Fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë. Shkak janë bërë disa foto të fundit të çiftit, ku Kiara shihet e veshur me një fustan blu të gjerë, por barku i duket i fryrë. Teksa pozon krah Luizit, sytë menjëherë shkojnë tek barku i moderatores dhe fotot nuk kishin si të mos bëheshin menjëherë virale. Kujtojmë që Luizi së fundmi i bëri edhe një dedikim Kiarës duke publikuar këngën e tij më të re që mban emrin e saj.
Author: Politiko
Kënga e re “A Je A S’je” nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani. Teksti i këngës buron nga një vend me shumë përvoja personale prekëse, kryesisht nga bota e marrëdhënieve bashkëshortore, të mbushura me pasiguri dhe neglizhencë. Ndërsa, në këtë klip e paraqet vetëm një përvojë nga vendi në fjalë, rrugëtimin e një gruaje, e cila e pyet vetën se çfarë roli luan bashkëshorti i saj në jetën e saj dhe e cila fillon një kërkim vetinspektues, për të zbuluar nëse është vërtet ai për të. Elementi i dytë…
Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar këngën e re. “Moj dashni” mban titullin projekti muzikor, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale. Kënga është punuar nga BigBang, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni “Sekuencë”. Videoklipi u realizua në objekt në ndërtim, me Butrintin dhe një sërë protagonistësh të tjerë./21Mediawatch (1)
Bukuroshja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, po shijon disa ditë pushimi. Këngëtarja nuk ka bërë të ditur lokacionin e këtyre pushimeve, ndonëse po argëtohet në masë të madhe. Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja. Ajo vjen atraktive e veshur me një palë bikini të zeza, të kombinuar me një kapelë e çantë plazhi. “Kohë të arta”, ka shkruar ajo. Ylli nga Peja duket në formë të mrekullueshme, marrë parasysh që kujdeset mjaft shumë për linjat me ushtrime në palestër. E njëjta aktualisht është duke e shijuar edhe suksesin e…
Artaj Elezaj prej ditësh ka nisur pushimet në një tjetër destinacion përrallor. Bukuroshja nga Klina ka zgjedhur Caprin në Itali, për të shijuar disa ditë pushimesh, ndërsa nuk i ka lënë anash postimet e shumta. Krahas pamjeve të vendit ku po qëndron, Arta ka ngacmuar ndjekësit e saj edhe me imazhe dhe video provokuese. As këtë herë nuk ishte ndryshe, pasi modelja solli të tjera postime ku në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit. Arta ka pozuar para pasqyrës e veshur në bikini me ngjyrë të verdhë, ndërsa format e saj të tonifikuara nuk e lënë askënd indiferent.…
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm me performanca dhe koncerte të shumta gjatë kësaj sezone të verës. Artistja edhe mbrëmë ka mbajtur një tjetër mbrëmje muzikore, duke argëtuar fansat e saj me hitet më të njohura. Por, ajo që gjithashtu mori vëmendje ishte padyshim edhe dukja e këngëtares, e cila asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjet. Era dukej tejet provokuese e veshur me një fustan me rozë me shkëlqim, që ishte i hapur anash dhe mbërthehej vetëm me litar të hollë. Makijazhi i këngëtares ishte gjithashtu i kombinuar me veshjen e saj, ndërsa flokët i la të lëshuara mbi…
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk e sheh si opsion dorëheqjen nga kjo komunë. Peci, në një prononcim për Klankosova.tv, ka deklaruar se të gjitha drejtoritë kanë filluar punën, teksa shtoi se po u shërben qytetarëve pa dallim etnie. “Realisht jemi duke vazhduar me mbajt mandatin duke i shërbyer qytetarëve pa dallim etnie. Për shembull, dje është arritur një marrëveshje me Komunën e Drenasit për bashkëpunim ndërkomunal”, u shpreh Peci. “Kemi 11 drejtori, secila drejtori ka filluar punën e vet kështu që kemi shumë punë për të bërë, kështu që dorëheqjen se shohim si opsion”, deklaroi Peci…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i janë gjetur 100.000 euro, prej të cilave 98.000 i janë konfiskuar. “Më datë 26.07.2023, rreth orës 21:00, autobusi me targa të Turqisë, i cili qarkullonte në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll, është paraqitur për dalje nga shteti. Gjatë kontrollit të autobusit dhe të pasagjerëve, në çantën personale të njërit prej pasagjerëve, inspektorët doganor zbuluan 4 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës, me gjithsej 100.000 euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro…
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në “Summer Click” në TV21 tha se debati për miratimin e nevojës për votimin e ndryshimeve kushtetuese mund të zgjasë maksimum 10 ditë. “Deri në 10 ditë, nuk do të thotë që të zgjasë 10 ditë. Mund të zgjasë 1 minutë, nuk ka të paraqitur për fjalë, në një minutë mbyll diskutimin, në aspektin procedural”, tha Xhaferi. Kreu i Kuvendit tha se në rend të ditës është vetëm një pikë, votimi i nevojës për ndryshimet kushtetuese dhe se do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pika tjera në rendin e ditës. “Duhet të hapet seanca,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ndeshja e djeshme e futbollit mes F.C. Shkupit dhe Levski Sofia është cilësuar me rrezik të lartë ndërsa gjatë ditës së djeshme janë arrestuar gjithsej 21 persona, përcjell TV21. “Janë arrestuar gjithsej 21 persona, 19 shtetas bullgarë dhe 2 shtetas të Maqedonisë së Veriut që janë arrestuar jenë pjesë të gurpit të tifozëve të Shkupit”, tha Spasovski. Sa i përket rastit ku në Çair u plagos një tifoz bullgar me një mjet të mprehtë, Spasovski tha se ata tifozë kishin ardhur në mënyrë të paorganizuar dhe nuk kishin me vete mbrojtjen…