Zyrës së Lëvizjes BESA në qytetin e Kërçovës i është vendosur dryni. Kështu lë të nënkuptohet sipas njoftimit që ka bërë profesori Dervish Alimi, ish kandidat i Lëvizjes BESA për Rektor në Universitetin e Tetovës. Njoftimin për mbylljen e zyrës dhe lëshimin me qera të hapësirave ai e ka bërë përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, me ç’rast konfirmohet dhe shuarja e ѯdo aktiviteti partiak të kësaj partie në qytetin e Kërçovës. Vendim ky i cili duket se ka ardhur pas përçarjes së madhe dhe largimeve masive nga Levizja BESA, e cila u bashkua në frontin e ri opozitarë.…
Author: Politiko
Një depo municioni pranë qytetit Volos shpërtheu të enjten, ushtria u detyrua të largojë edhe avionët F16 Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike pasi zjarret kanë përfshirë të gjithë vendin. Thirrja e tij pasi të enjten shpërtheu depo e municionit pranë qytetit Volos. Kontrolli dhe pastrimi i mbetjeve eksplozive të zonës përreth depove të municioneve ushtarake është prioriteti kryesor i Forcave të Armatosura. Për shpërthimin e djeshëm mediat greke shkruajnë se depoja që shpërtheu ndodhej në një distancë prej rreth 6 km nga objektet e bazës…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka prezantuan iniciativën katërpalëshe për lidhjen e përbashkët dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve përgjatë Korridorit 8. Kjo platformë politike do të kontribuojë në bashkëpunimin e përgjithshëm dhe forcimin e sigurisë së rajonit, e veçanërisht do të ndikojë në perspektivën e BE-së për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga takimi që u mbajt dje në Brindizi të Italisë dolën gjashtë konkluzione për drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet Iniciativa 8. Sipas një prej konkluzioneve, Korridori…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur dje në Shtëpinë e Bardhë Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Të dy zyrtarët kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku ka zënë vend edhe Ballkani Perëndimor edhe situata në Kosovë. Biden dhe Meloni kanë bërë thirrje për deeskalim dhe pajtim në rajon, duke thënë se dy vendet do ta shtojnë koordinimin për këtë qëllim. Në deklaratë përmenden roli i QUINT’it, EULEX dhe KFOR ndërsa thuhet se SHBA mirëpret kontributin e Italisë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka pritur dje në Shtëpinë e Bardhë Kryeministren e…
Njësoj si herët e tjera, me një kapele në kokë dhe një çantë në krahë, Alma Kaçi u paraqit sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi për Klan News se ajo është thirrur sërish nga prokurorët për t’u marrë sërish në pyetje pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit, u mor dje në pyetje. “SPAK është duke kryer hetimet përfundimtare para se të çojë çështjen në gjykatë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin”, raportoi gazetarja Bajraktaraj. Prokuroria e Posaçme kërkon të dijë me shumë rreth videoskandalit, pra nëse ka…
Ky gol mban ende gjallë shpresat e Tiranës për të ëndërruar grupet e Conference League. Bardheblutë ia dolën për të shënuar një herë me anë të Kajna në goditjen e vetme drejt portës për të mbeten në lojë për kalimin në turin e tretë të kompeticionit. Efikasitet i lartë nga ana e nënkampionëve, që duhet ta perfeksionojnë akoma dhe më shumë në takimin e ‘Air Albania’ javën e ardhshme. Në Stambollin e zjarrtë, ansambli i Orges Shehit tregoi nivel të lartë loje përballë një kundërshtari dukshëm më superior si në cilësi ashtu edhe në rezultat. Humbja 3-1 erdhi si pasojë…
Kryetari partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dhuruar një veturë Benz VITO, Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Përmes një postimi në Facebook, humanisti Halil Kastrati, ka falëndëruar Pacollin, duke thënë se kjo është vazhdimësi e ndihmave që ai bën. “Sot e pranuam një donacion special makinë Benz VITO krejt e re me zero kilometra nga Banka Ekonomike e Kosovës”. “I nderuari Behgjet Pacolli është donator i hershëm të Shoqata Bamirëse Jetimat e Ballkanit, tani përveç personalisht edhe kompanitë e tij janë donatorë të shoqata jonë. Zoti kurrë mos ju humbtë”. “Faleminderit shumë, e Zoti ju shpërbleftë”, ka…
Koncepti i ri për arsim fillor është bërë në vitin 2021 si rezultat i një debati publik, transparent dhe gjithëpërfshirës kur janë dhënë të gjitha rekomandimet jashtë çdo paragjykimi. Ky Kabinet i MASH-it do ta zbatojë këtë koncept deri në shkronjën e fundit, theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu. “Përmbajtja e lëndëve që i përmendni – histori, fizikë, kimi, biologji, nuk do të tërhiqet. Përmbajtja do të jetë siç ka qenë deri më tani, por do të ketë module të përshtatshme që do të prezantohen nga profesorët për lëndët përkatëse me qëllim që nxënësit të kenë mundësi që…
Ndeshja e sotme midis FC Shkupit dhe Levski Sofjes, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, është përcjellur me disa incidente. Të njëjtat kishin ndodhur pasdite në rrugën “Cvetan Dimov” afër qendrës tregtare “Çairçanja”, ndërsa kishin vazhuar edhe para hyrjes për në stadium, kur disa tifoz të Levskit ishin konfrontuar me policinë e Maqedonisë së Veriut. Gjitha këto incidente janë konfirmuar edhe nga SPB Shkup. “Me datë 27.07.2023 në ora 18:38 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” janë sulmuar fizikisht D.A. (29), D.J.(28), F.D.(31) dhe M.S.(30), të gjithë nga Republika e Bullgarisë,…
MPB Maqedoni mbrëmë vonë ka dhënë detaje në lidhje me incidentet në ndodhën para, gjatë dhe pas ndeshjes në mes Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë. MPB njoftoi se janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prej tyre, tetë persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa nëntë për sjellje agresive ndaj policëve. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rasteve, ndaj tifozëve do të pasojnë kallëzime adekuate. Gjithashtu janë ndaluar edhe dy tifozë të Shkupit, të cilët e kanë…