Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»SPORT»Vllaznia, e humbura e vetme e skuadrave shqiptare në Europë. Flet Memelli: Nëse kërkoni fajtorë, i pari jam unë…
    SPORT

    Vllaznia, e humbura e vetme e skuadrave shqiptare në Europë. Flet Memelli: Nëse kërkoni fajtorë, i pari jam unë…

    14/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Tirana, Partizani dhe Egnatia barazuan 1-1 në ndeshjet e para të Kupave të Europës, edicioni i ri. Vetëm Vllaznia nga skuadrat shqiptare u mund 3-1 në Belfast, ku në pjesën e dytë tregoi probleme të theksuara.

    Megjithatë, goli në fushën kundërshtare la hapur një “dritare” të vockël për të shpresuar te përmbysja pas një jave në “Loro Boriçi”. Trajneri Migen Memelli e analizoi kështu sfidën e mbrëmshme në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, pas humbjes me Linfield në “Conference League”:

    “I bëmë gjërat mirë në pjesën e parë, u treguam skuadër e kujdesshme. Por ajo çka nuk bëmë mirë në pjesën e dytë është se ramë pak nga tempi i ndeshjes dhe u ndëshkuam në momentin më të mirë tonin, kur po mundoheshim ta menaxhonim kundërshtarin. E parë në këndvështrimin e lojës kemi bërë gabime individuale, që do të mundohemi t’i rregullojmë në ditët në vijim.

    Besojmë se është një rezultat që na mban në lojë dhe shpresojmë që në ndeshjen e Shkodrës të bëjmë maksimumin për të rihyrë në lojë, sepse është një rezultat me dy gola diferencë. Në Shkodër do të bëjmë maksimumin për të ecur përpara.

    Nuk mund të paragjykojmë dot atë që del nga ndeshja. Janë njerëz edhe lojtarët, bëhen gabime. Duhet t’i rregullojmë ne si staf. Përpos kësaj, duhet të menaxhojmë anën emocionale tani dhe të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e dytë në Shkodër.

    Patjetër që pres me shumë nga ekipi, kjo është ndeshja e parë zyrtare. Vllaznia ka nevojë për njohje, kohezion mes lojtarëve në fushë dhe besoj se do të bëjmë më mirë. Ky është rezultat që na mban në lojë dhe nuk dua ta komentoj më. Rezultati do të ishte në disfavorin tonë, nëse do të shkonim me tre gola disavantazh te ndeshja e kthimit.

    Gabimet na takojnë të gjithëve, mua të parit dhe me radhë. Besoj se janë gjëra që duhet t’i rregullojmë me skuadrën dhe të ecim para bashkërisht. Nuk jemi këtu t’i vendosim gishtin e fajtorit askujt, problemin e shoh fillimisht te vetja. Gjërat duhen rregulluar individualisht dhe si grup.

    Duke u njohur me lojtarët dhe skuadrën, besoj se do t’i bëjmë gjërat më mirë në të ardhmen, edhe pse presim ta forcojmë skuadrën më tepër. Koha në dispozicion për t’u përgatitur nuk ka qenë në favorin tonë.

    Ndryshime? Do të shohim se çfarë do të bëjmë kur të kthehemi në Shkodër, të rikueprojmë gjendjen fizike nga nesër. Hakaj kishte shqetësim dhe menduam të mos e dëmtonim më shumë.

    Të rinjtë e aktivizuar? Të gjithë lojtarët kanë besimin tonë. Përderisa përfaqësojnë Vllazninë, të gjithë bëjnë më të mirën. Të gjithë do të kenë minutat e tyre dhe do t’iu jepet mundësia. Ne na takon të bëjmë maksimumin në Shkodër dhe besoj se stadium do të jetë i mbushur për të na ndihmuar”.

    Previous ArticleRevolucion te Juve
    Next Article Një lojtar stoli barazoi në ‘frymën e fundit’; Shehi paralajmëron ‘senatorët’: Në Gjeorgji luan ai që e meriton…

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.