Author: Politiko

Kryeministri Edi Rama shprehet i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Rama deklaroi se mund të ketë vatër zjarri dhe kërcënim për hapjen e një konflikti. Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, teksa BE mban dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, në veri të Kosovës janë formuar grupe ekstreme që paraqesin rrezikshmëri. “Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë,…

Read More

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit. Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim, sipas Radios Evropa e Lirë. Sipas njoftimit të Thesarit, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore…

Read More

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli sot (12 korrik) po feston ditëlindjen e 38-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar një surprizë nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito. Luizi ka ndarë pamje në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet një ambient romantik i dekoruar me trëndafila të kuq, qirinj dhe torte, që u përgatit për të nga Kiara.Në videon e publikuar nga këngëtari shihet edhe prezantuesja e veshur me një fustan të kuq teksa i këndon këngën e ditëlindjes. “Faleminderit që ekziston”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e videos. Ndërkohë edhe…

Read More

Ende pa dalë në kinematë botërore, aktorja Margot Robbie është shprehur se është e surprizuar nga interesi që po tregojnë fansat për filmin ‘Barbie’. “Ne jemi shumë të emocionuar për këtë projekt kinematografik dhe kisha shpresuar që edhe personat e tjerë do ta ndjenin këtë emocion, por nuk prisja kaq shumë entuziazëm, madje jam e surprizuar, shumë e surprizuar!” Margot Robbie e cila ka kohë që përgatitet për këtë projekt kinematografik, përveçse aktore është edhe producente e filmit. Por a do t’i mungojë ky rol aktores së njohur? “Nuk e di. Ka qenë shumë argëtues i gjithë procesi. Po, do…

Read More

Vendet anëtare të G7 pritet që sot ta ratifikojnë një marrëveshje afatgjate të sigurisë për Ukrainën në Samitin e NATO-s. Kjo marrëveshje do të përfshije pajisjet e mbrojtjes, trajnimit dhe shkëmbimit të inteligjencës, që sipas kryeministrit britanik, Rishi Sunak, kjo do t’i dërgonte një sinjal të fortë presidentit rus, Vladimir Putin. “Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj”, tha Sunak, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga mbrëmja e kaluar në Pallatin Presidencial në Vilnius të Lituanisë. “Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.Kujtojmë se krerët e NATO-s u mblodhën dje në kryeqytetin lituanez për të diskutuar mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe për kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e kësaj aleance. Samiti do të zhvillohet edhe ditën e sotme me praninë e përfaqësuesve të 16 vendeve anëtare. Rama…

Read More

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gradualisht do të futet drejt valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në jug të Italisë duke sjellë edhe në Shqipëri mot të kthjellët dhe të nxehtë. Temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare të cilat më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë në disa zona të Ultësirës Perëndimore. Temperaturat e ajrit…

Read More

“Të gjithë [dronët] në hapësirën ajrore rreth Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore”, shtoi ai. Popko nuk raportoi për dëme apo lëndime. Koloneli ukrainas Serhiy Cherevatiy raportoi se trupat ukrainase të përfshira në luftime pranë qytetit të Bahmutit në rajonin lindor të Donjeckut po bëjnë përparim me një “ritëm të moderuar”. Që nga 11 korriku, Cherevatiy deklaroi se forcat ruse kanë krijuar rezistencë të ashpër, duke u përpjekur të pengojnë avancimin e trupave ukrainase. Cherevatiy shpjegoi më tej në një televizion ukrainas se në rajonet e Liman dhe Kupiansk, forcat ruse po përpiqen në mënyrë aktive të fitojnë epërsinë…

Read More

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar sot komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia. Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, raporton Klan Kosova. “Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, shkëlqesia e tij Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në Camp Film City në Prishtinë, dhe kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në zonë”, thuhet në postimin e KFOR-it në Twitter.

Read More