qenë edhe me fletanëtarësie edhe online, s’ka pasur…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar opinionin se nesër, e diel me datë 2 korrik, do të mbahen zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve të tyre partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”. BDI thekson që: “Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon sot, të dielën ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec,…