Kohë e gjatë pa Shkëndije Mujën në ekran. Ajo u rikthye në Prive për gjithçka mbi jetën e saj të re dhe jo vetëm. A është martuar ajo? Çka bën në Zvicër? Çka mendon për veten dikur? Detajet i keni në materialin në vijim:watch (1)
Author: Politiko
Adelina Tahiri nuk është në kohën më të mirë të martesës. Ajo dhe burri i saj janë duke kaluar nëpër një krizë martesore. Ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë.watch
Në orët e para të së hënës ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës në Kosovë. Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar. “Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë një zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. /klankosova
Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit me raketa ruse në një restorant picash në qytetin e Kramatorsk të Ukrainës. “Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 Korrik. Mjekët bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetës e saj, por fatkeqësisht plagët që mori rezultuan fatale. Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”, deklaroi Shoqata e Shkrimtarëve PEN Ukraine. Shkrimtarja 37 vjeçe po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë kur raketa ruse goditi…
Në vend të ndërtimit është vjedhur e vetëm me një rast DPMNE ka keqpërdorur 57 milionë euro, para të qytetarëve – thonë sot përmes një reagimi nga LSDM-ja e kryeministrit Kovaçevski, përcjell KlanM. Nga kjo parti përmendin rastin e fundit të hapur nga prokuroria e që kishte të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, ku të dyshuar për keqpërdorime janë disa ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së. “Të dyshuarit kanë siguruar në mënyrë të paligjshme 57.6 milionë euro për 11 monumente dhe kanë përvetësuar rreth 17 milionë euro, me manipulimin klasik të vlerës së monumenteve. 57 milionë euro vetëm me një rast? Derisa…
Pas përfundimit të zgjedhjeve brendapartiake ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale Ahmeti ka thënë se është përfunduar me sukses një nga proceset më të rëndësishme të konsolidimit demokratik të strukturave tona në 14 degë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në çdo këshill vendor të tyre. “Përgëzoj anëtarësinë tonë në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles, për pjesëmarrjen masovike në zgjedhjet brendapartiake dhe frymën demokratike të përzgjedhjes së udhëheqësisë së tyre. Kyetarëve të zgjedhur të degëve, anëtarëve të degëve, kryetarëve të…
Konkurrentët e “Kepit të VIP-ave”, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të bërë thashetheme dhe këtë herë për moderatoren e programit, Kiara Titon. Ronaldo Sharka është shprehur se këtë emision e meritonte ai ta prezantonte dhe sipas tij, Kiara e mori këtë ofertë, pasi ishte në qendër të vëmendjes. Ronaldo Sharka: I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe…
Egzona dhe Albatrit janë një ndër çiftet më të njohura dhe më të dashura për publikun. Ata vazhdimisht janë bashkë dhe bëjnë postime të shumta, përcjell ORAinfo.Në postimin e fundit ata janë shfaqur nga pushimet, ku Egzona shihet me rroba banjo. Kështu nuk e kishim parë ndonjëherë, por ajo qenka një grua shumë tërheqëse./ORAinfo/eegzona-mp4
Kiara Tito, ish-banorja e Big Brother Vip, kësaj here do të moderojë një emision në Top Channel. Kepi i Tundimeve është formati ku do ta shohim sërish Kiarën. Moderatorja ka treguar se si e ka pritur bashëkshorti i saj, Luiz Ejlli këtë projekt. Ajo thotë Luizi është shprehur shumë suportues dhe entuziast. “Dua të bëj një gëzuar me veten time se jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe do të shijoj këtë aventurë në Turqi. Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive në rrjetet sociale. Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe në të shumtën e rasteve bën postime në promovimin e pozitivitetit të trupit. Së fundmi, interpretuesja e hitit “S’të fal” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj të fundit.Mes të tjerash, ajo publikoi edhe një imazh të bashkëshortit të saj Davon Edwards, ku shihet me vajzën e tyre, Kaimana, gjatë pushimeve. Linda ka qenë pre disa herë e raportimeve jo të vërteta ku është aluduar…