Author: Politiko

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot gjatë Briffingut me gazetarët tha se ende nuk është i informuar detajisht për çështjen e kryeministrit shqiptar, pavarësisht se edhe emri i tij ka qarkulluar në media si kandidat i mundshëm. Xhaferi shtoi se për një vendim të tillë ende pritet të vendoset se kush do të jetë në pozitën e kryeministrit shqiptar. “Po, përmendet edhe emri im për kryeministër shqiptar, flitet gjithçka. Unë nuk mundem të ua ndaloj këtë. Zyrtarisht ende nuk jam i informuar për çështjen e kryeministrit shqiptarë. Unë jam përfaqësues që vi nga një parti politike dhe aty do të vendoset se…

Read More

Një raport i ri i hartuar nga një organizatë gazetareske ka zbuluar se Kosova është nën ndikimin e dezinformatave dhe narrativëve të huaja që kanë për qëllim të shkaktojnë konflikte etnike dhe fetare, të diskreditojnë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, dhe të minojnë besimin e qytetarëve në procesin e integrimit evropian. Raporti, i titulluar “Vorbulla e rrenave”, është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe ka analizuar 44 artikuj të publikuar në media të ndryshme në Kosovë, të cilat shpërndajnë propagandë nga Rusia dhe Kina. Sipas raportit, Rusia synon të krijojë një imazh negativ për NATO-n dhe BE-në në Kosovë, duke i…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët ka komentuar sjelljen agresive të kreut të “Levicës”, Dimitar Apasiev, i cili shkaktoi dhe dëme materiale në foltoren e kuvendit, dhe hapësirën përreth. “Ka procedura juridike për çdo veprim. Dëmi që është bërë duhet të kompenzohet. Dëmin e kompenzon ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të punësuar këtu. Përderisa jemi në marrëdhënie pune, vlejnë rregullat e ligjit, vlen procedura për kompenzim material, nuk mund ti ikim. Nëse nuk paguan ka procedura ligjore, të cilave nuk mund të iu ikë. Gjithcka që është dëmtuar,…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot në Briffing me gazetarët tha se mendohet që data 8 maj të jetë datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Xhaferi tha se sipas kësaj pritet të vendi të funksionoj me Qeveri teknike nga 27 ose 28 janari. “Nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen më 8 maj, zgjedhjet nënshkruhen më 28 shkurt. Pra zgjedhjt nënshkruhen 70 ditë para ditës së mbajtjes së tyre, ateherë qeveri teknike do të kemi nga 27-28 janari”, deklaroi Xhaferi./indeks.mk

Read More

Jude Bellingham po vazhdon të bëjë mrekulli te Real Madridi ndonëse është sezoni i tij i parë në La Liga. Los Blancos triumfuan 3-0 ndaj Cadizit në javën e 14-të në La Liga, ndërsa anglezi ishte njëri nga golashënuesit. Rodrygo realizoi dy herë në këtë takim, ndërsa Jude shënoi të tretin në minutën e 74-të për të vulosur fitoren e madrilenëve. Por, me këtë gol ai ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, ndërsa ka lënë pas vetës edhe shumë legjenda të tjerë. Në 15 ndeshjet e para për Real Madridin, anglezi ka shënuar 14 gola, derisa portugezi kishte shënuar vetëm…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 ka komentuar shpifjet që opozita shqiptare po bën ndaj tij. Grubi tha se opozita po e përsërit të njejtin refren të fajësimeve ndaj tij, sepse nuk kanë opsion tjetër dhe se për çdo çështje shtetërore fajet i adresojnë tek zëvendëskryeministri i parë. “Opozita janë mësuar që të më fajësojnë edhe kur koha është me diell, edhe kur koha është me shi, edhe kur ka vranësira, edhe kur ata nuk janë në disponim… Pra, për gjithçka e gjejnë fajin te unë. Opozita po merret me shpifje, dhe fatkeqësisht të gjitha…

Read More

“8 Maji mendohet të jetë data ideale për mbajtjen e zgjedheve parlamentare në afat të rregullt”, kështu deklaroi Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin ‘Studio 10” në Tv24. Grubi shtoi se pret fitore të Frontit për Europë sepse qytetarët janë të orientuar drejt BE-së dhe jo ndaj politikave destabilizuese nën ndikimin rus. “8 Maj mendohet të jetë data e zgjedheve parlamentare. Është mbase data me ideale për të mbajtur zgjedhjet në afat të rregullt. Javën e ardhshme pritet të kemi mbledhje të liderëve me ç’rast do të vendoset definitivisht dhe për datën e zgjedhjeve. Nuk merrem me deklaratat e…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 deklaroi se ndjen keqardhje ndaj deklaratave të opozitares VMRO-DPMNE kundër kryeministrit shqiptar. Grubi shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, kryeministër duhet të ketë dhe lajmin se kush të jetë në atë pozitë do ta jep kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. “Tragjedi dhe keqardhje për deklaratat që jep VMRO-DPMNE kundër kryeministrit shqiptar. Është folur për qeverinë teknike gjithmonë që nga Përzhinoja, mirëpo kryeministri shqiptar do të bëhet, unë jam që nga mandati i ardhshëm të mos ketë qeveri teknike, kështu edhe ndryshojmë funksionalitet edhe ia plotësojme një…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin ‘Studio 10” në Tv24 deklaroi se Samiti i OSBE-së kthen qytetin e Shkupit në kryeqendër të politikës globale, sepse bëhet fjalë për një organizim madhor. Grubi sqaroi ndër të tjera dhe disa nga temat kyçe që pritet të diskutohen, duke potencuar se nga qyteti i Shkupit gjithmonë janë dhënë mesazhe paqeje dhe stabiliteti. “Jemi vend anëtar në NATO, na takon të kemi një samit të sukseshëm të mirëorganizuar, ndaj tashmë salla për Samitin e OSBE-së është e përshtatur sipas nevojave, institucionet janë të gjitha të gatishmëri që kjo ngjarje të shkoj…

Read More

Me rastin e 111 vjetorit të Pavaraësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti organizon Akademi Solemne. Siç njoftojnë nga BDI ngjarja do të mbahet më datë 28 nëntor, më fillim nga ora 17:00 në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Njoftimi i plotë: Të nderuar, ju njoftojmë se nesër (e martë, 28.11.2023), nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, do të organizohet Akademi Solemne për Ditën e Flamurit, që do të mbahet te Filharmonia e Republikës së Maqedonisë, me fillim në ora 17:00.

Read More