Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në një konferencë për media para portave të selisë së partisë “Pallati i Bardhë” (VMRO-DPMNE), i është drejtuar Hristijan Mickoski, duke e pyetur: Sa vjeç keni qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë dhe si fituat pronë miliona? “Kam një pyetje për zotin Mickovski, është një dhe është e drejtpërdrejtë dhe pres përgjigje”, tha kryetari Karposh dhe kryetar i partisë GROM, përcjell Indeks.mk “Mickoski duhet të thotë sa vjeç ka qenë kur e ka ndërtuar hidrocentralin e tij të parë dhe ka fituar pronën milionëshe, dhe nëse e ka ndërtuar para apo gjatë…
Author: Politiko
Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në urimin e tij, Grubi ka potencuar se urimi shkon për të gjithë shtetasit amerikan që sipas tij, janë guardian të demokracisë dhe paqes botërore. Ai shton se kapitujt e të gjitha të arriturave tona demokratike kanë vulën e mbështjetjes së përhershme të SHBA-ve. “Sot urojmë mbarë popullin amerikan në shënimin e përvjetorit të 247-të të shtetit të tyre, gardianëve të demokracisë dhe paqes botërore. Kapitujt e të gjitha të arriturave tona demokratike kanë vulën e mbështjetjes së…
Gazetari dhe analisti i zhvillimeve politike, Aco Kabranov, në një prononcim për Frontline lidhur me amendamentet kushtetuese dhe votimin e deputetëve, konsideron se demokracia e brendshme gjithmonë ka munguar në opozitë si VMRO-DPMNE, por me Mickoskin në krye, anëtarët vetë janë të vetëdijshëm se mbretëron një diktaturë. “Nuk jam i sigurt se edhe nëse ka deputetë që janë pro ndryshimeve kushtetuese, do të dënohen të ngrenë dy gishta për t’i miratuar. Nuk bëhet fjalë për ato deklaratat e famshme të noterizuara, por për mendimin tim për frikën se do të linçohen nga njerëzit e tyre me urdhër të Mickoskit dhe…
Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se duhet dëgjuar këshillat e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, për të ndaluar çmendurinë politike në Kosovë. Në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka shprehur mirënjohjen presidentit Clinton dhe popullit shqiptar në Shqipëri për mbështetjen e palëkundur gjatë kohëve më sfiduese të Kosovë, transmeton Klan Kosova. “Shqipëria dhe kryeministri Rama po vazhdojnë traditën e respektit të miqve dhe përkrahësve të shqiptarëve, traditë të cilën këtu në Kosovë, si duket dikush ka filluar të ngatërrohet për shkak të mjegullës së jo-racionalitetit që ka kapluar Kosovën”, ka shkruar Rama. “Për Kosovën,…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka qenë prej muajsh me turne në Amerikën e Veriut. Ajo ka qenë e zënë duke performuar në shtete të ndryshme në ShBA, në atë që e ka quajtur “Best F*n Night Of My Life”. Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi nga turneu i saj i fundit.Fotografitë përfshinin momente nga performancat e saj spektakolare si dhe një shkrim në hyrje të “The Wiltern” ku edhe mbajti koncertin e fundit në Los Angeles, ku ishte shkruar një thënie e saj. “Faleminderit Los Angeles që na…
Twitter tani do t’ju kërkojë përdoruesve të kenë një llogari në këtë platformë për të parë postimet, një lëvizje pronari i rrjetit social Elon Musk e quajti të premten një “masë emergjente të përkohshme”. Siç raportohet, përdoruesve që përpiqen të shikojnë përmbajtje në platformë do t’ju kërkohet të krijojnë një llogarit ose të kyçen në llogarinë e tyre ekzistuese për të parë postimet në Twitter,
Apple dhe Nokia kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë që do t’i japë Apple qasje në shpikjet e patentuara të Nokia në 5G dhe teknologji të tjera. Dy kompanitë kishin një marrëveshje paraprake licencimi që ishte caktuar të skadonte në fund të vitit 2023 dhe marrëveshja e re do të zëvendësojë atë që po përfundon, përcjell Telegrafi. Nokia dhe Apple nuk kanë shpallur kushtet e marrëveshjes, por Nokia do të marrë pagesa nga Apple. Në vitin 2017, Apple dhe Nokia krijuan një marrëveshje të re për licencimin e patentave pas një mosmarrëveshjeje të ashpër ligjore dhe ajo marrëveshje e vitit 2017…
Një firmë australiane e menaxhimit të projekteve ka ngritur një padi kundër Twitter-it në një gjykatë amerikane duke kërkuar pagesa prej rreth 665,000 dollarë (1 milion dollarë australianë) për shkak të mospagesës së pretenduar të faturave për punën e bërë në katër vende, treguan dosjet gjyqësore. Kompania private me bazë në Sidnej, Facilitate Corp, e ngriti padinë me 29 qershor në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Verior të Kalifornisë, duke pretenduar se kishte shkelje të kontratës nga Twitter, të cilët dështuan të paguajnë faturat e tyre. Padia e firmës australiane është e fundit që pretendon mospagesë…
Dëmet materiale nga tërmeti në Turqi arritën në 104 miliardë dollarë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë, në të cilën u prekën 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të vendit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli më pas 7 ditë zie në kujtim të viktimave. Gjithashtu, në 10 provincat e goditura u shpall gjendja e jashtëzakonshme për një periudhë 3 mujore. /abcnews.al
Nënkryetarja e PDK-së ka bërë thirrje që mesazhet e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton nga Tirana të merren seriozisht. Sipas asaj ky mesazh është këmbana e fundit për Kosovën. ‘’ Është momenti i fundit që ta ndalim trenin e marrëzisë.Mesazhet e Presidentit Clinton në Tiranë duhet marrë seriozisht. Këmbana e fundit për ne.E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se Presidenti Clinton’’, ka thënë Çitaku. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës. Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe…