Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Shole: Hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga Maqedonia e Veriut
    MAQEDONI

    Shole: Hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga Maqedonia e Veriut

    14/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Keni arritur shumë në tri dekadat e juaja të pavarësisë, ndërsa këtë e arritët edhe krahas zhgënjimeve kur dyert njëra pas tjetrës ju mbylleshin para jush. Me guxim dhe sakrificë e hapët derën për hyrje në NATO, ndërsa ne ishim përkrah jush kur hytë. Tani u hapë edhe një derë. Siç deklaroi para pak kohësh ambasadorja Anxhela Ageler, në thelb të vendimit tuaj është populli juaj. Hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga ju, dhe ta dini se SHBA-ja gjithnjë do të jetë me ju. Jam i bindur se përfaqësuesit e popullit do të veprojnë në interes më të mirë të vendit, dhe do ta çojnë përpara, ka thënë mestjerash në një deklaratë për MIA, Derek Shole, këshilltar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, përcjell Indeks.mk

    “SHBA-ja është krenare që është me Maqedoninë e Veriut derisa ajo i arrin me sukses qëllimet e përbashkëta. Për shumë vite, Maqedonia e Veriut ka qenë partnere e SHBA-së në fushën e sigurisë, ndërsa në vetëm pak vite tashmë është dëshmuar se është një aleate e fortë në NATO. Kryesimi i jashtëzakonshëm i OSBE-së i vendit, si një udhëheqës i vërtetë, në këto momente vendimtare është jetik për përpjekjet tona në luftën kundër përhapjes së dezinformatave nga Rusia dhe për të mbështetur Ukrainën. Së bashku kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe sigurisë rajonale të energjisë. Ky është vetëm fillimi i një partneriteti të fortë që shkon përtej kufijve të vendeve tona dhe shtrihet në sigurinë rajonale dhe sfidat globale”, thotë Shole.

    Përkujton se më shumë se 30 vjet SHBA-ja dhe Maqedonia janë, siç thotë, partnere të palëkundura.

    “Marrëdhëniet tona janë më shumë se fraza të thjeshta mbështetjeje dhe inkurajimi. Ne kemi investuar tek ju dhe do të vazhdojmë të investojmë tek ju për një arsye të thjeshtë: ne dëshirojmë që ju të keni sukses. Ne investojmë tek ju sepse forca, qëndrueshmëria dhe prosperiteti i vendit tuaj kontribuojnë në përmirësimin e të gjithëve ne. Dhe pikërisht për shkak të lidhjeve tona të qëndrueshme dhe interesave të përbashkëta, ne dëshirojmë që ju të siguroni të ardhmen tuaj si një shtet i fortë evropian. Kjo ishte porosia ime kur vizitova Shkupin në fillim të këtij viti, dhe përsëri muajin e kaluar kur mora pjesë në takimet e sekretarit të shtetit Blinken me kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Osmani në Uashington. Dëgjova nga dora e parë për përpjekjet që po bën Qeveria juaj dhe qytetarët për të arritur qëllimet tuaja për integrimin euroatlantik. Ne i mbështesim fuqishëm këto përpjekje”, thotë Shole.

    Këshilltari në Departamentin e Shtetit të SHBA-së më tutje thekson se të dyja shtetet janë shoqëri të fuqishme multientike, të përkushtuara thellë në vlerat e përbashkëta, duke përfshirë dinjitetin njerëzor dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët.

    Previous ArticleAbdixhiku: Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re
    Next Article Në Shkup vjen porosia nga Brukseli: Sa më parë miratoni ndryshimet kushtetuese!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.