Author: Politiko

Sot, zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ishte në komunën e Shuto Orizares për të inspektuar fillimin e punimeve për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Butelski Venec. Së bashku me ministrin Bllagoj Boçvarski ishim prezent në fillimin e punimeve të këtij projekti i cili është në vlerë prej 10.6 milion denarë dhe në gjatësi prej 1.1 km tha Rexhepi. Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë të qarta dhe konkrete. Projekti për rehabilitimin…

Read More

Transporti urban publik do të funksionojë rregullisht dhe pa vonesa edhe krahas informacioneve të disa mediave dhe strukturave të caktuara se Shkupi nesër do të mbesë pa transport publik, thuhet në reagimin e NQP-së të publikuar në profilin e tyre në Fejsbuk rreth grevës së nesërme të paralajmëruar në këtë ndërmarrje publike. “Duam të theksojmë se arsyeja për grevë e sindikatës së sapoformuar, e katërta me radhë, është jolegjitime sepse nga 1 qershori është rritur paga e të gjithë të punësuarve në NQP. Ju bëjmë thirrje mediave dhe sindikatave që të mos lejojnë që të instrumentalizohen nga politikanë dhe politikanë…

Read More

Me fillimin e sezonit turistik veror, ndër të tjera, në zonën e SPB-Tetovë janë rritur dukshëm aktivitetet e një numri më të madh të objekteve hotelierike. Në shumë prej tyre, kryesisht në fundjavë, organizohen festa të ndryshme dhe takime të tjera mbrëmjesh, shpesh të ndjekura me muzikë të lartë. Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, policët e të cilës fundjavën e kaluar kanë sanksionuar disa objekte hotelike në Tetovë për lëshim të muzikës me ton të lartë, sërish apelon te pronarët e kafeneve, diskotekave dhe objekteve të tjera hotelierike që t’i kushtojnë vëmendje volumit të muzikës që ata lëshojnë…

Read More

Reagim ndaj veprimeve të papërgjegjshme të Kryetarëve të Komunave Aerodrom dhe Kisella Vodë Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Studeniçan, dënon ashpër veprimin e dy komunave të Shkupit, Aerodrom dhe Kisella Vodë, të cilët në mënyrë të papërgjegjshme i mblodhën mbeturinat e tyre dhe i hodhën para derës së NP Drislla – Shkup. Ne e kuptojmë situatën e krijuar me NP Higjiena Komunale dhe mbledhja e mbeturinave në komunat e Shkupit, por të dëmtohen pa faj qytetarët e Komunës së Studeniçanit e veçanërisht banorët e Batincës të cilët edhe ashtu janë të dëmtuar nga NP Drislla me helmimin e ujit,…

Read More

Nga Destan JONUZI Më ka rastisë që gjatë punës si gazetar të takojë njerëz të kategorive të ndryshme. Në raport me politikën kam takuar e biseduar me shumë njerëz, zyrtar, funksionar, militant, euforik e patetik. Ndërsa në raport me VMRO-DPMNE-në, ajo që më ka mbetur në kujtes nga një plak mjekër bardhë me emrin Zylbehar është se: “Këto të VMRO-së ditën flejnë me babën, e natën bëjnë zullum”! Zhvillimet e fundit në qytetin e Shkupit, por edhe aktualiteti politik edhe njëherë ma solli në kujtes atë plakun bujar mjekërbardhë, që jeta e kishte kalitur të jetë gjithnjë realist e pragmatik.…

Read More

Nën ndikimin e një vale të ngrohtë, pason një periudhë e motit stabil dhe shumë të ngrohtë me rritje të temperaturës. Nga e mërkura temperatura në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë mbi 35 gradë, ndërsa në disa vende do të tejkalojë edhe 40 gradë dhe do të jetë niveli aktiv portokalli në rrezik nga temperaturat e larta, informojnë nga DPHM. Temperatura e mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të ulet nën 20 gradë.

Read More

Cristiano Ronaldo është duke pushuar me partneren e tij, Georgina Rodrigez, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë nga pushimet. Derisa Ronaldo e ka bashkëngjitur hashtagun ‘të dua’ në përshkrimin e fotografisë, bukuroshja ka shkruar: “Dashamirët e plazhit”, ndërsa imazhet kanë marrë miliona pëlqime. Superylli i futbollit i ka publikuar në profilin e tij në Instagram dy fotografi, në të cilat shfaqet së bashku me bukuroshen në një motoskaf. Georgina e ka marrë vëmendjen në pozën nga prapa me bikini të zeza, ndërsa edhe në profilin e saj ka shpërndarë fotografi nga pushimet. Tifozët e futbollit edhe në këtë…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa ditë që është kryefjala e mediave rozë. Gjendja e shqetësuar që ajo ka shpërfaqur në rrjetet sociale, ka bërë që ajo të komentohet me të madhe në të gjitha mediat. Si rrjedhojë është raportuar se e njëjta është shtruar në Klinikën Psikiatrike në QKUK, teksa pak ditë para se të ndodhte kjo, ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”. Në këtë intervistë e cila u transmetua tek të dielën, këngëtarja e hitit “Fb” pati një apel për të gjithë publikun dhe madje u dërgoi mesazh edhe personave që ka tentuar…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka tash e sa kohë që qëndron larg muzikës. Në fotografinë e parë, këngëtarja e cila me profesion është arkitekte, shfaqi linjat e saj të tonifikuara të trupit në një paraqitje me bikini me dizajn leopardi. Megjithatë, ajo është aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, interpretuesja e hitit “problem” publikoi për fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara gjatë pushimeve të saj verore. Zaimina e cila është shquar gjithmonë…

Read More

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka zhvilluar një vizitë në Britaninë e Madhe ku është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Çështja e mbështetjes së Ukrainës për anëtarësimin në NATO dhe vendimi i SHBA-së për t’i ofruar Kievit bomba thërrmuese kanë ndarë Londrën dhe Uashingtonin.Jo vetëm Londra, por edhe disa ligjvënës amerikanë kanë vënë në pikëpyetje vendimin e Uashingtonit sepse kjo mund të nxisë edhe vende të tjera që të shmangin konventën ndërkombëtare që i ndalon këto municione. Por pavarësisht dallimeve Biden theksoi se marrëdhënia mes SHBA dhe Britanisë së Madhe është e fortë dhe e qëndrueshme. “Mendoj…

Read More