Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar. Të pyetur nëse e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, 79% e të anketuarve të rritur janë përgjigjur me “po”. Kjo paraqet rritje prej gjashtë pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e kryer tetorin e kaluar. “Rritja e mbështetjes për integrimin në BE është shenjë se institucionet perëndimore ofrojnë shpresë për një…
Author: Politiko
Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në Veri. “Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetari i mbetur i komunës nuk duhet të dalë në zyrë për të krijuar shpërqendrim” “Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka drejtuar gishtin deri te opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE që sipas saj ka orkestruar tërë situatën që në mënyrë mafioze të bllokojë punën e “Higjienës Komunale”, informon Indeks.mk “Sepse janë të paarsyeshëm, për pikë politike të ulëta, duan të krijojnë probleme për qytetarët, ku më pas duan të paraqiten sikur i zgjidhin dhe i pastrojnë. Politikanë të tillë janë mbeturina më e madhe të cilët i ka parë ky qytet dhe ne sonte do të fillojmë të pastrojmë mbeturinat, t’i pastrojmë ata”, tha Arsovska.
Në komunën e Likovës tashmë e një kohë intensivisht po punohet në ndërtimin e rrejtit të ujësjellësit për banorët e kësaj komune. Pas disa vitesh punë në ndërtimin e rrjetit primar nëpër të gjitha fshatrat, si dhe ndërtimin e filter stacionit për pastrimin e ujit, tashmë u ka ardhur rendi punimeve të ndërtimit të rrjetit sekondar të ujësjellësit. Në një prononcim për TVM2, kreu i Komunës së Likovës, Erkann Arifi, theksoi se jemi në proces të realizimit të disa projekteve të cilat janë jetike si dhe shumë të rëndësishme për banorët e komunës tonë, duke filluar nga ujësjellësi i cili…
LSDM-ja në pushtet dhe Partia Liberal-Demokratike në mbledhjet e këshillave qendror të partive, edhe një herë theksuan përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane të vendit. VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër, përmes deklaratës së liderit të saj, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se po e ndërprenë komunikimin zyrtar me qeverinë për ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se mund të bisedohet vetëm për zgjedhje të shpejta të parakohshme në vjeshtë. Këshilli qendror i LSDM-së sot mbajti mbledhje onlajn në të cilën u sollën disa konkludime. Mes tjerash, vlerësohet se procesi i skriningut në kuadër të negociatave me…
Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes së publikut. Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP 2”, fansat janë edhe më kuriozë që të dinë se çfarë po ndodh me çiftin. Por së fundmi vëmendjen e ka rrëmbyer vëllai i moderatores së njohur, Rayan.
Dua Lipadukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan transparent në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles të dielën. Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now”, 27 vjeçe, e cila së fundmi shijoi pushimet me të dashurin e saj në Greqi, luan rolin e Sirenës Barbie në këtë film. Bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, e veshur me një fustan të rikrijuar nga kukulla Mattel e vitit 1960.Fituesja e çmimit “Grammy” parakaloi mbi tapetin rozë të premierës e veshur me një fustan transparent pa mëngë dhe me plot shkëlqim. Materiali i tejdukshëm tregoi se Lipa…
Një grua ka denoncuar në polici se partneri i saj ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura. Gruaja ka jetuar bashkë me 40 vjeçarin në raportin si burrë e grua, por pa lidhur kurorë zyrtarisht informon KlanM. 40 vjeçari është arrestuar, ndërsa nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrejnë kallëzimin përkatës. “Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40 vjaçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj…
Në historinë 74-vjeçare të NATO-s, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare nuk kanë qenë kurrë kaq afër një kundërshtari. Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është vetëm 200 kilometra nga kufiri me agresorin rus në Kaliningrad. Ndërsa kufiri i Ukrainës, të cilën Rusia e sulmoi, është vetëm 360 kilometra larg. Kufiri i Bjellorusisë aleate të Rusisë, ku pritet të mbërrijnë luftëtarët e Wagner, është vetëm 35 kilometra larg. Për sigurinë e samitit më të madh të krerëve të shteteve dhe qeverive në historinë e Lituanisë, ushtria e saj dhe NATO po vënë në dispozicion 4000 ushtarë. Po të shtojmë policinë…
Ekipet e shpëtimit spanjollë po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie për një varkë që mbante të paktën 200 emigrantë afrikanë, të cilët u zhdukën më shumë se një javë më parë. Grupi i ndihmës Walking Borders thotë se varka e peshkimit lundroi nga Kafountine, një qytet bregdetar në Senegalin jugor që është afërsisht 1,700 km nga Tenerife. Grupi thotë se shumë fëmijë janë në bord, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe. Dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë thuhet se janë gjithashtu të zhdukur. Shërbimi i shpëtimit detar i Spanjës i tha Efe se një aeroplan i…