Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Ukraina dhe Suedia në qendër të samitit në Vilnius
    BOTA

    Ukraina dhe Suedia në qendër të samitit në Vilnius

    10/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kievi kërkon që Ukraina të pranohet në NATO, 16 vende aleate kanë armatime dhe trupa për të siguruar samitin

    Udhëheqësit e NATO-s mblidhen në Vilnius të martën dhe të mërkurën mes agresionit rus dhe kërkesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake.

    Samiti në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
    Presidenti i SHBA Joe Biden, presidenti turk Tayip Erdogan, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak do të jenë midis 31 udhëheqësve të NATO-s që do të marrin pjesë në samitin në shtetin e vogël baltik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu pritet të marrë pjesë në samit.

    Anëtarët e NATO-s në Evropën Lindore kanë shprehur mbështetje të fortë për qëndrimin e Ukrainës, duke argumentuar se futja e Kievit nën ombrellën e sigurisë së aleancës është mënyra më e mirë për të parandaluar një luftë tjetër duke penguar Rusinë të sulmojë përsëri.

    Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, kanë qenë shumë më të kujdesshëm, ndaj çdo lëvizjeje për të cilën kanë frikë se anëtarësimi i Ukrainës në një kohë kaq të shkurtër në aleancën ushtarake mund ta tërheqë NATO-n në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke shkaktuar potencialisht një luftë globale. Në samit shtetet pritet të paraqesin paketë ndihme ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar forcat e armatosura të Kievit.

    Në axhendën e diskutimeve mes liderëve është edhe pengesa që po krijon Turqia dhe Hungaria për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Por presidenti turk Tajip Erdogan, në një lëvizje të papritur, këtë të hënë deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për pranimin e Ankarasë në bllok përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

    “Ne themi, hapni rrugën e Turqisë drejt Bashkimit Evropian fillimisht, pastaj siç bëmë më parë për Finlandën, do t’i hapim rrugën edhe Suedisë. Këtë ia shpreha Joe Biden në një telefonatë dhe më duhet ta nënvizoj përsëri në Vilnius. Siç e dini, vendimi përfundimtar mbi procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO është në duart e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë. Nuk mund të merret asnjë hap përpara se Asambleja Kombëtare të marrë një vendim.” Përpjekja e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në është ngrirë për vite me rradhë pasi bisedimet e anëtarësimit filluan në 2005 nën mandatin e parë të Erdoganit si kryeministër.

    Klan News

    Previous ArticleBiden arrin në Vilnius, një ditë para samitit të NATO-s
    Next Article Xhensila Pere: Do bëja një film për të rritur për një milion euro

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.