Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se vendi i tij mund ta miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse vendet evropiane “hapin rrugën” ndaj ofertës së Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Erdogan, vendi i të cilit ka pezulluar miratimin përfundimtar të anëtarësimit të Suedisë në NATO, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius të Lituanisë. “Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret në derën e Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian.…
Author: Politiko
Rita Ora u vesh për të bërë përshtypje me një palë çizme të larta me dizajn lope të larta teksa doli në turneun e saj promovues të albumit në Berlin, Gjermani të hënën. Këngëtarja 32-vjeçare dukej e pabesueshme me një xhaketë sportive të zezë të cilën e kishte veshur mbi një fustan në të njëjtën nuancë. Rita u mbrojt nga dielli pas një palë syzeve të diellit të errëta dhe aplikoi një gamë të përsosur makijazhi për daljen, shkruan DailyMail.Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” zgjodhi për aksesorë një gjerdan të trashë me zinxhir argjendi dhe një palë vathë.…
Pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris, Shakira u transferua në Londër, ku u shfaq me një bluzë të tejdukshme. Këngëtarja ekspozoi barkun dhe sutienet me një veshje transparente pa mëngë, të kombinuar me pantallona të zeza. Kolumbiania zgjodhi gjithashtu aksesorë të thjeshtë të modës – kapelë të zezë, një çantë Balenciaga dhe atlete Converse me platformë.46-vjeçarja u largua nga një klub nate me dukje magjepsëse në vigjilje të Çmimit të Madh të Britanisë që i shtoi më shumë spekulimet për lidhjen me Lewis Hamilton.https://twitter.com/laroberouge?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1677699908428525568%7Ctwgr%5Ea04d6cef7266c7ae644c0fd9fa20b542dda82add%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshakira-terhoqi-vemendjen-ne-londer-nje-kombinim-sfidues-mode%2FArdhja befasuese e Shakiras në Londër përkoi me garën e Formula 1 në Silverstone…
Jori Delli ka sqaruar se me Noizyn janë miq dhe se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Ata flasin ndonjëherë, por gjithmonë në mënyrë shoqërore. Gjatë një dreke me Gerti Koxhën në emisionin “Kepi i Vipave”, bukuroshja është pyetur për marrëdhënien që ka me reperin e njohur. Në bashkëbisedimin e transmetuar nga Top Channel, Gerti fillimisht e ka pyetur se si ka shkuar videoklipi me Noizyn: “Shumë mirë, kishim disa skena të ndryshme”. Lidhur me thashethemet për një lidhe të aluduar, modelja ka treguar para kamerave se është beqare dhe nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj. Me Noizyn…
Baby G e ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Fenomal” dhe e ka kompletuar nga ana vizuale. Kënga është realizuar nga Massive Studio, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtarja së bashku me studion. Për anën vizuale është angazhuar produksioni Kotorri që e ka xhiruar videoklipin muzikor. E njohur për figurën e pëlqyer trupore, këngëtarja është kujdesur që të vijë atraktive në klipin e ri. Projekti “Fenomal” shënon rikthimin e Baby G me material të ri muzikor. /Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=j5NkBTmLZWU
Pas publikimit të imazheve, në të cilat Enca Haxhia shfaqej pranë partnerit të supozuar, ka pasur komente të ndryshme në rrjetet sociale.Këngëtarja aludohet të jetë në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett, i cili e ka shpërndarë një video në Instagram që ka nxitur reagime të ndryshme. Por, nuk ka munguar edhe postimi i Encës, e cila fillimisht e ka publikuar një fotografi të përbashkët me partnerin e aluduar në InstaStory, për të bërë më pas një reagim. “Pse i bardhë, pse i zi, pse i huaj, pse malok, pse plak, pse i ri, pse të pasur,…
Në javët e fundit është spekuluar për një lidhje të Loredana Zefit me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Reperja e njohur shqiptare para disa ditësh publikoi fotografi të përbashkëta me 21-vjeçarin që u konsideruan si konfirmim i lidhjes së tyre. “Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi që autorja e shumë hiteve u kishte vënë fotografive me lojtarin që e përfaqëson Gjermaninë.Gjatë ditës së sotme (e hënë), ish-partneri i saj, Mozzik, e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar me fanellën e rivalit të Borussia Dortmundit, Bayern Munich, duke thënë se nga sot është me gjigantin bavarez,…
Xhensila Pere dikur ka bërë bujë me deklaratën e saj se do donte të luante në një film erotik nëse pagesa do ishte e mirë. E ftuar te rubrika “Diell apo hënë”, bukuroshja është pyetur sërish për këtë deklaratë nga moderatorja Nevina Shtylla. Ajo ka thënë fillimisht se e kishte harruar shifrën për të cilën kishte menduar dhe pastaj ka dhënë një shumë prej një milionë eurosh pagesë për të luajtur në një film të tillë. Tutje, Xhensila ka sqaruar se deklaratën e kishte bërë për të luajtur në një film pornografik jashtë vendit dhe jo në Shqipëri. Në vijim…
Kievi kërkon që Ukraina të pranohet në NATO, 16 vende aleate kanë armatime dhe trupa për të siguruar samitin Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në Vilnius të martën dhe të mërkurën mes agresionit rus dhe kërkesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake. Samiti në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Presidenti i SHBA Joe Biden, presidenti turk Tayip Erdogan, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri…
Joe Biden ka mbërritur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius përpara samitit të NATO-s që do të mbahet nesër. Avioni i tij u ul në kryeqytetin e Lituanisë këtë mbrëmje, pasi u largua nga Britania e Madhe më herët pas një vizite të shkurtër ku takoi mbretin Charles III dhe kryeministrin Rishi Sunak. Ndërsa mbërriti, Biden u prit nga presidenti i këtij vendi Gitanas Nauseda në aeroport, transmeton Klankosova.tv. Nesër në këtë samit, temë pritet të jetë lufta ruso-ukrainase dhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO.