Dëmet materiale nga tërmeti në Turqi arritën në 104 miliardë dollarë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë, në të cilën u prekën 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të vendit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli më pas 7 ditë zie në kujtim të viktimave. Gjithashtu, në 10 provincat e goditura u shpall gjendja e jashtëzakonshme për një periudhë 3 mujore.
/abcnews.al