Shkup, 21 gusht – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 177 masa, mes të cilëve për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 109 sanksione, 14 gjoba për vozitje pa patent shoferi, katër sanksione për kundërvajtje, të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave. Janë shqiptuar katër gjoba për kalim në semafor të kuq, 13 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër gjoba për shoferë fillestarë Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe ditëve në vijim, njoftoi MPB-ja.
Author: Politiko
Sot ose nesër në Athinë, kryeministri Dimitar Kovaçevski do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në suaza të takimit joformal të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për liderët nga Ballkani Perëndimor, informon Indeks.mk “Kryetarja e KE-së do të mund të informohet drejtpërdrejt nga unë për ecurinë e ndryshimeve kushtetuese, edhe pse tashmë i ka të gjitha informacionet, se procesi ka nisur, se filloi me 73 vota për votim të rendit të ditës për amendamentet kushtetuese dhe se u bë shumë e qartë se LSDM dhe koalicioni evropian, janë për vazhdimin e integrimit evropian të…
Në darkën e konferencës joformale të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së në hotelin Grande Bretagne në Athinë sonte do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raportojnë mediat greke. Mikpritës i këtij aktiviteti është kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Në takimet në Athinë do të marrin pjesë disa liderë ballkanikë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ardhja e Zelenskit në këtë takim u mbajt sekret. Zelensky është në një turne evropian, pasi ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën. Për programin zyrtar për këto takime…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe se ata do të sigurojnë të ardhmen evropiane për qytetarët. Nga kjo parti e akuzojnë opozitën se e bllokon rrugën evropiane të shtetit. “VMRO-DPMNE-ja edhe një herë, ashtu si dhe në të kaluarën, është bllokim i rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, përkatësisht anëtarësimit në BE, ashtu siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. VMRO-DPMNE dhe Mickoski edhe një herë veprojnë kundër interesave të shtetit, kundër një të ardhmeje më të mirë për qytetarët. Përpjekja për të bllokuar të ardhmen evropiane është…
“Miratimi i amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mundësuar kështu vazhdimin e rrugës integruese evropiane të vendit tonë, nuk është vetëm çështje politike, por edhe çështje e ndryshimeve strukturore ekonomike që duhet të sjellin një sërë të përfitimeve të përhershme si për ekonominë tonë, por edhe për qytetarët”. Kështu shkruan në faqen e tij në Facebook zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Ai thekson se realizimi i përcaktimit strategjik të 80% të qytetarëve të vendit për anëtarësim në BE është gjëja më e rëndësishme që do…
Një autobus me targa të Turqisë është aksidentuar në kanionin e Matkës ku ka ngecur në bankinat mbrojtëse të rrugës dhe është bllokuar, informon Klan M. Për fat të mirë nuk është rrokullisur dhe gjithë udhëtarët kanë dalë jashtë, nuk ka të lënduar sipas informacioneve të Klan Maqedoni. Në vendin e ngjarjes pritet të arrijë edhe policia dhe mjete për ta larguar autobusin.
Tetovari Pëllumb Gurra ka udhëhequr dizajnimin e brendshëm të makinës Rolls-Royce La Rose Noire. Ai në “LinkedIn” është shprehur mjaft krenar për këtë arritje të tij. “Tepër krenar dhe i emocionuar për të ndarë Rolls-Royce La Rose Noire Droptail. Roadster i parë në epokën moderne të brendit, është mishërimi i dizajnit luksoz, inxhinierisë, mjeshtërisë dhe tregimit”. “Pata privilegjin e madh të drejtoja dizajnin e interierit, duke shfaqur mjeshtëri të pashembullt në aplikimin e materialit, kompleksitetin gjeometrik dhe bukurinë kinematike, shumë prej të cilave janë të parat botërore në industrinë tonë dhe në sektorin më të gjerë të luksit”, ka shkruar…
Lojë pa fund, blof, apo një ofertë reale nga Kovaçevski për VMRO-në për ta bërë të votojë ndryshimet kushtetuese. Pas BDI-së, që ka shprehur gatishmëri për t’i djegur pozicionet e veta në ekzekutiv për hir të ndryshimeve kushtetuese dhe Alencës për Shqiptarët, ja, tash edhe kryeministri Kovaçevski i ofron partisë opozitare që ta realizojë synimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, gjë të cilën e kërkon me ngulm lideri i opozitës, duke ia ofruar dorëheqjen pasi të votohen ndryshimet kushtetuese. “Unë shumë qartë tregova. Ditën, edhe këtë e thashë qartë në konferencë për media, kur do të votohen ndryshimet…
Ish zëvendëskryeministri Imer Selmani në “Summer Click” në TV21 tha se vendi rrezikon që të mbetet mbrapa me vendet e rajonit që kanë shumë më pak arritje, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese. Selmani thotë se në këtë rast, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut. “Nëse nuk ndodhë ndryshimi kushtetues dhe në qoftë se nuk vazhdojmë neve të hapim kapitull pas kapitulli, të vazhdojmë negociatat dhe të plotësojmë standardet, neve do të ndahemi edhe nga Shqipëria. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e vet, ne do të ngelemi vet, pastaj ti je si individ, je shumë i dobët, cila është…
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pa nga afër testimin e një rakete të re, më rreze të gjatë veprimi, si kundërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët që trupat amerikane nisën me ushtrinë e Koresë së Jugut, një lëvizje kjo që shihet si provokim nga Peniani. Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut publikoi fotot e liderit suprem teksa vizitonte flotën e anijeve të vendosura në brigjet lindore të vendit, zonë kjo ku u testua dhe raketa e re. Ditë më parë, Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë e tij të jetë në gatishmëri absolute, për t’i bërë ballë çdo…