Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Konkluzione nga Brindizi: Korridori 8 hy në shtegun e shpejtë për realizimin e tij
    MAQEDONI

    Konkluzione nga Brindizi: Korridori 8 hy në shtegun e shpejtë për realizimin e tij

    28/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka prezantuan iniciativën katërpalëshe për lidhjen e përbashkët dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve përgjatë Korridorit 8. Kjo platformë politike do të kontribuojë në bashkëpunimin e përgjithshëm dhe forcimin e sigurisë së rajonit, e veçanërisht do të ndikojë në perspektivën e BE-së për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Nga takimi që u mbajt dje në Brindizi të Italisë dolën gjashtë konkluzione për drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet Iniciativa 8. Sipas një prej konkluzioneve, Korridori 8 ka vlerë strategjike dhe përfundimi i hekurudhës dhe linjës rrugore, dukshëm do të kontribuojë në rritjen ekonomike të rajonit dhe në përfshirjen më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në tregun unik të BE-së. .

    Në këtë drejtim, ministri Osmani theksoi: “Përfundimi i Korridorit 8 do të jetë aspekt shumë i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo platformë për bashkëpunim mes vendeve tona gjithashtu duhet të përdoret që të përshpejtohet procesi jonë dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Krahas kësaj, pres që integrimi të japë rezultate të prekshme, para së gjithash në dobi të qytetarëve, para anëtarësimit të plotë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media.

    Ministrat u dakorduan se përveç zhvillimit ekonomik, anëtarësimi në BE është gjithashtu katalizator për tejkalimin e çështjeve bilaterale ose rajonale dhe inkurajimin e pajtimit. Në kontekstin aktual gjeopolitik, “realizimi i shpejtë i Korridorit 8 mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të zbusë ndikimin malinj të palëve të treta, kërcënimet hibride, dezinformatat dhe migrimin e paligjshëm”, theksohet në një nga konkluzionet.

    Njëherit, në konkluzionet thuhet se “ministrat nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” për të mobilizuar mbështetje shtesë financiare për Korridorin VIII dhe për të promovuar mundësitë infrastrukturore për sektorin privat, shoqërinë civile dhe vetëqeverisjen lokale.

    Iniciativa që u promovua në Brindizi do të funksionojë në formatin e platformës politike për dialog dhe bashkëpunim dhe ministrat u dakorduan që në të ardhmen e afërt të zhvillojnë takimin e dytë ministror, si dhe forum biznesi me pjesëmarrjen e kompanive nga të katër shtete.

    Kujtojmë se, ministri Osmani në fillim të vitit 2021 e prezantoi Iniciativën 8 si ide për platformë të re multidisiplinare ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë përmes së cilës do të intensifikohej dhe thellohej bashkëpunimi i ndërsjellë, si një interes strategjik për vendet që janë pjesë e iniciativës.

    Previous ArticleKosova temë e takimit mes Bidenit dhe Melonit, çfarë u tha në deklaratë
    Next Article Zjarret e Greqisë rrezikojnë depot e municioneve

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.