Këngëtarja Enca Haxhia, pas ca kohësh pauzë ka publikuar projektin e saj ”Albanian”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin Projekti u prit mirë nga ndjekësit e saj, e po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale.
Por, Enca ka bërë të ditur se kjo nuk do të jetë kënga e vetme qe ajo do të publikojë këtë verë, pasi po punon edhe në disa këngë të tjera. Pas këtij kthimi ajo duket se u ka hedhur një diss, disa nga kolegeve të saj.
”Këto ku**a nuk janë të lumtura që u ktheva, qëndroni të palumtura”, ka shkruar ajo në një Instastory, duke ndezur dramat në showbizin shqiptar.