Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të marra muaj më parë ndaj Kosovës, kanë qenë plotësisht joproporcionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Përgjatë një vizite në Komunën e Dragashit, Osmani ka vlerësuar se masat e kanë dëmtuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga blloku evropian. “Nuk është përgjigje e cila e nxit bashkëpunimin dhe koordinimin, përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut dhe e vendos atë komplet jashtë binarëve në të cilët do të duhej të ishte, ku të…
Author: Politiko
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëngjitjes së Maqedonisë së Veriut me Deklaratën e grupit G7, informon Indeks.mk “I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut që iu bashkua Deklaratës së grupit G7 në mbështetje të garancive të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bën këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të forcuar partneritetin e vendeve tona, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi Zelenski në Twitter, përcjell Indeks.mk Ndryshe, koalicioni i vendeve të G7 ka iniciuar një kornizë Deklaratë afatgjatë…
TGCOM reportazh me pushuesit në plazhet tona “Shqipëria me kosto të ulëta pushtohet nga italianët”, me këtë titull i përshkruan dyndjen e turistëve italianë në portalin e tij në internet, televizioni informativ ‘TGCOM24’ pjesë e grupit më të madh televiziv Mediaset. Në reportazh të shkurtër të transmetuar edhe gjatë edicioneve të lajmeve, gazetarja Rosela Ivone ishte në Sarandë, ku turistët italianë rrëfejnë vetë pse kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e kësaj vere pranë detit. “Në Itali do kishim shpenzuar të paktën 3-fishin, prandaj e kemi zgjedhur edhe për këtë.” “20 Euro, çadër dhe dy shezllonë. Në Itali kushtojnë…
Një jetë përtej imagjinatës. Kjo është ajo që e pret Neymar në Arabinë Saudite, me gjithë respektin për ata që besojnë se braziliani ka zgjedhur një “pension të artë” në moshën 31-vjeçare, duke hequr dorë nga prestigji dhe konkurrenca. Pas nënshkrimit të kontratës me Al-Hilal, e cila mbërriti natën, bëhet realitet pseudonimi “O Ney”, që e ka shoqëruar nga shpërthimi te Santosi ende i mitur, mbi bazën e një rroge dhe përfitimesh përrallore. Shifrat dhe kushtet e firmosura nga braziliani për dy vitet e ardhshme lënë gjithkënd të habitur, aq sa më mirë të konsiderohet “mbreti” i ri i Arabisë…
Marash Kumbulla është pjesë e Romës që prej vitit 2021, kur u ble nga Hellas Verona për shumën e 26.5 milionë eurove. Me ikjen e Ibanez drejt Arabisë Saudite, duket Kumbulla është në planet e Mourinhos për sezonin e ardhshëm. Për këtë pjesë ka folur dhe agjenti i tij Gianni Vitali, për mikrofonat e “Radio Sportiva”. MARRËDHËNIA E KUMBULLËS TEK ROMA – “Ai po fillon sezonin e tij të katërt me verdhekuqtë. Ai shkon shumë mirë me të gjithë tek Roma, nga shokët e ekipit e deri tek Jose Mourinho”. MARASHI KËTË SEZON? – “Më duhet të them që pas…
Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, pak kohë më parë është bërë nënë për herë të parë. Pavarësisht kësaj, ajo është shumë aktive si me projekte, ashtu edhe në rrjetet sociale, përcjell ORAinfo.Madje tashmë i ka filluar edhe mbrëmjet muzikore dhe duhet se nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe për ahengun e fundit, shihet se është rregulluar tejet bukur./ORAinfo/
Dy motra binjake nga Stockton-on-Tees e Britanisë së Madhe kanë shpenzuar rreth 186 mijë euro për të realizuar dhjetëra operacione plastike për t’u dukur si Barbie të vërteta. Dolly dhe Daisy Simpson, 26 vjeç, janë krejtësisht ndryshe nga çfarë kanë qenë në adoleshencë pasi nisën të përdorin fillimisht fillerat në moshën 18-vjeçare dhe për herë të parë kaluan “nën thikë” në vitin 2020. Dy biondet që nga ajo kohë i janë nënshtruar një sërë operacionesh duke përfshirë ndërhyrje në hundë, gjoks, apo labiaplastikë dhe një BBL. Ato gjithashtu kanë ndjekur procedura kozmetike ku përfshihet mbushja e buzëve, mjekrës, faqeve, nofullës,…
Shyhretja na prezanton me kostumin e saj të bardhë. Këngëtarja shumë e dashur për publikun Shyhrete Behluli është shumë aktive duke krijuar projekte të reja. Ajo para disa muajsh ka publikuar bashkëpunimin e saj me Meden, i titulluar “Oj nafak”, shkruan KosovarjaNjëra prej skenave të xhiruara Shyhretja shihet e veshur në kostum të bardhë, që duket si zonjë e vërtetë. Kujtojmë se ky projekt u pëlqye nga ndjekësit e dyshes qe grumbulloj mijëra klikime.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka sfiduar veten duke u hedhur me parashutë nga një lartësi prej 4,500 metrash. Ajo mori pjesë në emisionin “Running Wild With Bear Grylls”, dhe vizitoi Luginën e Zjarrit në Nevada. Në videon e regjistruar pak para se të hipnin në aeroplan, parashutisti dëgjohet duke i thënë Ritës: “Do të jetë ftohtë, do të jemi lart. Është minus 20 gradë atje lart”. “O Zot”- ka thënë këngëtarja e frikësuar
Një grua po tenton ta rikthejë burrin e saj pas operacionit që ajo e kishte në këmbë. Gruaja ndjen sikur burri i është larguar dhe kërkon ndihmë profesionale për ta kthyer përsëri në shtrat. Rrëfimi i plotë: E dashur psikologe: Unë kam qenë larg shtëpisë duke u rikuperuar pas një operacioni në këmbë, por jam e shqetësuar se burri im është larguar nga unë. Unë jam një grua 29 vjeç dhe ai është 33. Ai është mësues, kështu që kur e kuptova se do të isha e paaftë dhe me paterica pas operacionit tim, u transferova përsëri te nëna ime.…