Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Amnisti për vepra më të lehta penale, Aliu: Nëse qëllimi është i sinqertë nuk paraqet dëm për shoqërinë!
    MAQEDONI

    Amnisti për vepra më të lehta penale, Aliu: Nëse qëllimi është i sinqertë nuk paraqet dëm për shoqërinë!

    17/07/2023
    Facebook Twitter Email

    “Një ligj për amnisti ku shteti ka qëllim të sinqertë nuk paraqet dëm për shoqërinë, përveç atëherë kur shumica këtë instrument juridik mundohen ta keqpërdorin për qëllime politike”.

    Kështu juristi Qenan Aliu e komenton propozim ligji e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e veprave më të lehta penale.

    Qenan Aliu
    Qenan Aliu
    “Është botërisht e njohur se përveç mbipopullimit kushtet në burgjet e vendit janë nën çdo standard në regjion dhe në Evropë ku edhe po synojmë. Në këtë aspekt duhet theksuar se këtë dekadë asnjë qeveri nuk ka bërë përpjekje serioze për përmirësimin e kushteve mizore. Edhe të dënuarit kanë të drejtën e tyre në liritë dhe dinjitetin e tyre, andaj shoqëria duhet të reagoj ndaj këtyre kushteve. Por ajo që duhet thënë është se në Maqedoninë e Veriut përveç kësaj duhet të procedohet Ligji për rishqyrtimin e lëndëve për të cilat opinioni ka dyshime se janë procese të montuara e disa janë të dënuar me dënime drakonike. Të shohim se ky propozim-ligj përveç amnistisë a do të parasheh edhe falje, madje të shohim se cilat vepra më të lehta penale do ti përfshijë dhe cilin interval kohor”, deklaroi Aliu për Indeks.mk

    Propozim ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend. Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim. Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer shkelje gjatë pandemisë Kovid-19.

    Qëllimi i ligjit është të parandalojë mbipopullimin në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë.
    Amnistia si akt është praktikuar gjatë historisë së shteteve, mbase për qëllime të ndryshme. Kujtoj që amnisti është një akt juridik që përbën harresën ligjore të krimeve dhe zhdukjen rrjedhimisht të përgjegjësisë së autorëve të tyre. Fjala, si e tillë, vjen nga greqishtja (amnisti), që do të thotë ‘harresë’. Qeveria këtë iniciativë përmes Ministrisë së Drejtësisë e justifikon kryesisht me mbipopullimin nëpër burgjet e vendit ku të dënuarit veç më janë në vuajtje të dënimit.(Indeks.mk)

    Previous ArticleKim Kardashian shfaqet provokuese në bikini rozë nga pushimet
    Next Article Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Tiranë, Kurti nuk shkon

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.