Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Eurointegrimet, miratimi i ndryshimeve kushtetuese hap përpara drejt reformave institucionale
    MAQEDONI

    Eurointegrimet, miratimi i ndryshimeve kushtetuese hap përpara drejt reformave institucionale

    12/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Vazhdon aktiviteti diplomatik në drejtim të rishikimit të mundësisë për pranimin e ndryshimeve kushtetuese nga opozita. Kreu i diplomacisë evropiane, David Geer, bëri me dije se miratimi i amendamenteve, pa vonesa të mëtejshme, do të çojë në mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave paraqasëse për anëtarësim. Për këtë, thotë ai, nevojiten debate dhe argumente të hapura në Kuvend pa paragjykime nga e kaluara dhe pa frikë për të ardhmen. Megjithatë, Gir kishte vërejtje për reformat në drejtësi që nuk dhanë rezultatet e pritura.

    “Komisioni Evropian siç është paralajmëruar për këtë qëllim do të dërgojë delegacion të lartë për vlerësim për të përmirësuar funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe të përmirësojë efikasitetin dhe profesionalizmin e saj. Efikasiteti i gjykatave ishte nën ndikim negativ nga vonesat në emërimin e gjykatësve dhe tani më shumë se çdo herë duhet të përforcohet implemenetimi i strategjisë prë resurse nejrëzore”, tha ambasadori i BE-së në RMV, David Gir.

    Ambasadori spanjoll Hose Luis Lozano García, vendi i të cilit merr presidencën e Bashkimit Evropian nga fillimi i muajit, tregoi se Spanja i jep mbështetje të madhe zgjerimit të Bashkimit dhe vlerëson përpjekjet e vendit në përparimin e rrugës së integrimit evropian.

    “E konfirmoj përkrahjen e Spanjës për aderimin e vendit të BE dhe Spanja e ka udhëhequr forumin ministror BE, Ballkani Perendimor për drejtësi që do të mbahet në Shkup më 26 dhe 27 tetor. Përgaditjet për të janë në rrjedhë e sipër”, tha ambasadori i Spanjës, Hose Luis Lozano García.

    Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane siguron se mesazhi është kuptuar. Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e kornizës së negociatave dhe një detyrim që kjo Qeveri e ka pranuar, nevoiten edhe vendime të guximshme dhe kompromise të cilat jo çdoherë janë popullore.

    “Procesi ynë kaloi momente të cilat kishte padrejtësi dhe nuk ishin në favor të shtetit tonë por ky është realiteti. Ne jemi tani para kësaj çështjeje a duhet të vihet në rrezik prespektiva evropiane”, tha kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi.

    Ky vend ka nevojë për një ekonomi më të mirë, jo për lajthitje boshe – thanë deputetët e opozitës.

    “Duhet ta analizojmë mëynrën e zgjedhjes së të gjithëve që ushtrojnë funksione të larta. Të mos presim që me Gjykatën Administartive të mësojmë se do të ndodhë e njejta si me këshillin gjyqësor dhe me këshillin e Prokurorëve publik”, tha Gordana Silljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE.

    “Nuk mund të pajtohem me kriter politik të imponuar nga politikan bullgarë dhe mendoj se askush në shekullin e 21 nuk mund të pajtohet me kriter të tillë politik”, tha Snezhana Kaleva Vançeva nga LSDM.

    Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen deri në fund të procesit të skriningut.

    Previous ArticleMPB: 153 gjoba në Shkup, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
    Next Article Siguria e Ballkanit Perëndimor varet nga integrimi i shpejtë euroatlantik

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.