Author: Politiko

Në shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, edhe këtë vit do të organizohet shkolla verore për të rinj Peace Forum Dialogue dhe manifestimi kulturor Peace Festival ‘23. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi. “Edhe këtë vit, përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e shënojmë me shkollën verore për të rinj si dhe festivalin rinor në Shkup. Ditëve në vijim do ti shpalosim temat dhe ligjëruesit e shkollës Peace Forum Dialogue si dhe emrat e artistëve që do të…

Read More

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka “harruar” Besën me të cilën i kërkoi votat në zgjedhjet e fundit lokale dhe Besën të cilën ua dha shqiptarëve duke u thënë se do të rregullojë të gjithë problemet me të cilat përballet Tetova dhe fshatrat përreth. Këtë e “dëshmoi” sot, vet kreu i Tetovës, Bilall Kasami, duke u fotografuar me deputet e figura të larta qëndrore e lokale të VMRO-DPMNE-së, në përuurimin e një projekti që është bërë në një zonë të banuar me maqedonas. Kasami në këtë rast është parë i afërt me deputeten e VMRO-DPMNE-së nga Gostivari, Dafina…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi Informacionin nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me temperaturat e larta që pritet të arrijnë gjatë katër ditëve të ardhshme. Shteti, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pas marrjes së informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga nesër më 13 korrik do të përfshihet nga temperaturat e larta. Për shkak të temperaturave të larta, Qeveria rekomandon lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. Po ashtu në çerdhe nuk duhet të ketë aktivitete fizike për fëmijët në hapësira të hapura nga…

Read More

Këngëtari i njohur Gramoz Aliu ose i njohur ndryshe si Mozzik kohët e fundit ka marrë vëmendjen e plotë të fansave duke i bërë këta të fundit të ngrenë pikëpyetje të ndryshme sa i takon jetës personale të tij. Mozzik ka postuar në Instastory unaza, apo edhe ka paralajmëruar një dasëm ku shkruante se gruaja e tij e ardhshme ka mbi 2 milionë followers në këtë rrjet social. Teksa të gjithë aludonin ndoshta dhe për një ribashkim të tij me reperen e famshme Loredana me të cilën ka dhe një vajzë, gjërat rezultuan krejt ndryshe. Ishte Loredana ajo që fillimisht…

Read More

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur mbledhje të rregullt dhe seancë tematike. Në mbledhjen e rregullt, Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave përcaktoi tekstet e tri propozim ligjeve, dispozitat e të cilave janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe të drejtës evropiane. Qeveria ka përcaktuar tekstin e Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç është elaboruar nga ministria resore, ndiqen ndryshimet e Direktivës së Bashkimit Evropian me të cilën rregullohet tatimi i vlerës së shtuar. Më pas, në pjesën sa…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Aleancës, që u mbajt në kuadër të Samitit të NATO-s, në Vilnius. Takimi u zhvillua në dritën e marrëveshjes së arritur politike me të cilën Suedia i bashkohet familjes transatlantike, duke vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë si shteti i 32-të anëtar i Aleancës. Hapi i këtillë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të NATO-s dhe garantimin afatgjatë të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit euroatlantik. Njëherit, u theksua rëndësia e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, ku…

Read More

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në “Summer Click” në TV21 tha se afati për blerje të fletobligacionit për qytetarët skadon sot në orën 14:00. Besimi dha mesazh për qytetarët që kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione. “Qëllimi i fletobligacionve është të zhvillojë tregun e kapitalit dhe t’u japë qytetarëve një instrument të ri për të investuar kursimet e tyre. Kemi dy vjet që kemi inflacion, arritëm ta reduktojmë shifrën në njëshifrore në qershor. Kjo është një mundësi që qytetarët të investojnë kursimet e tyre, nga njëra anë është një investim që do t’u sigurojë përfitime të tjera në të…

Read More

Drejtori i Shërbimit Inteligjent serb, Aleksandar Vulin, të martën është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin nga Thesari amerikan, thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale. Thuhet gjithashtu se ai kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, kreu i Inteligjencës serbe ishte po ashtu ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. E lidhur me këtë ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd. Në…

Read More

Policia e Kosovës ka kthyer në shtëpi një të mitur nga Rahoveci, e cila kishe nisur bashkëjetesën me një person. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ishte raportuar se vajza kishte dalë nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person. “Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, në një deklaratë për media i ka shprehur qëndrimet e Maqedonisë së Veriut, të cilat do t’i përcjell sot në kuadër të Samitit. Kovaçevski tha se siguria e Ballkanit Perëndimor varet nga integrimi i shpejtë euroatlantik i rajonit. “Sot vazhdojmë me dy seanca të tjera. E para është me partnerët tanë nga rajoni Indo-Paqësor, këtu me ne janë Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Japonia, ku do të ndajmë aspektet më të rëndësishme të veprimit të përbashkët në drejtim…

Read More