Author: Politiko

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ka bërë të ditur se si pasojë e defektit në linjën e KOSTT-it, Impianti i Trajtimit të ujit në Batllavë, ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Sipas njoftimit, ky problem ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë në Podujevë, ku paralajmërohet se mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen me ujë nga sistemi i Batllavës.Bëhet e ditur se pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran të Podujevës.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës mund të ndihmojnë në shtensionimin e situatës. Sipas tij, këta kryetarë mund të ndihmojnë duke dhënë dorëheqje. “Ne e kemi dërguar Njësinë Speciale për t’i ruajtur dy persona mos po i hanë mizat atje. Po të thotë Evropa dhe Amerika hiqi nga komunat dhe lëri në një vend tjetër le ta ushtrojnë detyrën. Unë jam që këta kryetarë të thonë vullnetarisht që janë të gatshëm të japin dorëheqjen për ta ndihmuar shtensionimin e situatës. Ata e dinë që nesër kur të mbahen…

Read More

Imri Ahmeti është rizgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Lipjan. Ahmeti e drejton Lipjanin duke fituar përmes kësaj partie. Vetë dega e kësaj partie në Lipjan ka njoftuar për këtë rizgjedhje. “Imri Ahmeti rikonfirmohet kryetar i Degës së LDK-së në Lipjan”, thuhet në njoftim. Kreu i partisë, Lumir Abdixhiku e uroi Ahmetin përmes një postimi në “Facebook”. “1978 pjesëmarrës në zgjedhjet në Lipjan. Mbi 40% gra të zgjedhura në Kryesi. 1 kampion dhe një ekipë e shkëlqyeshme. Imri Ahmeti urime dhe për katër vite të tjera. Mobilizimi i degës sonë në Lipjan, shpresë për…

Read More

Një zyre ndërkombëtare që do të hetojë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës është hapur më 3 korrik në Hagë. Ky është hapi i parë drejt një tribunali të mundshëm kundër udhëheqjes në Moskë. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) ka prokurorë nga Kievi, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Kjo zyrë do të hetojë dhe do të mbledhë dëshmi, në një lëvizje që po shihet si hap i përkohshëm para krijimit të një tribunali special, që mund të sjellë para drejtësisë zyrtarët e Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë. Disa…

Read More

Të martën mbrëma, Kosova është përfshirë nga rrebeshe shiu me rrufe dhe bubullimë. Meteorologu Kosovar Mendim Rugova, ka publikuar disa fotografi mahnitëse të shkrepura gjatë momentit kur qielli u ndrit nga rrufetë e shpeshta. Të enjten dhe të premten na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Orëve të pasdites në Kosovë dhe disa vise tjera të rajonit priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Read More

Bëhet fjalë për zgjidhje, tha i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për marrëdhëniet maqedono-bullgare. Në një intervistë për “BNR” në lidhje me rezolutën e miratuar nga Bundestagu, e cila pa mëdyshje konfirmoi identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, Sarrazin deklaroi se po hyjmë në fazën kyçe të ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë. “Të gjithë duam që bullgarët të përfshihen në ligjin bazë dhe ai të finalizohet. Por që kjo të ndodhë, parlamenti në Shkup duhet të ketë shumicën. Në vizitat e tyre në Maqedoninë e Veriut në javët dhe muajt e fundit, deputetët gjermanë ndjenë se maqedonasit…

Read More

Me rreth 10 ditë vonesë ka filluar korrja e grurit. Kultivuesit presin sasi më të mëdha këtë vit, por krahasuar me vitet e kaluara, thonë se cilësia do të jetë më e dobët dhe kjo si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe ditëve të pakta me diell. Nuri Sulejmani nga Haraçina, që bashkë me familjen e tij është kultivues i rreth 2000 tonelatave grurë në vit, thotë se kjo do të paraqes problem shtesë për mullinjtë, pasi ata do të detyrohen të furnizohen me grurë nga jashtë për ta përzier me atë vendor, me qëllim që të arrihet…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të presë kryeministrin shqiptar, Edi Rama më 6 korrik në Shkup. Mësohet se Rama vjen në Maqedoni për të takuar liderët e partive politike shqiptare, por edhe për të realizuar takime me kreun shtetëror të Maqedonisë, mëson Top24. Kryeministri shqiptar do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Read More

Pas vizitës 2 ditore në Shqipëri, në një reagim në Twitter, ish-presidenti i SHBA Bill Clinton ka shprehur falenderimin e tij për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar, për një mbrëmje që siç shprehet “nuk do ta harroj kurrë”. Clinton po ashtu thotë se ndihet i nderuar që ka punuar me vendin tonë për kaq shumë vite për të forcuar miqësinë mes dy shteteve.“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nder për mua të punoj me ju për kaq shumë vite, për të forcuar lidhjet e…

Read More

Greqia është gati të nisë bisedimet me Turqinë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë mbi kufijtë detarë që i ka sjellë në mënyrë të përsëritur dy fqinjët në prag të konfliktit të armatosur, tha të martën ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Greqisë. Giorgos Gerapetritis tha se qeveria greke dëshiron të “përfitojë nga klima e vazhdueshme pozitive” në mënyrë që të arrijë një marrëveshje për përcaktimin e zonave në të cilat secili vend ka të drejta ekskluzive ekonomike, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar naftë dhe gaz në det të hapur. Turqia kundërshton zonat për të cilat Greqia…

Read More