Author: Politiko

Peticioni për njohjen e Kosovës si shtet në platformat e saja ka arritur mbi 11 MIJË NËNSHKRIME! Falë mbështetjes së palodhshme të shumë njerëzve dhe mediave, ky peticion ka arritur të jetë një ndër peticionet me rritjen më të madhe në rajon. Figura të njohura të skenës artistike, sportive, politike – si Vlora Çitaku, Capital T, Rina Balaj, Ilir Shaqiri, Erolld Belegu, dhe të tjerë – kanë mbështetur fuqishëm këtë iniciativë. Eduard Luta, nismëtari i peticionit nga dua.com, ka thënë: “Mbledhja e më shumë se 11 mijë nënshkrimeve brenda një kohe kaq të shkurtër e ka treguar edhe njëherë se…

Read More

Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendësministri i Arsimit Agim Nuhiu, sot me rastin e gjashtëdhjetëvjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup në vitin 1963, vendosën lule të freskëta në Memorialin për viktimat e tërmetit në varrezat e Butelit. Ky vit shënon 60 vjetorin e tërmetit katastrofal që ndodhi në Shkup më 26 korrik 1963. Në tërmet qyteti humbi shumë qytetarë, pësoi dëme të pariparueshme, por fitoi betejën me fatkeqësinë më të madhe natyrore. Në këtë ditë, ne shprehim respektin…

Read More

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me ndryshimet kushtetuese do të hapet rruga për anëtarësimin e endit në BE. Nga LSDM thonë se BE është donatori më i madh në Ballkanin Perëndimor, sidomos në RMV. “Për shkak të partneritetit funksional me BE-në që kemi, Komisioni Evropian miratoi edhe 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut, pasi më parë kemi marrë 160 milionë euro për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, si dhe një grant. 80 milionë euro për përballimin e krizës energjetike”. “Kjo mbështetje do të vazhdojë, me shumë më tepër burime, përmes programeve dhe fondeve të…

Read More

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar zyrtarisht vendimin e tyre për të trajtuar futbollistët britanikë dhe zviceranë si qytetarë të BE-së për qëllime të regjistrimit të skuadrës. Klubet italiane janë në gjendje të nënshkruajnë vetëm dy lojtarë jashtë BE-së në sezon, një problem me të cilin Milani hasi këtë verë pasi bëri një lëvizje për Ruben Loftus-Cheek, duke i lënë ata me vetëm një vend për lojtarë jashtë BE-së në dispozicion. As Britania e Madhe dhe as Zvicra nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, megjithëse Helvetikët janë pjesë e zonës Shengen. Siç u njoftua sot, futbollistët në Itali me…

Read More

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur në Algjeri, Itali dhe Greqi si pasojë e zhjarreve të mëdha e të dala jashtë kontrollit të cilat po i kërcënojnë fshatrat dhe vendpushimet e pushimeve dhe mijëra janë evakuuar. Greqia po përgatitet për më shumë fluturime evakuimi nga Rodosi, pasi zjarret e atjeshme po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias. Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk po sinjalizon ndonjë shenjë pushimi – temperaturat pritet të rriten mbi 44C në pjesë të Greqisë.Zjarret në Sicili dhe Pulia kanë detyruar mijëra njerëz të largohen. Erërat e forta dhe bimësia e…

Read More

Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur. SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja. “Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Mjeket e Shtëpisë së Shëndetit dhe Ndihmës Urgjente nga…

Read More

Këngëtarja e njohur serbe, Svetlana Ceca Raznatovic, është paralajmëruar përmes posterave se do të mbajë një koncert të madh më datë 30 korrik në Ulqin. Lidhur me këtë paralajmërim, ka reaguar Organizata “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”. Përmes një njoftimi për media, i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptareve në Mal të Zi, por në veçanti shqiptarëve të Ulqinit të bojkotojnë koncertin e Ceces. “Organizata Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots i bën thirrje gjithë shqiptarëve ne Mal të Zi, por në veçanti shqiptarëve të Ulqinit të BOJKOTOJNË koncertin e gruas të kriminelit ARKAN Ceca”, thuhet në njoftim. Tutje, sipas njoftimit,…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të ri, “You & I”, të cilin e nxori në shitje më 14 korrik. Ajo ka qenë e zënë prej javësh duke e promovuar albumin e tretë në karrierën e saj, në disa intervista të ndryshme, podkaste dhe paraqitje televizive. Ndër to, Rita u bë pjesë podkastit të famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety” Biseda nisi me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra…

Read More

Deputeti Skender Rexhepi Zejd thotë se ai dhe bashkëpuntorët e tij ende nuk kanë vendosur nëse do ti bashkohen apo jo ndonjë grupimi politik. Ai në një prononcim për “Frontline” thotë se vendimin nëse do të bashkohet ose jo me ndonjë grupim politik do ta marrë se bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe qytetarët, përcjell Indeks.mk “Është natyrshmëri demokratike bashkëpunimi i subjekteve të ndryshme politike. Janë të shumtë faktorët që e bëjnë një bashkëpunim politik të suksesshëm, siç janë synimet apo qëllimet politike, shtrirja strukturore dhe gatishmëria për kompromise eventuale. Duke i njohur disa në këtë bllok, kam rezerva për…

Read More

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi në lexim të parë propozimin për hapjen e Kushtetutës. Propozimi në seancë u miratua me dhjetë vota “për” dhe “shtatë” kundër. Në seancën e sotme të Komisionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski e shpjegoi propozimin, ndërsa edhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare i prezantuan qëndrimet e tyre. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën fjalë por bënë me dije qëndrimin se janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Seanca parlamentare për të përcaktuar nevojën për ndryshime kushtetuese është caktuar më 18 gusht.

Read More