Author: Politiko

Vazhdon aktiviteti diplomatik në drejtim të rishikimit të mundësisë për pranimin e ndryshimeve kushtetuese nga opozita. Kreu i diplomacisë evropiane, David Geer, bëri me dije se miratimi i amendamenteve, pa vonesa të mëtejshme, do të çojë në mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave paraqasëse për anëtarësim. Për këtë, thotë ai, nevojiten debate dhe argumente të hapura në Kuvend pa paragjykime nga e kaluara dhe pa frikë për të ardhmen. Megjithatë, Gir kishte vërejtje për reformat në drejtësi që nuk dhanë rezultatet e pritura. “Komisioni Evropian siç është paralajmëruar për këtë qëllim do të dërgojë delegacion të…

Read More

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 153 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër kundërvajtje iu shqiptuan motoçiklistëve, tetë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, gjashtë për kalim në semafor të kuq, dy për mosvënien e rripit të sigurimit… Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin…

Read More

Nga Anton Berisha Gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar pergjimet e nje bisede private personale te Mimoza Kusarit por te bisedes politike se saj, ne cilesine e deputetes se Republikes se Kosoves me nje deputet tjeter te Komunitetit serb te Republikes se Kosoves. Gazetari Berat Buzhala nuk ka publikuar ngjarje personale, as familjare e as shoqerore te Mimoza Kusarit ne raporte private te saj jashte kontekstit politik por nje ngjarje qe ka ndodhur ne hapesiren zyrtare te institucionit shteteror. Gazetari Berat Buzhala i ka ofruar publikut te gjere gjendjen reale te subjektit politik te partise ne pushtet – LVV, e…

Read More

Studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së Erjona Jonuzi shpallet volejbollistja më e mirë në “Silver League” në kategorinë e seniorëve, njoftojnë nga UT. Studentja e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe ish-volejbollistja e skuadrës së femrave të Universitetit të Tetovës, Erjona Jonuzi ishte pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, që konkurroi në “Silver League” në kategorinë e seniorëve. Edhe pse Maqedonia e Veriut u eliminua nga ky kompeticion, Erjona Jonuzi spikati me paraqitjet e saja mbresëlënëse, sidomos ndaj Letonisë, ku edhe u kurorëzua me çmimin volejbollistja më e mirë e ndeshjes. Pas mbarimit të këtij aktiviteti sportiv, ajo…

Read More

Praninë e tij në punimet e samitit të NATO-s që po i mban punimet në Vilnus të Lituanisë, Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të zhvilluar edhe një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të aleancës. Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, si dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias. Kryeministri Edi Rama pati një takim të veçantë edhe me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Read More

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s thanë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për aleancën dhe konfirmuan përkushtimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni. Në ditën e parë të samitit që mbajtën në Vilnius të Lituanisë, ata thanë se i mbështesin reformat që i forcojnë aspiratat e vendeve të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. “Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik, me qëllim të mbështetjes së reformave, të paqes dhe të sigurisë rajonale, dhe kundër ndikimeve keqdashëse, përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, që paraqesin aktorë shtetërorë dhe…

Read More

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë. Më tej, ai shtoi se mosmarrëveshjet që kanë duhet të vihen nën kontroll në mënyrë që SHBA e BE por dhe shtetet e tjera të fokusohen te lufta në Ukrainë. “Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësi për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë…

Read More

Viena është sërish qyteti me nivelin më të lartë të jetesës në botë. Klasifikimi është publikuar nga “Economist Intelligence Unit” dhe rikonfirmon cilësitë e vlerësimit si vendi ideal i rezidencës, i jetës profesionale, por edhe si destinacion turistik. Nga vëzhgimet e pervitshme janë një sërë faktorësh që merren në konisderatë si stabiliteti e siguria, mbështetja shëndetsore dhe gjithë sistemi shëndetësor, kultura, mjedisi, arsimimi dhe infrastruktura. Përtej tyre, qyteti ka vlerë të shtuar dhe nga shkëlqimi dhe eleganca e epokës perandorake, që e bën të jetë gjithnjë mjaft i frekuentuar nga turistë nga e gjithë bota. Klan News

Read More

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova është pajtuar që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, siç thuhet, për 25%. Në një komunikatë për media të Qeverisë thuhet se fokusi i këtij takimi ishte krijimi i parakushteve për përforcim të fokusit në zbatimin e plotë dhe të pakusht të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit të datës 18 mars. Zvogëlimi i pranisë policore në dhe përreth ndërtesave…

Read More

Lumenjtë e planetit Mars plotësojnë çdo kusht për zhvillimin e jetës. Duke u bazuar në vrojtimet e fundit dhe analizimet mbi to, lumenjtë e pasur me ujë të planetit të kuq kanë rrjedhur për një periudhë shumë të gjatë. Ekipi studimor ka analizuar fillimisht 491 lumenj në Tokë, dhe duke përdorur të njëjtën matematikë për studimin e tyre, por me parametra të tjerë të gravitetit dhe dendësisë së lëngjeve, e kanë aplikuar mbi Marsin dhe Titanin, satelitit e Saturnit. Me rindërtimin në kompjuter të dinamikës hipotetike të dy lumenjve në Mars dhe parashikimeve të tyre, përputhen plotësisht me gjurmët e…

Read More