Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar djegien e Kuranit, pasi një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë të Danimarkës. Kryediplomati evropian e ka cilësuar këtë veprim si “ofendues, mosrespektues dhe provokim i qartë” dhe ka thënë se “respekti për diversitetin është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin respektin për komunitetet e tjera fetare”. “Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse nuk kanë vend në Bashkimin Evropian. Ne vazhdojmë të mbrojmë lirinë e fesë apo besimit dhe lirinë e shprehjes, jashtë dhe brenda; por jo çdo gjë që është e ligjshme…
Author: Politiko
Telefonat inteligjentë duhet të ndalohen nga shkollat për të trajtuar ndërprerjen në klasë, për të përmirësuar mësimin dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi kibernetik, rekomandon një raport i OKB-së. UNESCO, agjencia e OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën, tha se kishte prova se përdorimi i tepërt i telefonit celular ishte i lidhur me reduktimin e performancës arsimore dhe se nivelet e larta të kohës para ekranit kishin një efekt negativ në stabilitetin emocional të fëmijëve. Raporti tha se thirrja për një ndalim të telefonave të mençur dërgoi një mesazh të qartë se teknologjia digjitale në tërësi,…
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të martën se dalja e Rusisë nga marrëveshja që lejonte eksportet e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi mund të rrisë çmimet globale të grurit me 10-15%. FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë pasojat e këtij veprimi. Kryeekonomisti i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas u tha gazetarëve se marrëveshja për eksportin e drithit përmes Detit të Zi ka qenë “shumë e rëndësishme” për sigurimin e furnizimeve të bollshme me drithëra, që mund të eksportoheshin nga Ukraina, duke lehtësuar trysninë për rritjen e çmimeve të ushqimeve. Pezullimi i marrëveshjes ka të ngjarë të nxisë trysninë për rritjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar policing Enver Zymberi në 12 vjetorin e rënies. Ajo ka thënë se Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. “Dymbëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës. Sot e nderojmë guximin dhe sakrificën e heroit. Ai ishte mishërim i përkushtimit, guximit dhe vetëmohimit”, ka thënë Osmani. Presidentja ka thënë se Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga agresioni i vazhdueshëm i Serbisë. Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, Policia e Kosovës janë mbrojtësit e palëkundur të kufijve të shtetit tonë nga…
Një delegacion i Drejtorisë së Doganës i kryesuar nga drejtori Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në pjesën e fundit të stërvitjes të një qeni për dogana i dhuruar dhe stërvitur nga ana e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Me këtë, Drejtoria e Doganës ka në dispozicion pesë qenë gjurmues të cilët nëpunësve të doganës ua lehtësojnë punën e përditshme dhe marrin pjesë në shumë aksione të sukseshme zbulimi. Qeni i llojit labrador (dhelpra e kuqe), siç informojnë nga Dogana, me sukses e përfundoi trajnimin e specializuar për zbulimin e parave, drogës dhe armëve. Drejtori i Drejtorisë…
Barcelona ka prezantuar fanellën e dytë të saj për vitin akademik 23/24. Katalanasit kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë, një nuancë që nuk ishte përdorur që nga vitet 70 të shekullit të kaluar. “FC Barcelona prezanton fanellën e saj të dytë për sëezonin 2023/2024 me një dizajn novator që i bën homazh Johan Cruyff. Kështu, duke marrë si referencë fanellën që skuadra e Barçës kishte veshur si fanellën e dytë gjatë viteve 70, e bardha është protagonistja absolute, duke ruajtur vijat me ngjyrat e Barcelonës dhe duke i përfshirë ato në prerjen e mëngëve”, shkruante klubi spanjoll. https://twitter.com/FCBarcelona?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1684089919042469896%7Ctwgr%5E883cf318f648560601c2515c54cb507119305efa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklanmacedonia.mk%2Fbarcelona-prezanton-fanellen-e-dyte-ngjyra-qe-kane-zgjedhur-nuk-ishte-perdorur-qe-nga-vitet-70%2F
TËRMETI LA PAS RRËNOJA, MORI 1070 JETË DHE PLAGOSI RRETH 3000 NJERËZ Sot shënohen 60 vite nga termeti shkatërus në Shkup. Qeveria këtë ditë e shënon me aktivitete të shumtaë 60 vite më parë – 26 korrik 1963, shkupjanët u zgjuan nga fatkeqësia më e madhe natyrore që i ndodhi qytetit. Në orën 05:17, toka në Shkup u lëkund me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti la pas rrënoja, mori 1070 jetë dhe plagosi rreth 3000 njerëz. Mbi 200,000 banorë mbetën të pastrehë. Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar bëri apel deri te të gjithë organizatat, të…
Gjatë ditës së djeshme (25.07.2023) në periudhën prej orës 17:00 deri në ora 23:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, gjatë të cilit janë sanksionuar 255 drejtues mjetesh. Prej tyre 162 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 56 kanë vozitur pa patentë shoferi, një motoçikletë është konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe zhurmë e madhe. Gjatë kontrollit janë bërë edhe 156 lloje të tjera kundërvajtjeve rrugore. u sanksionuan gjithashtu.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u çtensionuar situata në atë zonë. Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna. “Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti. Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës – Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan…
KURTI E KA CILËSUAR SI TË PAPRANUESHËM Në institucionet e Kosovës 46 policët e rinj të komuniteteve shumica serbë me të nis punën janë lincuar për të nis me punë. Kryministri Kurti i ka cilësuar si të pa pranueshme ka reaguar edhe Eulex dhe ambasador të akredituar në Kosovë. 46 policët e rinj të komuniteteve shumica serbë me të nis punën janë lincuar për punëne tyre në institucione. Për këtë ka reaguar EULEX-i dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë ndërsa kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar të papranueshme. Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të bëj trysni Beogradit…