Author: Politiko

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përgëzuar anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim për mbarëvajtjen e qetë dhe demokratike të zgjedhjeve brendapartiake në 14 degë dhe në të gjitha këshillat vendorë që janë pjesë përbërëse e tyre. “Ju uroj mbarësi në shërbim të nevojave të qytetarëve të gjithë kryetarëve dhe anëtarëve të zgjedhur të degëve dhe të këshillave vendorë, ndërsa kandidatët pjesëmarrës i përgëzoj për fushatën dinjitoze”, shkroi fillimisht Grubi. Shtoi se misioni drejt horizontit të zhvillimit, jetës më cilësore dhe integrimit europian është obligim dhe amanet i përbashkët dhe sipas Grubit fitues të kësaj gare janë të gjithë. “Një…

Read More

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se sot fillon Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur UP-ja përmes një njoftimi në Facebook, raporton Klan Kosova. “Bëhu gati për të krijuar kujtime të paharrueshme. Mos mungoni në ceremoninë hapëse, e cila nis në ora 17:00, në rrugën Xhorxh Bush. Pas ceremonisë zyrtare, do të ketë muzikë”, thuhet në njoftimin e UP-së. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik…

Read More

Misioni i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se Komanda Rajonale e KFOR-it – Perëndim (RC-Ë), do të zhvillojë një stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 04 deri më 06 korrik 2023. Në njoftim thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë i cili do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive, raporton Klan Kosova. Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragasit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me mjete tokësore dhe me helikopterë mbi komunat…

Read More

Ka vdekur një 109-vjeçar nga fshati Llojan i Maqedonisë. Në njoftimin e faqes së tij fshati, thuhet se ky ka qenë njeriu më i moshur në rajon, përcjell Klankosova.tv. Tutje, në njoftim bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër.“S’ka dyshim që çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen. Sot në moshën 109 vjeçar ndërroi jetë Ramiz Selmani, njeriu më i moshuar në rajon, i cili jetoi jetën me shëndet të mirë. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Llojan. Allahu e mëshiroftë të ndjerin, kurse familjes dhe miqve…

Read More

Secili njeri i ka përjetimet dhe emocionet ndryshe gjatë procesit të marrëdhënieve seksuale. Por, ekspertët e marrëdhënieve thonë se ka persona të tillë që preferojnë që partneri i tyre të këndojë gjatë seksit, shkruan Quora, transmeton Klankosova.tv. Sipas tyre, njerëzit këndojnë gjatë seksit si një mënyrë për të shprehur më lirshëm emocionet dhe kënaqësinë e tyre. Ata kanë thënë se ka disa lloje të këndimit gjatë seksit, si ai i ekzagjeruari që ndodh si përgjigje ndaj emocioneve të forta dhe këndimi më i butë që nënkupton pasionin dhe një tjetër që bëhet në rast ankimi. Ekspertët thonë se këndimi gjatë…

Read More

Në Shqipëri sektori i turizmit ka shfaqur, gjatë muajve të parë të këtij viti, shenjat e një rritje të shpejtë dhe të konsiderueshme, me ndikim në ekonominë e vendit. Nisur nga të dhënat statistikore të deritanishme për ecurinë e turizmit dhe projeksionet nga rezervimet për këtë sezon veror, eksperti i këtij sektori, Sokol Hoxha, thotë se viti 2023 pritet të jetë me treguesit më të lartë si përsa i përket sektorit të turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor, duke tejkaluar kështu ndjeshëm periudhën e para pandemisë. “Ky është viti i Shqipërisë për rritjen e numrit të turistëve. Detyra e Shqipërisë…

Read More

Reperja e njohur shqiptare, Tayna prej kohësh ka paralajmëruar një këngë të re. Rap-atistja zbuloi se po përgatiste një këngë të re për sezoni e verë, ndërsa tani ka sjelllur disa detaje të reja. Përmes një video të shkëputur nga klipi, Tayna njoftoi se projekti më i ri nga ajo pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme.“Kalle”.05. 07″, ka shkruar reperja në mbishkrimin e postimit. Ndërkohë kujtojmë që Tayna muaj më parë lansoi albumin e parë në karrierë “Bipolar”, që u mirëprit nga fansat e saj.Ndërsa, krahas projekteve të reja, reperja në këtë periudhë mbetet e angazhuar edhe me koncerte.…

Read More

Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun një shqiptari. Emri i Adem Jashari, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll. Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj do të shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”. Në parkun Dëshmori Adem Jashari që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale…

Read More

Me ardhjen në Shqipëri ditën e sotme të ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, disa rrugë në Tiranë do të bllokohen për shkak të masave të sigurisë. Këto masa fillojnë që nga aeroporti i Rinasit e drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës. Policia e Tiranës bën të ditur se një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi…

Read More

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj komentohet vazhdimisht për paraqitjet joshëse dhe linjat fizike. Modelja numëron më shumë se 350 mijë ndjekës në llogarinë e saj të Instagramit, aty ku postimet provokuese janë të shpeshta. Një paraqitje joshëse, Arta ka bërë edhe sonte (e diel) ku shihet e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, i cili ishte i hapur në pjesën e shpinës, ndërsa kishte dhe një kapele.Veshja që ia theksonte format e tonifikuara të trupit u kompletua nga Arta me një grim të theksuar dhe aksesor. Arta në paraqitjen e radhës pozoi para pasqyrës duke bërë…

Read More