AAK kërkon mbështetjen e partive opozitare për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje partive tjera opozitare që të mbështesin një mocion te kësaj partie për rrëzimin e qeverisë për shkak të siç tha prishjes, së marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë dhe mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale. Ai i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për të diskutuar ligjin për pagën minimale dhe qasjen e qeverisë ndaj aleatëve perëndimorë. Zoti…
Author: Politiko
Kanë kaluar 12 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ka ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak. Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato. Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe u vra polici Enver Zymberi. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar…
Sot në Komisionin për Çështje Kushtetuese fillon procedura parlamentare për futjen e bullgarëve dhe pjesëve të tjera të popujve në Kushtetutë. Komisioni kryesohet nga kryetari Talat Xhaferi, dhe debati pritet të zgjasë dhjetë ditë pune. Xhaferi tashmë ka caktuar seancën plenare për të votuar mbi nevojën e hapjes së Kushtetutës, më 18 gusht. Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot do të marrin pjesë edhe në punën e Komisionit, por sipas kryetarit të partisë Hristijan Mickoski, kjo nuk do të thotë se ka ndryshim të qëndrimit të kësaj partie për ndryshimet kushtetuese.
Samuel Chukwueze, është lojtari i radhës që do t’i bashkohet ekipit të Milanit. Siç raporton eksperti i tranferimeve, Fabrizio Romano, Chukwueze do të kalojë në Milano për shifrën e 20 milionë euro plus tetë të tjera në formën e bonuseve. Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2028, teksa testeve mjekësore do t’u nënshtrohet këtë javë, për t’iu bashkuar ekipit në SHBA. Milani së fundmi ka zyrtarizuar edhe Tijani Rejinders, teksa është në kërkim edhe të një mesfushori.
Moti do te ketë diell dhe vranësira te pakta ne relievet malore . Temperaturat minimale do te luhaten 18-27 grade , temperaturat maksimale parashikohen me rritje te lehta 37 -39°C ne veri , 39-44°C ne zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit Era do të jete me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim te forcës 4-5 balle ne det te hapur .
Dashi Mund të ketë disa përplasje me njerëzit që keni përreth. Lehtësoni këtë tension duke lënë anën tuaj të ndjeshme dhe të dhembshur të shkëlqejë. Për më tepër, nëse ndiheni sikur jeni lënduar në një farë mënyre, është më mirë të shpreheni. Demi Përmes internetit do ju vijë sot një ofertë mjaft joshëse. Duke marrë parasysh gjendjen shpirtërore në të cilën ndodheni, do të bindeni lehtësisht për përfitimet që premton kjo ofertë. Me pak fjalë, mund të mashtroheni lehtë. Bej kujdes. Binjaket Vendosni shumë pika në axhendën tuaj sot. Ju mund të kafshoni pak, por kjo është pozitive – ju…
PISTOIA- Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Pistoia është arrestuar për keqtrajtim të partneres së tij. Gjithçka nisi më 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare nga Pistoia shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në pjesën e trupit. Sipas mediave italiane, mjekët zbuluan se gruaja kishte dy brinjë të thyerja dhe ënjtje të ndryshme.Nga rikonstruksioni i ngjarjeve rezultoi se 38-vjeçari e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur partneren e tij. Ai kishte shkuar në punën e saj për ta kontrolluar, i kishte parë telefonin,…
Ballkani sonte do të luajë në rrethin e dytë të kualifikimeve në Conference League. Skuadra e Ilir Dajas, do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne. Ndeshja luhet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Loja nis nga ora 20:45. Kampioni i Kosovës u diskualifikua nga Champions League pasi u mposhtën në ndeshjen e dytë nga kampioni i Bullgarisë Ludogorets, me rezultat 4:0. Ballkani e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0.
Kuvendi i Kosovës edhe sot do të vazhdojë aktivitetin për nder të mërgimtarëve. Aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend” ka filluar nga dje dhe do të zgjasë edhe sot. Diaspora është e ftuar që të shkojë ta vizitojë Kuvendin e Kosovës nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 16:00./Klankosova.tv
Policia izraelite u përlesh me turmat e protestuesve gjatë natës pasi parlamenti miratoi një ligj shumë të diskutueshëm për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë. Masa – pjesë e një pakete të madhe reformash – do të parandalojë gjykatën të rrëzojë veprimet e qeverisë që i konsideron të paarsyeshme. Policia në Jerusalem dhe Tel Aviv përdori ujë me shtypje të lartë për të shpërndarë protestuesit që bllokonin autostradat. Kritikët thonë se reformat e qeverisë së djathtë kërcënojnë demokracinë izraelite. Pas muajsh protestash masive në rrugë mbi reformën në drejtësi, votimi i së hënës në Knesset ishte një fitore e…