Author: Politiko

injakët Për Binjakët, nëse kërkon shumë kohë, nuk ka kthim prapa. Për ta vendimi është një rrugë njëkahëshe dhe çdo gjë tjetër, thjesht humbje kohe. Ai nuk e toleron pabesinë dhe largohet menjëherë dhe pa zhurmë. Virgjëresha Virgjëresha racionaliste e di se kur diçka ndodh një herë, është fatalisht e detyruar të ndodhë përsëri. As mos u mundoni të bindni një Virgjëreshë që të mos largohet, ata do ta bëjnë këtë pa u menduar. Gaforrja Nëse Gaforrja tradhtohet, duket sikur bota e tij po shkatërrohet. Nuk ka të bëjë fare me egon e tij, ka të bëjë thjesht me besnikërinë…

Read More

Gjatë një vizitë zyrtare në Slloveni, Presidenti Bajram Begaj riktheu sërish vëmendjen te nevoja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, teksa i bëri thirrje vendeve të shpenzojnë energjitë e tyre për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ka stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Stabiliteti nuk jepet falas, duhet punuar për ta pasur dhe për fatin e keq situata në veriun e Kosovës, situata e kohëve të fundit na tregoi që stabiliteti është shumë i rëndësishëm. Politika e eskalimit për të deeskaluar është një politikë e ditës, e cila i shërben politikanëve…

Read More

Integrimi në BE duhet të jetë çështje e konsensusit nacional dhe të gjithë deputetët në Kuvend ta tejkalojnë politikën partiake dhe të mendojnë për të ardhmen evropiane të shtetit. Sa më parë sillen ndryshimet kushtetuese aq më shpjetë Maqedonia e Veriut do të arrijë drejt BE-së, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të jenë kundërproduktive. Kjo ishte porosia e përbashkët e ministrave të Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë nga vizita e tyre e djeshme në Shkup, informon Indeks.mk Ministri federal i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare i Austrisë, Aleksander Shalenberg, vizitën e sotme e vlerësoi të rëndësishme, duke potencuar…

Read More

Keni arritur shumë në tri dekadat e juaja të pavarësisë, ndërsa këtë e arritët edhe krahas zhgënjimeve kur dyert njëra pas tjetrës ju mbylleshin para jush. Me guxim dhe sakrificë e hapët derën për hyrje në NATO, ndërsa ne ishim përkrah jush kur hytë. Tani u hapë edhe një derë. Siç deklaroi para pak kohësh ambasadorja Anxhela Ageler, në thelb të vendimit tuaj është populli juaj. Hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga ju, dhe ta dini se SHBA-ja gjithnjë do të jetë me ju. Jam i bindur se përfaqësuesit e popullit do të veprojnë në interes më…

Read More

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rruga e Kosovës është e humbur tashmë dhe se vendi ka nevojë për një rrugë të re, një rrugë të cilën ai e ka quajtur si “të tretë”. Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të enjten, LDK-ja zhvilloi takimin e tretë konsultativ me profesorë universitarë e diplomatë në kuadër të “rrugës së re, pa Kurtin në të”. Abdixhiku në Facebook e ka dënuar dhunën e shfaqur në Kuvend gjatë ditës së sotme mes deputetëve të PDK-së e VV-së e kabinetit qeveritar. “Një episod i errët i historisë parlamantare në vend; në një kohë…

Read More

Sot duke filluar në orën 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës. Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.

Read More

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me miratimin në lexim të dytë të projektligjit për rritjen e pagës minimale, është përmbushur edhe një tjetër zotim tjetër i kësaj qeverie. Tutje tha se për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale. “Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë”. Nga kjo rritje do të…

Read More

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, me datë 13 korrik 2023, pas propozimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ahmet Ismaili është zgjedhur për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Konform nenit 38 të Ligjit Nr. 03/L-209 për BQK-në, pas zgjedhjes së z. Ismailit në pozitën e Guvernatorit nga Kuvendi, emërimi i tij duhet të bëhet nga Presidentja e vendit duke zyrtarizuar mandatin 5-vjeçar të Guvernatorit. Kush është Guvernatori i BQK-së? Ahmet Ismaili ka lindur në Podujevë, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Drejtimin Banka dhe Financa të Fakultetit Ekonomik.…

Read More

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Martin Sonneborn e ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës në Kuvendin e Kosovës, duke kujtuar se Bashkimi Evropian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët. Politikani satirik që e kundërshton qasjen e udhëheqësve të BE-së shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë. “Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik…

Read More

Në një ditë aspak të lehtë parlamentare, kryeministri Kurti ka gjetur kohë që të vizitoj pak para mesnate punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë. Pak minuta pas miratimit në Kuvend të disa projektligjeve të rëndësishme, Kurti ka arritur në Podujevë ku ka parë nga afër punimet që po zhvillohen. Punimet po vazhdojnë pandërprerë, 24 orë, në tri ndërrime. Ditë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte shpallur fituesit e tri lloteve të tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë. Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera totale e këtyre lloteve është mbi 24 milionë euro.

Read More