Edhe pse jo fort e pranishme në ekran, Inis Gjoni vijon të mbetet një prej vajzave më të bukura dhe sharmante të showbiz-it shqiptar.
Author: Politiko
Këngëtaret shqiptare, Nora dhe Era Istrefi, po shijojnë prej disa ditësh pushimet në Turqi. Motrat e famshme duket se po kalojnë një kohë të mrekullueshme në shoqërinë e njëra-tjetrës. Duke qenë se janë aktive edhe në rrjete sociale, ato nuk mungojnë herë pas here me fotografi e video të shumta.Ka qenë Nora së fundmi që ka ndarë disa imazhe përkrah të motrës, të cilat shihen në një moment duke kërcyer. Krijueset e hitit “Nuk e di” kanë shfaqur linjat trupore në bikini, ndonëse komentohen vazhdimisht për paraqitjet e tyre. Nora shfaqet me një kostum dypjesësh shkëlqyes, ndërkohë që Era me…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka sjellur imazhe të tjera atraktive në llogarinë e saj të Instagramit. Autorja e “Bad Rosita” pozoi nga makina, teksa dukej në formë të mrekullueshme. Në imazhe, Rina shihet e veshur me një bluzë të gjelbër me të verdhë me mbishkrimin “Jamaica”. Për t’u dukur edhe më atraktive, kënëgtarja u pa me një makijazh të thjeshtë dhe flokët e gjata të lëshuara sipër supeve. Fansat e Rinës reaguan në forma të ndryshme në komentet e tyre, të cilat ishin kryesisht pozitive.Rina ndërkohë po e shijon suksesin e këngës së re “Fullirante” që publikoi në…
Sezoni i veshjeve verore ka filluar zyrtarisht. Por preferoni një fustan të bardhë romantik, apo linjat e pastra të një fustani të lëshuar? Cilido qoftë stili juaj personal këtë sezon ka diçka për të gjithë, pasi tendencat tek fustaney janë vërtet të shumta dhe të ndryshme. Por me këtë verë që parashikohet të jetë më e nxehtë se kurrë, ne po nxjerrim në pah stilet kryesore në të cilat ia vlen të investoni. Kjo listë fustanesh verore do t’ju lejojë të jeni gati shumë shpejt në mëngjes falë efektit “one piece”: pasi të zgjidhni modelin që do të vishni, mjafton…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev. Më 7 Korrik, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri. Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit. Në përfundim…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower” është arrestuar 38-vjeçari Tajar Vrenozi, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanoste 28-vjeçaren me iniciale V.M. për të ushtruar prostitucion si dhe i siguronte asaj kilentë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika për të ushtruar veprimtarinë kundrejt pagaesave që varionin nga 150 deri në 300 Euro. Në pranga është vendosur edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale. Të dy shtetasit ishin shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni të zhviluar më datë 17 Qershor 2023.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4…
Zëvendëskryetarja e Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq, të mërkurën është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në Facebook, Pantoviqi thotë se në këtë takim është diskutuar për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, “të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën dhe qytetarët tanë në këtë kohë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe autoriteteve qendrore në Prishtinë”. “Në pritjen e kryeministrit Albin Kurti biseduam për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën tonë dhe qytetarët në këtë…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se amerikanët dhe evropianët nuk i janë hidhëruar Kurtit pse ky është i keq me ta, por sipas tij, ata janë mërzitur me qasjen e kryeministrit, i cili nuk i ka dhënë përparësi pjesës politike. Haradinaj tha se për të zgjidhur një problem, kur një vend ka trazira, nuk mund të përdoret vetëm instrumenti i quajtur polici. “Veriu nuk ka pse të jetë i pushtuar, sepse është pjesë e Kosovës, ata janë qytetarë të Kosovës. Ne çdo sistem politik e shoqëror, kur ka pasur rajone të trazuara, është investuar në përfaqësues të atij…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të diskutojnë me opozitën për mocionin e mosbesimit, ndërsa tha se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë së AAK-së diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme. Pas takimit të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Qeveria Kurti po e rrezikon Kosovën. Ai tha se vendosën që të krijojnë disa struktura për t’u përballur me gjendjen aktuale në vend. Haradinaj tha se diskutuan si opsion edhe mundësinë e një qeverie…
Euroambasadori në vend, Dejvid Gir sonte në një intervistë për “Top tema” në TV Telma thotë se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit e BE-së, por se vendi duhet të përqëndrohet në reforma, veçanërisht në sundimin e drejtësisë. “Ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit për këtë vend. Ne do të kërkojmë nga ky vend që në çdo hap të bëjë reforma. Me rëndësi është që kërkesat të jenë të bazuara në reforma. A bëtë reforma në sundimin e drejtësisë, në mjedisin jetësor dhe në të gjitha ato sfera. Aty duhet të jetë fokusi, e…