Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»I pari i Zveçanit nuk e sheh opsion dorëheqjen
    RAJON

    I pari i Zveçanit nuk e sheh opsion dorëheqjen

    28/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk e sheh si opsion dorëheqjen nga kjo komunë.

    Peci, në një prononcim për Klankosova.tv, ka deklaruar se të gjitha drejtoritë kanë filluar punën, teksa shtoi se po u shërben qytetarëve pa dallim etnie.

    “Realisht jemi duke vazhduar me mbajt mandatin duke i shërbyer qytetarëve pa dallim etnie. Për shembull, dje është arritur një marrëveshje me Komunën e Drenasit për bashkëpunim ndërkomunal”, u shpreh Peci.

    “Kemi 11 drejtori, secila drejtori ka filluar punën e vet kështu që kemi shumë punë për të bërë, kështu që dorëheqjen se shohim si opsion”, deklaroi Peci për Klankosova.tv.

    Ai shtoi se punët po ecin pa probleme, teksa potencoi se në drejtoritë ka pjesëtarë edhe nga komuniteti serb.

    Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka thënë se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë. Por, ai shtoi se Kosova është duke i kryer përgatitjet për zgjedhje të parakohshme në këto katër komuna.

    Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

    Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

    Ky peticion, sipas Krasniqit, më pas do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

    Megjithatë, BE-ja ka thënë se preferon dorëheqjen e kryetarëve në komunat veriore në mënyrë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më shpejt. /Klankosova.tv.

    Previous ArticleShtetasit të Maqedonisë i konfiskohen 98.000 euro në pikën kufitare “Bogorodicë”
    Next Article Era Istrefi tregon linjat perfekte trupore

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.