Të hënën në ora 10:30, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit e kanë arrestuar personin B.M.(21) nga Gostivari. Më herët ai është parë nga efektivët e policisë duke hedhur disa pako me kokainë dhe duke ikur. Kokaina e gjetur dhe personi janë ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse.
Author: Politiko
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi që Policia e Shqipërisë ka arrestuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujecin, për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe doza e sekuestruar nga operacioni policor kap shifrën e 400 mijë eurove. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku fillimisht tha se muaj më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte provuar me pazaret më të pabesueshme të mundshme, të përmbyste vullnetin e qytetarëve të Prishtinës, duke kapur ndërmarrjet publike të Kryeqytetit”. “Kjo tentativë e trishtë e tyre, kishte dështuar pa nisur mirë; ndonëse përballë na shpërfaqeshin grupet kriminale më të…
Në mëngjesin e së hënës, në afërsi të Bit Pazarit, një veturë ka goditur një trotinet elektrik, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i trotinetit Anëmsha SHABANI Shkup, 15 gusht – Vetëm në një javë ka pasur tre aksidente të trotineteve elektrik vetëm në Shkup, ku drejtues të trotineteve janë përfshirë dhe lënduar në aksidente trafiku. Në mëngjesin e së hënës, në afërsi të Bit Pazarit, një veturë ka goditur një trotinet elektrik, ku si pasojë është lënduar një drejtuesi i trotinetit. Gjithashtu më 11 gusht, në kryqëzimin e rrugës “808”, në rrugën “15 Korpusi” dhe “Kiro Gligorov”, ka ndodhur…
Shkup, 15 gusht/politiko.makdomen.net – Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, organizoi ndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj. Certifikatat u ndanë nga dy njerëzit e parë të Qeverisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe nga zëvendëskryeminstri i parë, Artan Grubi. Mbi 50 pjesëmarrës nga kjo shkollë u pajisën me certifikata dhe njohuri të reja rreth temave të ndryshme për lidershipin, për realizimin e paqes ndërkombëtare, integrimin e vendit dhe bashkëpunimin, si dhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe përfitimet që kjo marrëveshje ka sjellë gjatë këtyre…
Të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue” u mirëpritën sot në ambientët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili i priti të rinjtë së bashku me kryeminsitrin e vendit, Dimitar Kovaçevski. Grubi në Facebook shkruan se tradita e organizimeve të tilla duhet të vijoi ndër vite dhe për gjeneratat e ardhshme. Statusi i plotë: Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mirëpresim në ambientet e Qeverisë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, të…
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin ndaj disa ndërmarrjeve për rritjen e çmimeve të disa produkteve, me fokus vajin. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë institucion, Selajdin Beqa, në RTK. Ai theksoi se gjatë pandemisë ishin publikuar lajme alarmante për mungesë të vajit, të cilat kishin krijuar tollovi për blerje në markete. “Pas kalimit të një pandemie të tmerrshme, sulmit të Federatës ruse mbi Ukrainën, rritjes së furnizimit dhe të transportit nëpër tregje globale, kjo ndikoi edhe në tregun e Kosovës. Mbi bazën e kësaj ne kemi bërë shqyrtimin paraprak…
Dy vetura të huaja janë parkuar mbi hapësirë të gjelbër në Prishtinë. Veturat në bazë të fotos shihen se janë në lagjen Lakrishtë. Veprime të tilla janë parë mjaft shumë gjatë kësaj periudhe, jo vetëm brenda Prishtinës, por edhe në komuna të tjera. Në të kaluarën disa prej tyre që kanë dëmtuar hapësirën e gjelbër janë ballafaquar edhe me gjobitje.
150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti. Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës, janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime. “Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në raportin e ASK-së. Ndryshe në muajin qershor numri i shkurorëzimeve ka qenë më i vogël se sa një muaj më parë, pasi që gjatë muajit maj…
Fillimisht, hetimet nisën si “Vdekje e dyshimtë”, mirëpo më pas rasti u rikualifikua si “Vrasje”. Për vrasjen e 65-vjeçarit që u gjet pa shenja të shtunën në rrugën e UÇK’së në Mitrovicë, deri tash janë arrestuar dy persona. Për zbardhjen e rastit, Prokuroria në Mitrovicë ka thënë se bashkë me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive. “Dy (2) persona janë ndaluar deri tash, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasja”. Prokuroria dhe policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive për zbardhjen në plotëni të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni për…
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të bëjë presion mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për t’i dhënë fund ndikimit negativ ndaj qytetarëve serbë në veri të Kosovës. E para e shtetit ka thënë se është çështje ditësh kur do të përfundojë baza ligjore sa i përket afateve dhe procedurave lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri. “Pasi të përfundojë kjo i takon pastaj qytetarëve në veri nëse do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë apo jo. Është esenciale që komuniteti ndërkombëtar të kërkoj nga Vuçiqi që të ndërpresë ndikimin negativ,…