Author: Politiko

Farat e limonit nuk duhen hedhur! Kështu ka deklaruar kuzhinierja e njohur Carleigh Bodrug e cila thotë se me to mund të realizohet reçeli më i shijshëm ndonëjherë. “I shijshëm dhe i shëndetshëm, magjik”, është shprehur ajo në Instagramin e saj me 3.3 mln ndjekës. Ajo e shpjegon procesin e realizimit të reçelit përmes një videoje: Fillimisht mbledh farat, më pas i zien me manaferra dhe bashkë me lëngun e limonit. Rreth 30%-40% e të gjithë ushqimit hidhet çdo vit në SHBA dhe meqenëse prodhimi i ushqimit kërkon shumë energji dhe konsumon shumë tokë, mbetjet e ushqimit janë një problem…

Read More

Shkup, 16 gusht – Për një centimetër është ulur niveli i ujit të liqenit të Ohri, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjerë natyrorë në vend janë të njëjta si dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometereoologjike (DPHM). Edhe krahas kësaj, vetëm niveli i ujit të liqenit të Ohrit është për një centimetër më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit, ndërsa nivelet e liqenit të Dojranit dhe të Prespës janë më të ulëta se mesatarja e muajit gusht për 1.24 metra në liqenin e Dojranit dhe për 1.83 metra…

Read More

Është arrestuar edhe një person dje në Prizren për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi. Arrestimin e tyre e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi. Ai tha se në total numri i të arrestuarve për sulm ndaj gazetarit Krasniqi është dy. Personit që u arrestua dje i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. “Në lidhje me rastin, me 15.08.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Njëri është arrestuar më herët, ndërsa personi që u arrestua dje është ndaluar për 48 orë”, ka…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në një emision të mëngjesit në televizionin “Kanal 5” theksoi se pa ndonjë hezitim ka propozuar që pjesëtarët e armatës të dërgohen për ndihmë në Slloveni, ashtu siç ndodhi dhe në tërmetet katastrofale në Turqi. “Nuk ka pasur mëdyshje nga ana ime si ministre t’i propozoja Qeverisë, komandantit suprem dhe shefit të Shtatmadhorisë se duhet ofrojmë ndihmën tonë për vërshimet në Slloveni. Jo sepse jemi anëtare e NATO-s, por sepse solidariteti dhe aleanca është diçka që i takon natyrshëm Armatës. Unë do të thoja se çdoherë që dikush ka nevojë për ndihmë ose çfarëdo lloj…

Read More

Të papunët e regjistruar deri në moshën 40 vjeç, të cilët janë të interesuar të përvetësojnë aftësi në fushën e burimeve njerëzore, ftohen të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin e Specialistit të Burimeve Njerëzore (Rekrutuesi). Personat e papunë të interesuar mund të paraqesin Regjistrimet pranë Qendrave të Punësimit, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Thirrja publike do të jetë e hapur derisa të plotësohet numri i planifikuar i personave. Informata më të hollësishme mund të merren në klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit, si dhe në faqen e Agjencisë për Punësim të Republikës së…

Read More

Mbetjet e një trashëgimie të rrethuar nga mijëra shtylla druri me thumba si një barrikadë mbrojtëse, e cila supozohet të jetë 8000 vjeçare, u zbuluan nga arkeologët nga Shqipëria dhe Zvicra gjatë hetimeve të tyre në fund të liqenit të Ohrit në anën shqiptare. Kjo mund të jetë një nga banesat më të hershme të përhershme në Evropë, raportoi Euronews . Arkeologët nuk mund të shpjegojnë arsyen e mbrojtjes së tillë të vendbanimeve. Vendbanimi kishte shtëpi mbi shtylla. “Ky vendbanim është disa qindra vjet më i vjetër se vendbanimet liqenore të njohura më parë në rajonet mesdhetare dhe alpine. Sipas…

Read More

Prej datës 6 të këtij muaji po kërkohet një person i zhdukur nga fshati. Tenovë në Komunën e Bërvenicës, ndërsa dje bastisja është bërë gjatë gjithë ditës, ka konfirmuar QMK. Nga aty theksojnë se në bastisje janë përfshirë 25 policë, të cilët kanë kontrolluar arat dhe shtratin përgjatë lumit Vardar. Kërkimit për të zhdukurin iu bashkuan edhe dy ushtarë të Ushtrisë (ARSM) me një qen nga Qendra për Stërvitjen dhe Stërvitjen e Qenve të Ushtrisë (CODK) të cilët kanë kontrolluar pjesën malore të fshatit Tenovë nga ora 09:00 deri në orën 12:10. p.m., së bashku me një punonjës nga OSSH…

Read More

TË PREMTEN SEANCA PARLAMENTARE PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që në seancën parlamentare për ndryshimet kushtetuese që është caktuar për të premten më 18 gusht, të tejkalohet pengesa e fundit për hapjen e kapitujve negociues, njofton KlanM. Ai ka rikujtuar se duhet të ketë përgjegjësi për brezat e ardhshëm. “Për muaj të tërë, miq dhe ministra nga e gjithë bota erdhën për të na inkurajuar me këshilla miqësore që të fokusohemi në këtë sfidë dhe ta kapërcejmë këtë pengesë të fundit formale para hapjes së horizontit të madh të…

Read More

Ish-mafiozi i njohur shqiptaro-amerikan John Edward Alite po qëndron për vizitë në qytetin e Shkupit. Ai ka shpërndarë disa fotografi nga vizita e tij në Shkup në profiin e tij personal në Facebook.John Edward Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti. Në vitet 2000, ish mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Zgjodhi të ishte mafioz për para. Ai donte të forconte pozitën e tij në grupin Gambino,…

Read More

Ali Ahmeti në konferencën për media pas takimit me ministrin e Kosovës për Mjedisin dhe Planifikimin Hapsinor dhe Infrastruktës, Liburn Aliu tha se rruga Tetovë-Prizren projekt me levërdi të madhe që duhet përfunduar sa më shpejtë. ”Dua të përshëndes praninë e Librun Aliu ministrit të Kosovës me inciativë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit ashtu siç ka qenë në të kaluarën, ky komunikim të vazhdojë sepse çdo bashkëpunim me vendet e rajonit si me Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë që ne jemi investitues të fortë në drejtim të paqes stabilitetit…

Read More