Author: Politiko

Më i nxehti në histori Të gjitha zjarret janë të shkaktuara nga njeriu. Kështu shprehet zjarrfikësi gjerman Volker Ruster. Sipas tij, zjarret në pyje shkaktohen përgjithësisht nga cigaret ose shkëndija nga skara e mishit ose motorët. “Sa më thatë dhe sa më ngrohtë të jetë, aq më i fortë është rreziku i zjarreve në pyje. Madje edhe shkëndijat më të vogla, zjarret më të vogla, për shembull një cigare ose Barbekju, mjaftojnë për të ndezur një zonë më të madhe. Në këtë drejtim, gjithmonë duhet shmangur kontakti i sipërfaqeve të nxehta, bishtave të cigareve apo gjërave të ngjashme me bimësinë…

Read More

Sulmuesi senegalez po largohet nga Bayern Munich për në Arabinë Saudite, sot kryen testet mjekësore dhe firmos Sadio Mane arriti të qëndrojë te Bayern Munich vetëm një vit dhe do të vazhdojë karrierën e tij te Al Nassr. Sulmuesi senegalez u ble në vitin 2022 nga Liverpool, por nuk i … qëndroi te skuadra bavareze për shumë arsye dhe kështu u shit te sauditët e Al Nassr, ku do të ketë shokë skuadre Cristiano Ronaldo, Telles, Fofana dhe Brozovic.

Read More

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar VMRO-në dhe liderin e saj Mickoskin se kanë plan tjetër për Maqedoninë e Veriut dhe jo integrimin në BE, përcjellë Klan M. ”Agjenda maqedonase është evropiane dhe agjenda evropiane është edhe agjenda maqedonase dhe i vetmi që i vë në konflikt është Hristijan Mickoski. Për herë të parë pas 32 vitesh pavarësi, kur qytetarët vendosën që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, një politikan thotë se agjenda evropiane nuk është e njëjtë me agjendën e Maqedonisë, që do të thotë se ai ka disa plane tjera për integrimin e vendit. Mickoski të…

Read More

21-vjeçari shënoi një gol dhe një asist të premten dhe duhet të jetë në një rol më të madh në Parc des Princes këtë sezon. Hugo Ekitike shënoi golin e hapjes dhe asistoi në të dytën e Paris Saint-Germain për të shënuar një paraqitje të shkëlqyer në një humbje zhgënjyese 3-2 ndaj skuadrës japoneze Cerezo Osaka në miqësoren parasezonale të së premtes, shkruan Goal. Hapja e Ekitike erdhi në mënyrë të shkëlqyer, francezi i ri u takua me një top me kënd nga Warren Zaire-Emery për një goditje shpuese nga afër. Ai pothuajse kishte një të dytë, gjithashtu, por e…

Read More

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Qeveria në seancën e fundit ka miratuar vendim për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milionë euro për rregullim të infrastrukturës ujore në komuna. ✅Në seancën e fundit të mbajtur të Qeverisë miratuam vendimin për shpërndarjen e mjeteve në vlerë prej 50 milion eurove të siguruara nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës ujore në komunat e vendit. 🔜Këto mjete së shpejti do t’u ndahen si donacion të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe komunat e Qytetit…

Read More

Duket se ka risi nga jeta private e reperit Majk. Së fundmi në agjendën e ngarkuar me koncerte ai është parë i shoqëruar nga bija e kompozitorit dhe producentit Naim Krasniqit, Nita Krasniqi. Kanë nisur dyshimet se dyshja janë në një lidhje dashurie. I gjithë ky dyshim vjen pasi jo vetëm që ajo e shoqëron në çdo koncert por në një video të publikuar nga vet Nita dëgjohet zëri i Majkut.

Read More

Qeveria në seancën e fundit ka miratuar vendimin për shpërndarjen e mjeteve të siguruara si kredi nga Banka Evropiane Investuese, të cilat do të investohen për përmirësimin e infrastrukturës ujore. Vlera totale e kredisë është 50 milion euro dhe do të paguhet nga buxheti i shtetit, ndërsa përfitues janë komunat, bëri të ditur ministrja e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Kaja Shukova. “Përfituesit përfundimtar të mjeteve nga kredia janë komunat, përfshirë ato në qytetin e Shkupit, të cilët do t’i pranojnë si donacion mjetet për realizimin e investimeve prioritare për ujësjellësin, kanalizime, stacione të pastrimit të ujërave të zeza, si…

Read More

Rruga “Jakup Asipi” në qytetin e Kumanovës është e lënë pas dore për vite me radhë, mirëpo një sanim i të njejtës i cili është kryer së fundmi, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Nga partia Alternativa kanë përvetuësuar rregullimin e kësaj rrugë, duke i dhënë meritat këshilltarit të tyre komunal. “Rruga Jakup Asipi, pas reshjeve të shumta të shiut u bë e pakalueshme. Me insistimin dhe kërkesën e këshilltarit komunal nga radhët e Alternativës, dega në Kumanovë, Driton Sulejmani, kjo rrugë u sanua. Pas këtij intervenimi ekipi sanoi atë pjesë të rrugës për ta kthyer në gjende normale”,…

Read More

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që dështoi në mungesë korumi, është parë e veshur me një bluzë ku kreu i Qeverisë, Albin Kurti paraqitet me hundë të gjatë si “Pinokio”. Këtë foto të Kurtit, Musliu e kishte vendosur në foltore edhe ditën kur deputetët e PDK’së u përleshën me ministrat e Qeverisë Kurti. Madje, kjo foto ishte bërë “mollë sherri”. Pasi Musliu e kishte vendosur fotografinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte afruar te foltorja dhe e kishte grisur. Pas këtij veprimi, deputeti i PDK’së Mërgim Lushtaku e kishte gjuajtur me ujë kryeministrin Albin…

Read More

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të premten ka vendosur që t’ua ndalojë profesorëve që janë nën ombrellën e UP-së të mbajnë mësim edhe në kolegje private. Sipas vendimit, nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në institucione private të arsimit të lartë. “Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin e Këshillit…

Read More