Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Vazhdojnë evakuimet nga zjarret e përhapura në Greqi
    BOTA

    Vazhdojnë evakuimet nga zjarret e përhapura në Greqi

    27/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Autoritetet në Greqinë qendrore lëshuan urdhra evakuimi për disa komunitete të mërkurën teksa u përballën me shpërthime të reja zjarresh, të intensifikuara nga erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta që kalojnë 40 gradë Celsius.

    Sipas brigadës së zjarrfikësve, brenda 24 orëve të fundit, 61 zjarre u ndezën në të gjithë Greqinë, me incidentet më të rënda në afërsi të qytetit qendror të Velestinos. Si masë paraprake, zyrtarët udhëzuan evakuimin e gjashtë lagjeve aty pranë.

    Flakët u luftuan ashpër nga zjarrfikës të shumtë, të cilët morën mbështetje nga 15 makina zjarrfikëse dhe katër avionë.Një tjetër zjarr shpërtheu pranë qytetit qendror të Lamias, duke bërë që banorët nga disa vendbanime të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Ndërkohë që zjarret në ishullin e Rodosit kishin rënë ndjeshëm, më shumë se 20,000 turistë dhe vendas kishin evakuuar tashmë hotelet dhe banesat e tyre në bregdet gjatë fundjavës.

    Megjithatë, zjarrfikësit po luftonin ende me një flakë të pakontrolluar pranë një zone malore në jug të Rodosit, e cila ishte djegur për më shumë se një javë.

    “Beteja me zjarret shkatërruese vazhdon sot në disa fronte nga të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile në kushte ekstreme”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Ioannis Artopios, gjatë një konferencë. Ai shtoi se “Sot është dita më e vështirë e kësaj vere”.

    Artopios paralajmëroi se rreziku për zjarre do mbetet “ekstrem i lartë” për rajone të ndryshme të Greqisë edhe të enjten.

    Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, Vasilis Kikilias, theksoi se vendi po përballet me “ditë vere shumë të rrezikshme”.

    Ai ia atribuoi zjarret e egra kombinimit të erërave të forta dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, duke rezultuar në përhapjen e zjarrit në disa kilometra.

    Kikilias shprehu shqetësimin për krizën e vazhdueshme klimatike, duke thënë: “Duke pasur parasysh krizën klimatike, ne do të kemi përsëri kushte ekstreme të motit që do të testojnë përsëri forcën tonë. Asgjë nuk ka mbaruar, beteja do të vazhdojë gjatë gjithë verës”, tha ai.

    Greqia është shumë e varur nga turizmit, dhe Rodosi, një nga ishujt më të mëdhenj të Egjeut, është ndër destinacionet e saj kryesore, duke tërhequr rreth 1.5 milionë vizitorë të huaj në muajt e verës.

    Rreth 3,000 pushues ishin larguar nga Rodosi për t’u kthyer në shtëpi me avion deri të martën, ndërsa operatorët turistikë anuluan udhëtimet e ardhshme. Fluturimet për në Rodos janë pezulluar deri të premten./REL

    Previous ArticleGjoba për 162 shoferë në Shkup, 66 për vozitje të shpejtë
    Next Article Porto arrin marrëveshje me mesfushorin e Barcelonës

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.