Author: Politiko

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për racionet e subvencionuara të studentëve, e cila mundëson shfrytëzimin ekskluziv të mjeteve,e cila mundëson që mjetet të përdoren ekskluzivisht për sigurimin esubvencionimit të racioneve të shëndetshme për studentët. Në nënshkrimin e protokollit për zbatimin e masës morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ,kryetarja dhe zëvendëskryetarja e Bordit të Drejtorëve të Sparkase Bank Sanel Kusturica dhe Nina Nedanoska. „Në vitin e ri akademik, studentët do të marrin mjete financiare në kartelë të dedikuar për pagesë . Kjo është zgjidhja sistematike…

Read More

Themelimi i “Frotnit Opozitarë”, krijojë më shumë zhurmë seç pritej, por në aspektin negativ të sajë, ende pa u zyrtarizuar, nga ky grupacion filluan largimet dhe distancimet e zyrtarëve të lartë të partive respektive. Të njëjtit zyrtarë që tashmë janë larguar akuzojnë se treshja “Mexhiti-Gashi-Kasami” dhe fronti I tyre nuk është i sinqertë. Analisti Arben Llalla për indeks.mk ka thënë se Mexhiti është “përforcimi” i fundit që i bashkëngjitet dyshes, “Gashi-Kasami” të cilët që nga themelimi i Besës kanë qenë “patericë” e VMRO-së. Sipas Llallës, “trojka e VMRO-së”, Gashi-Kasami-Mexhiti do të dështojnë keq. “Prej kohësh me lëvizjet e tyre politike…

Read More

U largua së bashku me një pjesë të strukturës nga Lëvizja Besa, në të cilën mbante pozitën e zëvendëskryetarit të partisë, Arjanit Hoxha sot në konferencën për media paralajmëroi hapjen e një partie të re politike që sipas tij, do të jetë faktor stabiliteti në vendin tonë, raporton indeks.mk Hoxha në konferencën për media tha se forca politike që do të jetë serioze nuk është në gjah të numrave megjithatë është e hapur për secilin që pretendon t’i bashkohet. Ai shtoi se do të jenë forcë që do të mbështesin integrimin sa më të shpejtë të RMV-së në Bashkimin Evropian…

Read More

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e ka vlerësuar si hap të drejtë “marjen e ingerencave” mbi gjimnazin “KIRIL PEJÇINOVIQ”, komunës së Tetovës, raporton indeks.mk Shaqiri ka shkruar se shkaku i borxheve të akumuluara dhe mos veprimi i komunës gjimnazi i Tetovës është viktimë dhe ka mbetur pa energji elektrike. Ai premtoi se këtë çështje do ta diskutojë në Qeveri dhe do t’i dilet në ndihmë shkollës në fjalë. “Nuk do të jеm modest! Shumë i duhur paska qenë aktvendimi të cilin e solla para disa ditëve për t’ia marrë ingerencat Komunës së…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, po merr pjesë në një takim në katërpalësh mbi rëndësinë e Korridorit 8, që organizohet në Brindisi. Në një konferencë të përbashkët me Ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Xhaçka tha se bashkëpunimi mes vendeve është mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin dhe se Korridori 8 është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor. “Kënaqësi të punojmë së bashku për të çuar përpara këtë axhendë. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë. Kërcënimet e sigurisë në Evropë,…

Read More

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi tifozët ultras të klubit serb të futbollit, “Crvena Zvezda” të mërkurën kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, në një ndeshje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina. Tifozët e Zvezdës shfaqën një pankartë ku shkruhej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”. Bislimi thotë se kjo u bë në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit, siç thotë Bislimi, tifozët e njohur si “Delije” shpesh pëçojnë mesazhet që kreu i shtetit serb “nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht”. “E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në…

Read More

Policia e Kosovës ka reaguar sërish në lidhje me shpërndarjen e disa informacioneve dhe e-maileve të falsifikuara që po shpërndahen, kinse i përkasin këtij institucioni dhe janë lëshuar nga zyrtarët e lartë të saj. “Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga…

Read More

Ministri i Ekonomisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike. Bekteshi thotë se çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar. “Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike. Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut”. “Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë…

Read More

2 gushti (e mërkurë), do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët në RMV. Kështu njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prej ku thonë se do të shënohet Dita e Republikës. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në RMV, 2 Gushti (e mërkurë) – Dita e Republikës është ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së. MPPS ua uron të gjithë qytetarëve Ditën e Republikës”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Read More

Një ndeshje miqësore, por pafundësisht spektakolare është zhvilluar ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës në Los Angelos, përkatësisht në stadiumin “SoFi Stadium”. Hiç më pak se tetë gola janë realizuar gjatë kësaj sfide, me fitoren që i takoi skuadrës angleze me rezultat 5-3. Ishte Robert Leëandoëski që hapi serinë e golave duke e kaluar Barcelonën në epërsi pas shtatë minutave lojë, derisa dy golat tjerë për skuadrën e Xavit i realizuan Rafinja dhe Ferran Torres. Por, skuadra e Mikel Artetas u tregua e fuqshme duke shënuar pesë herë, derisa realizues ishin Trossard (2), Saka, Havertz, Vieira.

Read More