Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Pezullimi i marrëveshjes së grurit ukrainas mund të rrisë me 15% çmimet
    BOTA

    Pezullimi i marrëveshjes së grurit ukrainas mund të rrisë me 15% çmimet

    26/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të martën se dalja e Rusisë nga marrëveshja që lejonte eksportet e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi mund të rrisë çmimet globale të grurit me 10-15%. FMN-ja tha se po vazhdon të vlerësojë pasojat e këtij veprimi.

    Kryeekonomisti i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas u tha gazetarëve se marrëveshja për eksportin e drithit përmes Detit të Zi ka qenë “shumë e rëndësishme” për sigurimin e furnizimeve të bollshme me drithëra, që mund të eksportoheshin nga Ukraina, duke lehtësuar trysninë për rritjen e çmimeve të ushqimeve. Pezullimi i marrëveshjes ka të ngjarë të nxisë trysninë për rritjen të çmimit të artikujve ushqimorë, tha ai.

    “Ne jemi ende duke vlerësuar gjendjen, por një rritje prej 10 deri në 15 për qind e çmimit të drithërave është një vlerësim i arsyeshëm”, tha ai.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të martën se inflacioni global do të ulet në 6.8% në 2023 nga 8.7% që ishte në 2022. Në vitin 2024 inflacion pritet të ulet në 4.7%.

    FMN-ja javën e kaluar tha se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja korrikun e kaluar, do të godiste rajonet që mbështeten shumë tek dërgesat me drithëra nga Ukraina, duke përfshirë Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

    Marrëveshja e lejoi Ukrainën të eksportonte rreth 33 tonë grurë përmes Detit të Zi dhe ishte një faktor i rëndësishëm për sigurinë ushqimit në nivel botëror.

    Bashkimi Evropian tha të martën se ishte gati të eksportonte pothuajse të gjithë prodhimin e fermave të Ukrainës nëpërmjet “rrugëve të solidaritetit”, lidhjet e transportit hekurudhor dhe rrugor përmes vendeve anëtare të BE-së që kufizohen me Ukrainën.

    Rreth 60% e eksporteve të Ukrainës janë realizuar përmes të ashtuquajturave rrugë solidariteti dhe 40% kalonin përmes Detit të Zi, ndërsa marrëveshja e grurit, e mbështetur nga OKB-ja, ishte në fuqi./VOA

    Previous ArticleOsmani përkujton Enver Zymberin: Ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës
    Next Article OKB-ja rekomandon që nxënësve t’u ndalohen telefonat në shkolla

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.