Bosnje dhe Hercegovina shënon sot, e martë, 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Në këtë përvjetor, eshtrat e 30 viktima të gjetura së voni do të shtohen në Qendrën Përkujtimore Potoçari – aty ku ndodhen varret e mbi 6,600 viktimave të tjera. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth. Vrasjet ndodhën për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave mori…
Author: Politiko
Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për një takim të radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shtensionim të gjendjes. Megjithatë, ai për BBC, ka shfaqur akuza të ashpra sërish ndaj Bashkimit Europian, se po sillet siç tha ‘shumë butë’ ndaj Serbisë. ”Tre policë tanë janë kidnapuar një muaj më parë në territor të Kosovës nga njësia speciale e policisë serbe. Dhe këtë ata nuk e quajnë ‘agresion serb’ ”. BBC: Por, serbët thanë se ajo ndodhi në territorin e Serbisë? “Kjo nuk është e vërtetë”. “Kam ofruar dëshmi, të gjithë partnerët e mi dhe miqtë ndërkombëtarë…
Administrata talibane tha të martën të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan duhet të ndalohen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar. “Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane…Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talibane në një deklaratë për media. Që kur talibanët morën kontrollin në vitin 2021, Suedia nuk mban më një ambasadë të hapur në Afganistan. Urdhri pritet të ndikojnë në organizatën joqeveritare suedeze, Komitetin Suedez për Afganistanin, i…
Të punësuarit në sektorin publik do të kenë 10% rroga më të larta në xhirollogaritë e tyre. Kjo pasi qeveria dhe sindikatat arritën marrëveshje për rritjen e pagave në sektorin publik dhe harmonizimin e marrveshjes kolektive. Rritja prej 10% do të jetë prej muajit shtator. Gjithashtu palët janë dakorduar që punëtorët në sektorin publik në fund të vitit të marrin edhe K15.Qeveria marrëveshjen e cilëson si historike. “Me rrogën e shtatorit tani në vitin 2023, rritja do të jetë 10% e rrogave të të punësuarve në sektorin publik, k15 deri në fund të dhjetorit, secili i punësuar do të merr…
Kriza ekonomike nuk i ndalon qytetarët të realizojnë dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Edhe pse që nga koha e pandemisë vendi u ballafaqua me kriza të ndryshme qytetarët sërish gjejnë hapësirë dhe buxhet për ceremonitë e dasmave. Pronarët e salloneve të dasmave vlerësojnë se interesi për dasma është përafërsisht i njëjtë si vitet e kaluara. Samet Memishi, pronar i restorant Avanti thotë se çmimet që ata i ofrojnë klientëve nuk kanë shënuar rritje edhe pse në këto periudha me çmime të larta janë ballafaquar të gjithë sektorët por ai thekson se si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike bizneset…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 198 gjoba, nga të cilat 61 për tejkalim të shpejtësisë, 18 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë masa për kundërvajtje ndaj drejtuesve të motoçikletave. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë… Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollet në komunikacion…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është bërë politikani më qesharak në historinë e re të Kosovës, duke e lidhur me disa zhvillime të fundit. Haradinaj thotë se Kurti e ka ndërtuar një ‘kala prej letre’ dhe nga e njëjta sipas tij, do të bie siç është ndërtuar, transmeton Klankosova.tv. “Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre! Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar…
Pacientët të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje koronare e zemrës janë në rrezik më të lartë për të pasur degradim të aftësive kognitive më vonë, tregon një studim i ri. Studimi, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, zbuloi se rezultatet në testet njohëse, duke përfshirë kujtesën verbale dhe orientimin e kohës janë dobësuar më shpejt, tek pacientët me një diagnozë të tillë. “Tani po shohim më shumë çështje që lidhen me funksionin kognitiv nga sëmundjet e zemrës, teksa shumë njerëz jetojnë më gjatë dhe gjithashtu i nënshtrohen procedurave të zemrës, si dhe përdorin ilaçe” tha Dr.…
Aktorja kolumbiane Sofia Vergara dëshmoi edhe një herë me fotografi të reja se pse shumëkush e konsideron ndër femrat më të bukura në botë. Aktualisht, ajo është duke pushuar në Itali, ndërsa ka pozuar me rroba banje njëcopëshe duke i mahnitur 30 milionë ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen. “Faleminderit të gjithëve. Faleminderit që jeni gjithmonë me mua. Faleminderit që më mbështetni në çdo gjë që bëj. Puthje nga Italia”, ka shkruar ajo. Ky njoftim mblodhi afro dy milionë pëlqime dhe komentet ishin plot lëvdata. Aktorja bukuroshe ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj…
Dy rap-artistet e njohura të estradës, Melinda Ademi dhe Rina Balaj, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor. Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Këngëtaret e njohura bëjnë me dije po ashtu se ky projekt mban titullin “Tornado”. Ato kanë interpretuar një pjesë të këngës si dhe kanë kërcyer së bashku, ku mbase edhe janë në xhirime të klipit. “Tornado…në përgatitje”, ka qenë përshkrimi që ia kanë vënë këtij postimi. Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këngën. Melinda…