Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Valët e të nxehtit në Evropë: Më shumë se 40 persona të vdekur
    BOTA

    Valët e të nxehtit në Evropë: Më shumë se 40 persona të vdekur

    26/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur në Algjeri, Itali dhe Greqi si pasojë e zhjarreve të mëdha e të dala jashtë kontrollit të cilat po i kërcënojnë fshatrat dhe vendpushimet e pushimeve dhe mijëra janë evakuuar.

    Greqia po përgatitet për më shumë fluturime evakuimi nga Rodosi, pasi zjarret e atjeshme po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.

    Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk po sinjalizon ndonjë shenjë pushimi – temperaturat pritet të rriten mbi 44C në pjesë të Greqisë.Zjarret në Sicili dhe Pulia kanë detyruar mijëra njerëz të largohen.

    Erërat e forta dhe bimësia e thatë nënkuptojnë se zjarrfikësit po përpiqen në shumë zona për t’i shuar flakët dhe për të krijuar shpërthime zjarri.

    Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, me 34 viktima, përfshirë edhe 10 ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë një evakuimi në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit.

    Bejaia është zona më e goditur, duke llogaritur 23 nga vdekjet, raportojnë mediat lokale.

    Autoritetet algjeriane thanë se 80% e flakëve janë shuar që nga e diela, por një përpjekje masive për shuarjen e zjarrit vazhdon ende, duke përfshirë rreth 8,000 anëtarë personeli, qindra kamionë zjarrfikës dhe disa avionë.

    Zjarret kanë shpërthyer edhe në Tunizinë fqinje, ku 300 persona është dashur që të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.

    Në Greqi, Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi të mërkurën për një “rrezik ekstrem” zjarri në gjashtë nga 13 rajonet e këtij vendi.

    Një ekip shkencëtarësh klimatikë – grupi World Weather Attribution – thotë se vala e të nxehtit intensive të këtij muaji në Evropën Jugore, Amerikën e Veriut dhe Kinë do të jetë praktikisht e pamundur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

    Dy pilotë kanë vdiqën në ishullin Evia, në veri të Athinës, kur avioni i tyre zjarrfikës Canadair u rrëzua në një luginë.

    Diku tjetër në këtë ishull, trupi i djegur i një burri u gjet në një kasolle të largët rurale.Në ishullin Rodos më shumë se 20,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe vendpushimet në jug ditët e fundit.
    Një zyrtar i aeroportit i tha agjencisë së lajmeve AFP se më shumë se 5,000 prej tyre kanë fluturuar në shtëpi në më shumë se 40 fluturime urgjente midis të dielës dhe të martës.

    Italia është goditur nga ngjarje të kundërta ekstreme të motit – me stuhi vdekjeprurëse në veri dhe zjarre në Sicili si dhe disa rajone të tjera jugore.

    Një çift rreth të 70-tave u gjet i vdekur në një shtëpi pushimi të djegur nga zjarri pranë Palermos pasi zjarri erdhi afër kufirit të aeroportit të qytetit.

    Në afërsi të qytetit ka humbur jetën edhe një grua 88-vjeçare.Disa pjesë të qytetit të Katanias mbetën pa ujë dhe energji pasi kabllot u dogjën në temperatura që u ngjitën në 47.6C të hënën.

    Stuhitë në veri ndërkohë morën dy jetë të martën – viktima të rënies së pemëve.

    Tornadot, stuhitë me breshër dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 110 km/h e kanë goditur Lombardinë dhe rajone të tjera veriore.

    “Ne po përjetojmë në Itali një nga ditët më të komplikuara në dekadat e fundit – stuhi shiu, tornado dhe breshër gjigant në veri dhe vapë përvëluese dhe zjarre shkatërruese në qendër dhe jug”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes civile Nello Musumeci.

    Ai tha se synon t’i bëjë thirrje BE-së për ta rritur flotën e saj të avionëve zjarrfikës Canadair.

    Zjarret shpërthyen edhe në ishullin francez të Korsikës në Mesdhe në orët e para të së mërkurës. /BBC/kallxo

    Previous ArticleGjendet një grua e vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë
    Next Article FIGC merr vendim të madh për lojtarët britanikë dhe zviceranë që luajnë në Itali

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.