Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»SHBA shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me bomba thërrmuese
    BOTA

    SHBA shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me bomba thërrmuese

    02/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të shtunën se centrali bërthamor në Zaporizha, nën kontrollin e forcave ruse, përbën kërcënim serioz. Ai tha se Rusia është e gatshme të provokojë një shpërthim të caktuar në objekt. Ndërkohë agjencia e lajmeve “Associated Press” njofton se predhat ruse kanë shkatërruar dy ndërtesa në Kherson, ndërsa Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë mundësinë për të pajisur Ukrainën me bomba thërrmuese.

    Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar Ukrainsës bomba thërrmuese, thotë shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Milley. Ai vuri në dukje se ushtria ruse po i përdor bombat thërrmuese në fushën e betejës në Ukrainë dhe se forcat ukrainase janë furnizuar me këtë lloj armatimi nga vendet e tjera aleate.
    “Ukraina po lufton për egzistencën e saj. Është një betejë kundër një vendi të fortë prej 140 milionë banorësh. Një shtet me një ushtri të madhe, dhe armatime të shumta. Ukraina po lufton për mbijetesë. Ne po u ofrojmë ndihma të shumta. Ushtarët ukrainas po luftojnë në fushat e minuara dhe në llogore. Ata po luftojnë për jetën e tyre.”

    Gjenerali Milley hodhi poshtë shqetësimet se kundësulmi i Ukrainës po zhvillohet shumë ngadalë. Ai tha se pozicionimi do të zgjasë deri 10 javë dhe askush nuk duhet të ketë iluzione.

    Pas rebelimit të dështuar në Rusi, Kremlini do të përfshijë në radhët e ushtrisë shumë nga forcat e grupit Wagner. Ushtrisë ruse do t’i duhet po ashtu të bëjë ndryshime në komandë nëse Presidenti Putin kërkon ndjekjen e drejtuesve të lartë, simpatizantë ndaj grupit mercenar Wagner.

    Ndërkohë, Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të premten se “janë caktuar afate të përshtatshme” për të forcuar kufirin verior të Ukrainës ndërsa është ende e paqartë se sa ushtarë të Wagner-it do t’i bashkohen Yevgeny Prigozhinit në Bjellorusi pas rebelimit kundër Moskës.

    “Situata në veri, në veçanti në territorin e Bjellorusisë, u shqyrtua veçmas në mbledhjen e shtabit. Drejtuesit e lartë udhëzuan përforcimin e frontit verior për të garantuar paqen. Kemi caktuar afatet e duhura”, tha Presidenti Zelenskyy.

    Armët bërthamore nuk do të përdoren për sa kohë që mbahen në Bjellorusi, tha Presidenti Alexander Lukashenko duke folur në një mbrëmje me rastin e pavarësisë së Bjellorusisë.

    “Ishte iniciativa ime e fortë për të mbajtur në Bjellorusi armë bërthamore. Sa më gjatë të jetojmë, aq më shumë jemi të bindur që duhet të kemi armë bërthamore në Bjellorusi. Jam i sigurtë se nuk do të kemi nevojë t’i përdorim kurrë.”

    Ai tha gjithashtu se do të ishte “mirë” që forcat e armatosura bjelloruse të kishin anëtarë të grupit Wagner të stacionuar në vend, duke theksuar përvojën e tyre luftarake që mund ta përcjellin tek ushtria bjelloruse.

    Forcat ruse goditën të premten një shkollë në rajonin e Donetskut duke vrarë dy persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas. Një mësues dhe një pjestar tjetër i shkollës fillore u vranë nga sulmet ruse

    Previous ArticleKurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik
    Next Article Khloe Kardashian: I urrej të 30-at, dekada më e keqe për mua

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.