Author: Politiko

Kuvendi nesër edhe zyrtarisht nis me punë me seancën e 123-të, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është Propozimi për inkuadrim ndaj ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Seanca duhet të fillojë në orën 11 me konstatimin e rendit të ditës, pas së cilës duhet të fillojë kërkimi për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Procedura tashmë ka nisur me faktin se më 25 korrik Komisioni për Çështje Kushtetuese votoi nevojën për ndryshime kushtetuese dhe konkluzionet ia kaloi Kuvendit. Ndryshimet në Kushtetutë janë shtimi i disa popujve në Preambulë dhe në nenet 49…

Read More

Një këmbësor 56-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në autostradën Tiranë-Durrës në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave” rreth orës 21:15. Sipas policisë, 56-vjeçari me iniciale E.A. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që e përplasi, një 19-vjeçar me iniciale E.D., është shoqëruar në Policinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

Read More

Në ambientet e Pallatit për Kulturë në Gostivar, u promovua libri me poezi “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë” nga poetja e re gostivarase, Berinika Arsllani. I ftuar në promovimin e këtij libri ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili në një fjalim rasti përgëzoi poeten e re për botimin e librit. “Sa bukur që sonte jemi mbledhur këtu, ju adhurues të fjalës së bukur, të librit e mbi të gjtha të rinisë. Lexova nga libri i poetes dhe më pëlqen mënyra së si përshkruhen ndjenjat në këtë libër, si përshkruhet me një…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në “Panairin e punës, organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në qytetin e Gostivarit. Në Facebook, Grubi shkruan se po realizohet një premtim i dhënë, teksa ka apeluar që të rinjtë të aplikojnë për ndërtimin e projektit Korridori 8 dhe 10D. Statusi i plotë: Realizojmë atë që thamë, kërkohen mbi 2000 punëtorë nga vendi ynë që do të angazhohen në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D! Me përfaqësuesit e konzorciumit Bechtel & Enka, zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, drejtorin e Agjencionit për…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe zyrtar i lartë partiak i BDI-së, Artan Grubi i pyetur nga gazetarët në Gostivar, ka folur për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe Tetovë. “Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se emërtimin e rrugës Adem Demaçi e ka bërë qyteti Shkupit dhe Qeveria”, deklaroi Grubi.

Read More

Mesfushori shqiptar, Arijan Ademi, ka gjasa të bashkohet me Enis Bardhin te skuadra turke e Trabzonspor. Është vetë trajneri Nenad Bjelica, që insiston në transferimin e Ademit te Trabzonspori, pasi njeh shumë mirë kualitetet e futbollistit shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Bjelica dhe Ademi një kohë kishin bashkëpunuar te skuadra e Dinamo Zagrebit, aty ku mesfushori shqiptarë kishte kaluar momentet më të mira të karrierës. Ademi te Dinamo kishte qëndruar për 13 vite të plota, ndërsa marsin e këtij viti vendosi të provoj veten në futbollin kinez, duke nënshkruar me ekipin e Beijing Guoan. Mbetet…

Read More

Legjenda portugeze, Anderson Luis de Souza, më mirë i njohur si Deco, është emëruar drejtor i ri sportiv i Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti katalunas përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Ish-përfaqësuesi portugez ishte pjesë e “Blaugrana” si futbollist në periudhën 2004-2008, ndërsa do të jetë pjesë e klubit si drejtor sportiv në tri sezonet e ardhshme. Atë e prezantoi presidenti i klubit, Joan Laporta. Deco do të punojë me drejtorin aktual, Mateu Alemany deri në fund të afatit kalimtar, e pastaj ky i fundit do të lirohet nga detyra e tij dhe portugezi do ta vazhdojë punën…

Read More

Sonte në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Athinës zhvillohet Superkupa Evropiane mes fituesit të Ligës së Kampionëve ekipit Mançester Siti dhe fituesit të Europa Ligës, Sevilla e Spanjës. Ndeshja fillion në orën 21:00, ndërsa drejtësin do ta ndajnë arbitrat francez me në krye me François Letexier Të mërkurën në mbrëmje, fituesja e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti, dhe ajo e Ligës së Evropës, Sevilla, përballen me njëra-tjetrën në duelin e Superkupës së Europës, një ndeshje që zbret në fushën e blertë të stadiumit “Jorgo Karaiskaqis” të Athinës dy ekipet aktualisht më të mira në Europë. Deri më tani Mançester Siti dhe…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ishte pjesëmarrës në “Panairin e punës” të organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në qytetin e Gostivarit. Grubi tha se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D është nje projekt madhor dhe afatgjatë, ndaj apeloj deri tek të gjithë të rinjtë që të interesohen për punësim. “Apeloj të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D, projekt të cilin do të ndërtoj kompania “Bechtel & ENKA”. Ky projekt planifikon punësimin e mbi dy mijë personave dhe dëshira jonë është që këta persona të jenë nga vendi ynë, e jo…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu. Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se temë kryesora ka qenë projekti i rrugës Tetovë-Prizren, teksa shton se ky projekt llogaritet si madhor për nga rëndësia e zhvillimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. Statusi i plotë: Me kënaqësi mirëprita sot në takimin ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliun me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Bashkëbiseduam mbi…

Read More