Në tremujorin e parë, borxhi kombëtar u rrit me 1,6 për qind, në 2406 miliardë euro. Kjo ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Borxhi total i Gjermanisë nuk ka qenë kurrë më i lartë – ai ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas Entit Federal të Statistikave, arsyeja kryesore e këtij borxhi kaq të lartë është mbi të gjitha rritja e shpenzimeve në luftën kundër krizës energjetike, por ka dhe shkaqe të tjera. Rusia: Ukraina planifikoi një sulm terrorist në aeroport Borxhi total i shtetit në nivel federal, në nivel të…
Author: Politiko
“Vendi ynë është padyshim evropian. Qeveria jonë është me gjithë zemër e përkushtuar ndaj vlerave evropiane siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit, dhe integrimit në organizatat evropiane si BE-ja dhe Këshilli i Evropës. Dhe ajo që vijon është vlerësimi dhe përkushtimi ynë i shumëfishtë: ne e vlerësojmë dialogun publiko-privat si një mjet për politika më të mira, ne i drejtohemi shoqatave të biznesit si aktorë dhe partnerë për ndryshim dhe mirëpresim kapitalin evropian si forcë lëvizëse për rritjen ekonomike në Kosovë”. Kështu tha kryeministri Albin Kurti, në shënimin e përvjetorit të 9-të të themelimit të Këshillit të Investitorëve Evropianë.…
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut ndodhen sot në një udhëtim të përbashkët në Beograd dhe Prishtinë për të bindur palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut i kërkuan të hënën Serbisë dhe Kosovës të veprojnë për të ulur tensionet që tentojnë ta shtyjnë Ballkanin drejt destabilimit, në një kohë kur Evropa përballet me agresionin e Rusisë në Ukrainë, thanë kryeministri hollandez Mark Rutte dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel, të hënën,…
“Ukraina ka nisur një sulm me dron në Moskë, duke bërë kështu të detyrueshme pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo”, ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas informacioneve paraprake, 5 dronë u përdorën në sulmin e së martës. Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme. Nga ana tjetër, Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e pretenduar nga Rusia. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, 4 nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Droni i 5-të u kap në mënyrë…
Telenovela e transferimit të mesfushorit kroat, Marcelo Brozoviq, tek ekipi ku luan tashmë CR7, është mbyllur. Ai është larguar përfundimisht nga Interi. Al Nassr ka prezantuar këtë të hënë mesfushorin 30-vjeçar, i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Saudi Pro Leagu, ku do të jetë pjesë në një ekip me Cristiano Ronaldon. Tashmë dyshimet e kroatit për t’u larguar nga futbolli Europian janë shuar dhe ai do të jetë futbollisti i radhës, i cili është bindur nga arabët për të vazhduar karrierën te Al Nassr, që i ka plotësuar çdo dëshirë.
Vrasësit e atentatit në fshatin Larushk të Fushë-Krujës kishin përdorur një automjet tip Volkswagen Golf 5 për të kryer ngjarjen kriminale. Gazetari i Tv Klan Spartak Koka ka mësuar se mjeti Golf ishte vjedhur në Tiranë disa kohë më parë. Pas atentatit, autorët e braktisën dhe e dogjën makinën në zonën e Lapidarit në Tapizë. Forcat policore që shkuan në vendngjarje e gjetën mjetin në flakë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u konstatuan 3 kallashnikovë. Këto armë u sekuestruan nga policia dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar. Nuk është e qartë nëse në…
Në Londër, ka nisur grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Në ditën e parë, spikat fitorja e tenistit serb Novak Djokoviq, që mundi 3-0 argjentinasin Pedro Cachin. Po 3-0 fitoi edhe italiani Janik Sinner, numri 8 në botë. Një biletë për në raundin e dytë siguroi edhe norvegjezi Casper Ruud, numri 4 në botë, që mposhti 3-1 francezin Laurent Lokoli. Në takimet e tjera për meshkuj, avancojnë rusi Andrey Rublev, kanadezi felix Auger-Aliassime, zvicerani Stanislas Wawrinka e amerikani John Isner. Te femrat, numri 1 nqë botë, tenistja polake Iga Swiatek, mundi 2-0 kinezen L.Zhu.…
Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito është aktualisht një prej emrave më të komentuar në showbizz. Por, menjëherë pas kësaj u pretendua se ajo ka kopjuar koleksionin e rrobave të banjës nga një tjetër brand ndërkombëtar. Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP 2 dhe romanca me fituesin e këtij formati, Luiz Ejlli e ka kthyer në qendër të vëmendjes. Këtë prezantuesja po e shfrytëzon duke sjellur projekt të ndryshme, krahas emisionit më të ri “Kepi i Vipave”, Kiara së fundmi lansoi edhe një linjë të bikineve në emrin e saj. Megjithatë këtë e ka demantuar vet Kiara në një…
Hailey Bieber po hedh poshtë narrativën “të shtrembëruar dhe të përjetësuar” duke e vënë atë kundër Selena Gomez. Modelja 26-vjeçare, e cila është e martuar me ish-in e Gomezit, Justin Bieber, trajtoi thashethemet e vazhdueshme për mosmarrëveshje gjatë një paraqitjeje në “The Circuit with Emily Chang” të Bloomberg. “Nuk mendoj se bëhet fjalë për mua, Hailey Bieber dhe Selena Gomez. Kjo nuk ka të bëjë me këtë grindje mes dy grave dhe ndarjen mes dy grave”, tha ajo. “Bëhet fjalë për urrejtjen e ndyrë, të neveritshme që mund të vijë nga tregime krejtësisht të sajuara, të shtrembëruara dhe të përjetësuara.…
Arta Elezaj është një prej emrave më të komentuar në media rozë. Bukuroshja ndonëse nuk është shumë e pranishme me paraqitjet televizive, ajo mbetet aktive në rrjetet sociale. Këtë herë ajo mori vëmendje me imazhet ku shihet në veshje dypjesëshe sportive me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë. Me një mkijazh të thjeshtë në fytytrë, Arta dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse. Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e admirueseve të saj. Ndryshe, kujtojmë që Elezaj së fundmi ishte pjesë e serialit vendor humoristik “Sha je be tu folën”. /Telegrafi/ download