Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka thënë se kanë shtuar aktivitetet në monitorimin e kategorive të tatimpaguesve të cilët kanë aktivitet të shtuar gjatë sezonit të verës, siç janë këngëtarët, diskotekat e restorantet. Qëllimi i këtij inspektimi sipas Murtezajt është që ata deri në fund të afatit të deklarimit t’i përmbushin detyrimet e tyre ndaj shtetit, në të kundërt merren masa të tjera. “Para së gjithash qasja jonë është sektoriale dhe njëri nga sektorët e identifikuar si sektor më problematik nëse mund t’i themi në përmbushje tatimore është pikërisht sektori i gastronomisë ku dihet që ende vazhdojnë…
Author: Politiko
Bayerni ka njoftuar për transferimin e Harry Kane nga Tottenhami. Kane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionin e Gjermanisë, raporton Klankosova.tv. Ai transferohet te gjiganti gjerman, nga Tottenhami, për 100 milionë euro, plus 20 të tjera në bonuse. Ai do ta mbajë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve.
Harry Kane ka kompletuar transferimin te kampioni i Gjermanisë, Bayern. Kane, pas nënshkrimit të kontratës është deklaruar duke thënë se është i lumtur me transferimin. “Jam i lumtur që të jem pjesë e Byaenrit, njëri nga klubet më të mëdha në botë. Unë gjithmonë kam thëne që dua të lëviz dhe ta dëshmojë veten në nivelin më të lartë në karrierë” u shpreh Kane. Ai transferohet te gjiganti gjerman, nga Tottenhami, për 100 milionë euro plus 20 të tjera në bonuse. Futbollisti anglez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2027. Ai do ta mbajë numrin nëntë në…
Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë Kufitare të Portit të Durrësit pasi ka tentuar që të futet me një shumë parash të padeklaruara. Në kuadër të operacionit të koduar “Fluksi 3”, është bërë i mundur ndalimi i Diafet Palushit, treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Sipas policisë mësohet se…
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e kësaj të shtune në Maliq ku forcat RENEA kanë ekzekutuar me armë 62-vjeçarin që plagosi me thikë bashkëshorten dhe goditi me tytën e armës djalin e tij. Balla shpreh mirënjohjen ndaj Forcave të RENEA-s që gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe sot mëngjes kanë rrezikuar jetën duke negociuar me 62-vjeçarin Ramiz Muçollari që fatkeqësisht përfundoi me vrasjes e tij. “Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe…
Harry Kane gjendet tashmë në Mynih para kompletimit të transferimit të tij te Bayern Munich. Sulmuesi anglez do të kalojë te Bavarezët nga Tottenhami për shumën e 115 milionë eurove. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me kampionin e Bundesligës, porsa t’i përfundojë testet mjekësore. Kane gjendet në Mynih dhe pritet që në këtë fundjavë të prezantohet zyrtarisht nga Bayern Munichu. Sulmuesi i Tre Luanëve largohet nga Spurs si golashënuesi më i mirë në histori, pasi ka shënuar 213 gola. Ai shpresonte të thyente rekordin e Alan Shearer, që është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier,…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kryer sot homazhe tek varrezat e martirëve të masakrës së 12 gushtit në fshatin Luboten. Grubi në fjalimin e tij tha se Gjykata e Hagës ka kryer gjykim për rastin e masakrës së Lubotenit, ndaj sot të gjithë së bashku po jetësojnë amanetet e martirëve. “Të nderuar të pranishëm, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve. Unë kam pas rastin që në këtë fatkeqësi të jem adresa e parë, sepse aso kohe ashtu e kisha punën dhe erdhën disa qytetarë në zyret e OSBE-së. Po e përmendi këtë rast sepse në Gjykatën e Hagës u gjykua…
Vijon sot dita e dytë e ngjarjes Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, e cila edhe këtë vit mbahet në Mavrovë, me ç’rast Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive ka përzgjedhur 80 të rinj nga kandidatët që kishin aplikuar në konkursin e shpallur ditë më parë. Siç është e njohur, kjo shkollë dhe Peace Festival-i janë dy aktivitete kyç të shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, praktikë kjo e filluar nga viti i kaluar. Të rinjtë pjesëmarrës për zhvillimin e këtyre temave do të jenë në interaksion me ligjërues nga institucione dhe universitete të…
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin grumbullimin e informacioneve dhe videoinicizimeve lidhur me sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dje gjatë një proteste në Prizren. Sipas disa videove të publikuara nga momenti i sulmit, prezentë janë rreth katër policë nga të cilët gazetari Krasniqi kërkon që të reagojë, por ata nuk shihet se kanë reaguar në mbrojtje të tij. Për këtë rast, IPK në një përgjigje thotë se kanë filluar me procedurat dhe se kanë kërkuar raporte zyrtare nga stacioni policor në Prizren. “Duke ju referuar kërkesës suaj rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës për menaxhimin e protestës në Prizren,…
Shkruan: indeks.mk Shkolla për Liderë të Rinj PEACE FORUM DIALOGUE që po mbahet këtë fundjavë në Mavrovë, nisur nga viti i kaluar është aktivitet i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, si dhe Peace Festival-i që mbahet të dielën në Shkup, janë dy aktivetete që për këto dy vite kanë bërë kthesë në mënyrën e shënimit të përvjetorëve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Shoqëria jonë tashmë ka arritur shkallë të re të zhvillimit, ku kjo marrëveshje është bërë pjesë e sistemit në të gjitha aspektet në gjeneratën e re. Debatet se çka paraqet Marrëveshja Kornizë nuk shteren kurrë,…