Një ditë para skadimit të afatit, pronarët e rrethojave në “Rrugën e Kaçanikut” kanë filluar të largojnë të njëjtat pasi paraqesin pengesë për zgjerimin e kësaj rruge, që aktualisht lidh Shkupin dhe Prishtinën. Bëhet fjalë për rrugën magjistrale që të çon në pikën kufitare “Bllacë”. download
Author: Politiko
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (16.07.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 182 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 81 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Vendimi i BE-së për të ofruar ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut në shumën deri në 100 milionë euro për të përballuar pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, ka hyrë në fuqi, pasi u publikua zyrtarisht sot në “Gazetën Zyrtare” të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vendimi, të cilin Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme (GAC) të BE-së e miratoi unanimisht të hënën e kaluar, u nënshkrua nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mezzola, dhe nga Sekretari Spanjoll i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascal Navarro Rios, në emër të Presidentit të Këshillit të BE-së Charles Michel. Në dokumentin e…
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejta të ngjashme, në lexim të dytë. Në rend dite të Komisionit për Sistem Politim dhe Marrëdhënie midis Bashkësive është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për formimin e komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse, me procedurë të shkurtuar.
Në disa rrugë të Greqisë ende nuk janë ndryshuar tabelat e vjetra të trafikut në të cilat shkruan Shkup ose FYROM, megjithëse Marrëveshja e Prespës parashikon respektimin e emrit të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë obligim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale, në të cilat në vend të emrit të mëparshëm Republika e Maqedonisë, duhet të shkruhet emri i ri, i cili rrjedh nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se qytetarët, të cilët nuk e kanë bërë këtë deri më tani,…
Në bashkëpunim me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut (DBNM) dhe bankat tregtare vendase, BEI Globale, krahu i Bankës Evropiane të Investimeve për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian, do të sigurojë 100 milionë € për të nxitur zhvillimin dhe tranzicionin e gjelbër të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe me kapital të mesëm në vend. Fondet do të trajtojnë nevojat për likuiditet dhe investime të bizneseve vendase dhe do të financojnë projektet e energjisë dhe të tranzicionit të gjelbër. Në këtë mënyrë, financimi i ri do të mbështesë rritje me karbon të ulët dhe qëndrueshmëri ndaj klimës në…
Berlini e ka kritikuar një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes. Por, Spanja në anën tjetër, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit. “Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda Qeverisë federale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për…
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur fëmijërore dhe të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një konferencë në Greqi. Çitaku ka thënë se si qenka më me rëndësi konferenca në ishujt e Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit në Tiranë. “Fëmijërore dhe politikisht e papërgjeshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi…
Vendimi i BE-së për të ofruar ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë në vlerë deri në 100 milionë euro për të përballuar pasojat e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, ka hyrë në fuqi, pasi sot është publikuar zyrtarisht në Fletoren Zyrtare të Bashkimi Evropian (BE), informon Indeks.mk. Vendimi, të cilin Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme (GAC) të Unionit e miratoi unanimisht të hënën e kaluar, u nënshkrua nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe nga Sekretari Spanjoll i Shtetit për Bashkimin Evropian, Pascual Navarro Rios, në emër të Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme…
Qeveria në mbledhjen e djeshme të 173-të i angazhoi administruesit me pyje shtetërore, sipas Ligjit për Pyjet, që të shpallin ndalesë për lëvizje në pyje. Ndalesa do të vlejë prej sot. Siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, ndalesa vlen edhe për lëvizje në rajonet kombëtare të mbrojtura Jasen, Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Pelister. Në zonën e Vodnos, ku nuk ka ndalesë për lëvizje, janë paraparë kontrolle të rregullta.