VMRO DPMNE-ja opozitare tashmë me vite është shndërruar në fabrikë lajmesh të rrejshme dhe propagandë që i ngjason asaj të Gebelsit, ku krijojnë një çështje inekzistente dhe e përsërisin derisa edhe ata vetë fillojnë ta besojnë, thuhet në reagimin e BDI-së. “Lajme të rrejshme për gjuhën shqipe, lajme të rrejshme për migrantët, për marrëveshjen e Prespës, për bullgarizim, për inflacionin, për Korridorin 8, për krizën energjetike, për pandeminë, për Danella Arsovskën, për gjoja korrupsion, si dhe shumë tema të tjera. Përveç lajmeve të rrejshme, VMRO-ja paralajmëroi qartë dhe zëshëm se i injoron të gjitha këshillat dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare…
Author: Politiko
Vazhdojnë bisedimet për metodologjinë për rritje të rrogave në sektorin publik edhe sot, në format të grupit të punës, anëtarët e Këshillit socio-ekonomike (KSE) do të tentojnë t’i afrojnë qëndrimet rreth arritjes së zgjidhjes së mundshme. Sindikatat mbeten në kërkesën inflacioni i cili vitin e kaluar ishte 14,2 për qind të jetë parametër bazë me të cilin do të rriten rrogat në sektorin publik dhe të gjithë të marrin rritje procentuale të rrogave, përderisa për pushtetin është kyçe të sillet zgjidhje e cila do të jetë sistematike dhe e qëndrueshme për ta rritur efikasitetin, produktiviteton dhe efektivitetin në sektorin publik.…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi konsideron se kërkesat e sindikatave janë legjitime sepse ata po luftojnë për të ruajtur standardin e jetesës para inflacionit. Në çdo takim me ta, tha ai sonte, ka një atmosferë dhe një vullnet për të arritur një zgjidhje, por kjo, theksoi ai, duhet të jetë e shëndetshme, sistematike dhe e qëndrueshme. Sipas Besimit, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në botë që do të indeksojë pagat në sektorin publik me bruto pagën mesatare. “Ka disa gjëra të ndërthurura me krizën, sidomos kur flasim për inflacionin – është një fenomen që sjell shumë…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria në seancën e sotme ka sjell vendim që lehtëson lëvizjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet! Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkëta kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”. Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e…
Propozim-vendimi për sigurimin e ndihmës makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut nga ana e BE-së do të gjendet në rend dite të seancës së Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Vendeve Anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER), që fillon sot. Me Propozim-vendimin, të miratuar nga Komisioni Evropian më 6 shkurt të këtij viti, parashikohet sigurimi i ndihmës makrofinanciare për vendin në një vlerë deri në 100 milionë euro, për përballje me pasojat e shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Siç lajmëroi reportuesi special i MIA-s nga Brukseli, Propozim-vendimi i Komisionit Evropian më 13 qershor është miratuar nga Parlamenti Evropian në…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot u është përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së, respektivisht kryetarit Hristijan Mickoski, lidhur me djalin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. “E ftoj zotin Mickovski, si inxhinier, që nga dita e sotme, kur të ketë kohë, sëbashku me mua të shkojmë t’i vizitojmë zyrat e Shkumbin Ahmetit, djalit të liderit Ali Ahmeti në Kërçovë, i cili ka mbi 5 vite që punon si arkitekt privat, dhe të gjitha projektet i ka të dedikuara për jashtë shtetit dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë projekt të institucioneve shtetërore” – ka deklaruar Bekteshi.
Ka përafrime më serioze ndaj ideve, mendimeve dhe kërkesave tona dhe atë çfarë Ministria e Financave dhe Qeveria mund të ofrojnë në aspektin e kërkesave tona, deklaroi sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov, pas takimit të grupit punues të Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e Financave lidhur me metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe institucionet. Në mbledhjet e grupit të punës së Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e Financave është diskutuar për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik dhe institucionet. “Jemi afër asaj që po flasim, 14.2 për qind,…
Një aksion policor është zhvilluar mëngjesin e sotëm në rajonin e Shkupit. Policia ka kryer kontrolle në më shumë lokacione, por jo vetëm në Shkup, bastisje janë bërë edhe në Manastir dhe Resnjë. Raportohet se gjatë aksionit policorë më shumë se 15 personave janë privuar nga liria, ndërkohë që gjatë kontrolleve është gjetur një sasi e madhe municionesh dhe sende të tjera të lidhura me vepra penale. Nga MPB konfirmojnë aksionin dhe më shumë detaje paralajmërojnë gjatë ditës.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot fillon pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin qershor të vitit 2023. Shfrytëzuesit e të drejtave në të holla të cilët posedojnë një kartelë debiti, informojnë nga MPPS-ja, do të mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para në dorë në rrjetin e shitjes ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga sot – 5 korrik të vitit 2023″, informojnë nga MPPS-ja. Me qëllim që të shmanget turma para dhe në banka gjatë pagesë së të drejtave për përdoruesit që…
Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e dytë të vitit shënojnë rritje prej 1,6 për qind në bazë tremujore, ndërsa prej 12,9 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur sot Banka Popullore. Në tremujorin e parë të vitit, çmimet e banesave shënuan rritje prej 18.8 për qind në nivel vjetor, ndërsa nga 1.3 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e pasurive të patundshme u rritën për 12.4 për qind në bazë vjetore, pas çka vijoi rritje prej 16.6 për qind në tremujorin e dytë, prej 21.2 për qind në tremujorin…