Sot në Tiranë do të mbahet një takim joformal i udhëheqësve të Ballkani, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli. Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor. Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian. Mirëpo as ky takim nuk pritet t’i bëjë bashkë…
Author: Politiko
“Një ligj për amnisti ku shteti ka qëllim të sinqertë nuk paraqet dëm për shoqërinë, përveç atëherë kur shumica këtë instrument juridik mundohen ta keqpërdorin për qëllime politike”. Kështu juristi Qenan Aliu e komenton propozim ligji e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e veprave më të lehta penale. Qenan Aliu Qenan Aliu “Është botërisht e njohur se përveç mbipopullimit kushtet në burgjet e vendit janë nën çdo standard në regjion dhe në Evropë ku edhe po synojmë. Në këtë aspekt duhet theksuar se këtë dekadë asnjë qeveri nuk ka bërë përpjekje serioze për përmirësimin e kushteve mizore. Edhe të dënuarit…
Kim Kardashian dukej e mahnitshme teksa lëvizte me biçikletë rreth një zone tropikale në fotot e reja të shpërndara në rrjetet sociale të premten. Ylli 42-vjeçar kishte veshur bikini rozë “Skims” teksa po shijonte një shëtitje në vendin tropikal. Influencuesja, e cila u pa duke ” flirtuar” me ish-futbollistin Tom Brady në një festë ekskluzive në Hamptons, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara përmes pantallonave të tejdukshme prej mëndafshi rozë. Bukuroshja e lindur në Kaliforni la flokwt e sah gjatë dhe të errët në një topuz të madh dhe të lirshëm sipër kokës së saj. Një tjetër foto tregon bukuroshen…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi krahas karrierës komentohet shumë edhe për jetë private. Ajo ndan me fansat e saj momente nga përditshmëria e saj, ndërsa sot për të ishte një ditë për të kujtuar të atin e saj të ndjerë. Artistja e mirënjohur shqiptare, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram gjatë ditës së sotme ka përkujtuar babanë e saj në përvjetorin e vdekjes. I ati i Leonorës ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë dhe sot janë bërë 25 vite nga vdekja e tij. “25 vite pa ty babi”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e postimit. Kujtojmë që…
Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare të publikuar pas, siç thonë ata, shumë pyetjeve nga mediat lidhur me natyrën e kompromisit evropian të arritur në vitin 2022 mes dy vendeve. “Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në…
Përforcimet e fundit të kuadrit të prokurorëve në disa prokurori në vend, është një hap i mirë, por jo edhe i mjaftueshëm për të kapërcyer njëherë e përgjithmon problemin me mungesën e kaudrit dhe për ti shpallur luftë serioze krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është konstatimi i profesorit universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit, përforcimet më të mëdha të prokurorëve dhe të bashkëpuntorëve profesionale duhen bërë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku është fokusuar edhe faktori ndërkombëtarë, thotë ai. “Roli dhe funksioni i prokurorisë së shtetit është një nga institucionet bazë e cila gjithmon…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia. “Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Kosova tash është edhe më e sigurt “përveçse gjithnjë krenare”. Kurti ka thanë se së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari…
Mnistri i financave Fatmir Besimi tha se mjetet për rritjen e pagave do të sigurohen përmes ribalancit të buxhetit, në të cilin do të shkurtohen shpenzimet jo-produktive “Kur të bëjmë rishikimin e buxhetit, ribalancin në shtator,do të bëjmë riorganizimin e shpenzimeve, ashtu që mos të kemi rritje të deficitit buxhetor, mirëpo atje ku ka realizim më të vogël ta shfrytëzojmë për të amortizuar pjesën e pagave për administratën publike.”, tha ministri i financave Fatmir Besimi, përcjell Indeks.mk Nga ana tjetër, profesori universitar Sami Bislimi vlerëson se rritja e pagave për 10% do të amortizoj inflacionin, por nuk është zgjidhje afatgjatë.…
Mund të shohim përfundimin e punimeve në pishinën e brendshme në Strugë, sportistët dhe qytetarët po marrin një objekt modern sportiv dhe rekreativ. Pas gjithë peripecive, punimet me pishinën e mbyllur në qytetin e Strugës janë drejt përfundimit për kënaqësinë e madhe të notarëve, vaterpolistëve, sportistëve dhe të gjithë qytetarëve, informon Indeks.mk Në pishinën e mbyllur në Strugë, e cila ndër-vite ishte gërmadhë dhe deponi, janë duke u zhvilluar punimet e fundit ndërtimore dhe së shpejti pritet të lëshohet në përdorim për sportistët dhe qytetarët e Strugës. Ndryshe, autoritetet ndërmorën iniciativë për restaurimin e pishinës së mbyllur dy vite më…
Inter Miami e ka zyrtarizuar tashmë transferimin e shtatë herë Topit të Artë, Lionel Messi. Ata i kanë uruar mirëseardhje numrit dhjetë duke ia ofruar gjithsesi…numrin dhjetë. Ata e kanë prezantuar legjendën argjentinase përmes një videoje të cilën e kanë publikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.