Shkup, 17 gusht – Është parandaluar tentativë për nxjerrjen e paligjshme të devizave të padeklaruara në vlerë prej 1.890.000 lekë, rreth 18 mijë euro, pasi një shtetas polak gjatë daljes nga shteti, në vendkalimin kufitar Deve Bair, në kundërshtim me ligjin nuk i ka paraqitur te nëpunësit doganorë, informojnë nga Drejtoria Doganore. “Për shkak të ekzistimit të dyshimit, makina me targa polake dhe udhëtari që udhëtonte me bashkudhëtarin janë dërguar për kontroll të detajuar, gjatë të cilit nën sediljet e pasme pranë hapjes së rezervuarit në najlon të zi janë si dhe në sendet personale në çanta gjetur 3.952.000 lekë…
Author: Politiko
Këngëtari i popullarizuar që ka një ngritje të shpejtë të popullaritetit, Bardhi, erdhi në Shkup si më i ri në Peace Festival, krahas legjendave si MC Kresha, Tuna, Ledri… Nuk e lamë rehat pa “e grryer” pak, për të na rrëfyer diçka që na interesonte ne dhe vetë publikn e gjerë. -Për së dyti herë në Shkup mbahet PEACE festival si e komentoni mbajtjen e këtij organizimi? -Më pëlqen shumë ky organizim nga që jam dhe i vendit i Kumanovës, dhe më pëlqen shumë që po kanë një vend shqiptarët ku të mblidhen që të festojnë me po këngëtarë shqiptar,…
Faqja zyrtare e Bankës Raiffeisen në Kosovë në rrjetin social Facebook është hakuar. Në profilin e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’. Këtë sulm ndaj Raiffeisen Bank, komentuesit e kanë marrë me shaka, por nuk kanë munguar as lutjet ndaj “Hakerit”. Fshima kredin o boss” “O shlyna qato kredia vlla me qet harq”, janë disa qytetarë që i kanë drejtuar lutje hakerit që ka sulmuar Raiffesen Bank.
Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani në prag të fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese u ka dërguar letër deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim mund të lexoni letrën e Osmanit dërguar deputetëve. Të nderuar deputetë Të premten do të fillojë diskutimi, e më pastaj votimi për çështjen e dytë më të rëndësishme që çdo legjislaturë parlamentare duhet ta kishte bërë në historinë e vendit pas pavarësisë – pas anëtarësimit në NATO, arritja e qëllimit të dytë strategjik të shtetit për anëtarësim në familjen e shteteve progresive evropiane. Të premten, Ju do të vendosni për të…
Telekomi i Maqedonisë së Veriut kumtoi se sot në mëngjes janë dëmtuar kabllot kryesore magjistrale optike në disa lokacione në rajonin e Kumanovës dhe Strumicës përmes të cilave kalon pjesa më e madhe e komunikacionit mobil dhe fiks. Dëmi është bërë nga punë ndërtimore të palëve të treta, që shkaktoi pengesa në shërbim tek shumë shfrytëzues. “Për këtë shkak, Telekomi i Maqedonisë do t’i ndërmarrë aktivitetet e nevojshme për zbatim të procedurës para organeve kompetente kundër personave përgjegjës për ngjarjen e dëmshme. Kërkojmë nga të gjithë kryesit e punëve ndërtimore të punojnë me përgjegjësi dhe me kujdes, sepse shkaktojnë dëm…
Analistët politk dhe njohës të ndryshëm të zvillimit të gjushës politike maqedonase, shprehen se opozitarja VMRO-DPMNE, të përfitojë nga dobësimi i skenës politike shqiptare e cila to dë mund ta zbehi fuqinë politike dhe vendimmarrëse aktuale të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Nga analizat e fundit të vendit raportohet se opozitarja VMRO-DPMNE është “sponsori” kryesor i formimit të partive të reja me qëllim që të dobësojë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – si forca kryesore në bllokun politik shqiptar, por edhe Aleancën politike të partive politike pro-BE dhe pro-amerikane. “Qytetarët kanë të drejtë kushtetuese të formojnë parti dhe të angazhohen…
Dy ushtarë maqedonas së bashku me gjashtë ushtarë tlë tjerë u helmuan në në Črna na Koroshkem nga monoksidi i karbonit ndërsa po punonin për të hequr mbeturinat nga përmbytjet në Črna na Koroshkem, u raportua nga RTV Sovoenia.Ushtarët e helmuar dje deri sa po po nxirrnin ujë nga bodrumi i Shtëpisë së Kulturës në Çërna të Koroshkem, sot janë në gjendje të mirë shëndetësore në, njoftoi në Facebook ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. “Ushtarët maqedonas në Slloveni janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy ushtarë maqedonas nga kontingjenti i dërguar në Slloveni dje pas pastrimit të dhomave të bodrumit…
Në shenjë të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, u realizua edicioni i dytë i Peace Festivalit, i cili na solli një atmosferë madhështore dhe të paharrueshe në Sheshin Skëndërbeu. Për këtë eveniment të paharrueshëm edhe yjet e estradës në intervistat për indeks u shprehën se ishte një kënaqësi shumë e madhe për ta që të këndonin përpara shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe theksuan që ngjarje të tilla duhet organizuar më shpesh në qytetin e Shkupit. Në intervistën për indeks.mk Bardhi u shpreh se është një kënaqësi shumë e madhe që t’i shohë dhe të këndojë përpara gjithë…
Një grup turistësh italianë janë larguar pa paguar pasi konsuamuan darkën në një prej restoranteve të Beratit. Restoranti ka publikuar momentin kur ata largohen nga restoranti dhe ka ironizuar me anë të një shkrimi veprimin e tyre krahas videos që kanë bërë nxjerr në rrjetet sociale. Ashtu siç shihet edhe në video, grupi i turistëve italianë ia mbathin me vrap nga restoranti, edhe pse nuk ka asnjë që i ndjek ata nga pas. Gjithashtu bashkangjitur videos shkruhet: “Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e papaguara në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8, sipas DPHM. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga 19 gradë në mëngjes deri në 36 gradë pasdite. Nesër pritet mot me diell…