Author: Politiko

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë, Jeffrey Pyatt. Në takim mori pjesë edhe drejtori i NOMA Gas, Bajram Rexhepi, me fokus projektet energjetike dhe lidhjen energjetike të rajonit. Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme që Maqedonia e Veriut merr nga Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi, para së gjithash në fushën e rritjes së pavarësisë energjetike të vendit dhe diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji. Ministri Bekteshi e informoi Payatin për përpjekjet e Qeverisë për uljen e…

Read More

Pagat në arsim dhe shkencë vazhdimisht janë në rritje. Kjo është një nga komponentët e planit tonë për avancimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, sepse rezultatet e arritura më së shumti varen nga kënaqësia dhe motivimi i punonjësve në këto fusha, ndërsa ato reflektohen përmes njohurive të gjeneratave të reja, krijimit të risive dhe arritjeve shkencore. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij në Facebook ndau të dhëna krahasuese për pagat në arsim dhe shkencë nga viti 2016 dhe 2023. Të njëjtat mesatarisht janë rritur për 40%. Kështu që, paga neto e mësimdhënësi në arsimin…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u konstatuan 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 2 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit: -E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse; -F.…

Read More

Serbët janë parë gjithmonë si një faktor përçarës dhe është e vërtetë se ekziston një matricë që çdokujt t’u jepet gjithçka dhe serbëve t’u hiqet gjithçka, theksoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiq tha për mediat serbe se ndaj serbëve nuk zbatohen vetëm standarde të dyfishta, por edhe më shumë se kaq. Lidhur me vendimin e Kosovës për tërheqjen e 25 për qind të Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ai nënvizoi se ishte një mashtrim. Ai ka theksuar se serbët në Kosovë keqtrajtohen çdo ditë.

Read More

1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet Likopen është një antioksidant i fuqishëm që i jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet tek domatet, por shalqiri është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqir ka 1.5 herë më shumë likopen se sa një domate e madhe e freskët. 2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqiri të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram amino acidesh…

Read More

Tirana e nisi me barazimin 1-1 pjesëmarrjuen në Kupat e Europës për edicionin e ri. Në “Arena Kombëtare”, bardheblutë e evituan humbjen në kohën shtesë, ose si të thuash në “frymën e fundit”. Ai gol i Lushkjes me kokë, në minutën e 94-t, e lë hapur kualifikimin për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Kthimi pas një jave në fushën e Dinamo batumi do të “vulosë” gjithçka. Duke analizuar atë që ndodhi mbrëmë në “Arena Kombëtare”, trajneri Orges Shehi pati një paralajmërim për disa nga titullarët, që nuk dëshmuan më të mirën. Përkundrazi, zëvendësuesit, mes të cilëve…

Read More

Tirana, Partizani dhe Egnatia barazuan 1-1 në ndeshjet e para të Kupave të Europës, edicioni i ri. Vetëm Vllaznia nga skuadrat shqiptare u mund 3-1 në Belfast, ku në pjesën e dytë tregoi probleme të theksuara. Megjithatë, goli në fushën kundërshtare la hapur një “dritare” të vockël për të shpresuar te përmbysja pas një jave në “Loro Boriçi”. Trajneri Migen Memelli e analizoi kështu sfidën e mbrëmshme në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, pas humbjes me Linfield në “Conference League”: “I bëmë gjërat mirë në pjesën e parë, u treguam skuadër e kujdesshme. Por ajo çka nuk bëmë mirë në…

Read More

Juventusi u ka treguar largimin katër lojtarëve. Më herët u bë e ditur se klubi nuk llogarit më në kapitenin Leonardo Bonucci dhe Weston McKenny. Fabrizio Romano, të njëjtin fat patën edhe mesfushorët Denis Zakaria dhe Artur Melo. Të katër lojtarët nga sot nuk janë pjesë e projektit dhe janë të disponueshëm në merkato. Denis Zakaria e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Chelsea, duke bërë vetëm 11 paraqitje. Arthur Melo, i cili shkoi në huazim te Liverpool, mori pjesë vetëm në një ndeshje për ekipin e parë të Reds si pasojë e një dëmtimi.

Read More

Basketbollisti LeBron James, përmes një deklarate në ESPN, ka konfirmuar se do të vazhdojë të luajë basketboll. Pak kohë më parë, ai u shpreh se do të mendohej për të ardhmen e tij. 38-vjeçari luan prej pesë sezonesh me Lakers, ekip me të cilin ka ende edhe një vit kontratë. Kështu, sezoni i ardhshëm do të jetë i 21-ti radhazi për LeBron James në NBA, duke u bërë lojtari i gjashtë që arrin këtë rezultat, pas Dirk Nowitzki, Kevin Garnett, Robert Parish, Kevin Willis dhe Vince Carter (ky i fundit mban rekordin me 22 sezone). Ai ka fituar 4 tituj…

Read More

Kritikat pas publikimit të disa përgjimeve ku ishte përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, rritën tensionet në seancën e Kuvendin e Kosovës më 13 korrik, që kulmuan me përleshje fizike. Kusari-Lila ka pranuar se ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar vazhdimisht personat që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiçin, që gjendet në listën e zezë amerikane, e kërkohet nga autoritetet gjyqësore të Kosovës. Përgjimet janë publikuar disa ditë më parë nga portali Nacionale. Si nisën tensionet në Kuvend? Në seancën plenare paraditen e…

Read More