Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebok, ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë. Grubi shkruan se Maqedonia e Veriut në këto vite ka pasur një rrugëtim plot me sfida, mirëpo gjithmonë është gjetur zgjidhja e duhur për të ndërtuar një shtet demokratik, me barazi, zhvillim dhe me orientim pro europian. Urimi i plotë: Në përvjetorin e 32-të të pavarësisë së vendit tonë le të reflektojmë mbi rrugëtimin tredekadësh përplot sfida që kishte një horizont të vetëm, atë të demokracisë, barazisë, integrimit dhe…
Author: Politiko
Maqedonia e Veriut nga janari i këtij viti nisi kryesimin e OSBE-së, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë. Apo siç dinë të thotë kryediplomati hungarez, Sijarto: OSBE është organizata e vetme pas OKB-së, që mund të mundësoje komunikim midis Lindjes dhe Perëndimit, me qëllim që të arrihet paqja. 1. Kryediplomati i vendit Bujar Osmani në paraqitjet e tij ka konfirmuar se kryesimi me OSBE-në po ballafaqohet me sfida të mëdha, marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë, por që si kryesues ka realizuar atë që është planifikuar deri më tash. Por, pa u fokusuar shumë në raportet se…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë së shtetit. Ahmeti në urimin e tij në Facebook shkruan se në këto vite shtetësi, çdo proces i rëndësishëm për vendin u arrit nga vullneti i mirë i të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni, që gjithmonë ditën të zgjedhin rrugën drejt paqes, stablitetit dhe progresit. Statusi i plotë: Të nderuar qytetarë Sot vendi ynë shënon 32 vjetorin e pavarësisë, një rrugëtim i gjatë sfidash të tejkaluara me sukses falë vendosshmërisë sonë për të hapëruar drejt…
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi ka uruar qytetarët me rastin e “8 Shtatorit” – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga partitë politike dhe deputetët ka kërkuar mbështetje për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si pengesa e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE). “Më lejoni t’ju uroj të gjithë qytetarëve tanë ditën e pavarësisë dhe të uroj që vendi ynë të bëhet sa më shpejt Maqedonia evropiane. Në këto 32 vite pavarësi vendi ynë ka kaluar nëpër shumë turbulenca, që nga shpallja e pavarësisë deri te konfliktin i…
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi ka kërkuar nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitreivski që të kërkojë falje publike, në të kundërtën paralajmëron se do të ngre padi. Ai këtë e ka deklaruar për media, pasi që kreu i Kumanovës – Dimitrevski ka deklaruar se Grubi ka qëndruar për vizitë në Budapest të Hungarisë për të kërkuar mbështetje për ndryshimet në Kodin Penal, duke aluduar në në takim me ish-kryemnistrin Nikolla Gruevski. “I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe…
Ambasada Amerikane në Shkup pritet që t’i shqyrtojë ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat parashihet zvogëlimi i dënimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për bashkëpunim kriminal, të cilat u miratuan në Kuvend pas procedurës së shkurtuar. “Nuk i kemi parë ndryshimet në Kodin Penal të miratuara së fundmi në parlament. Ne mezi presim t’i shqyrtojmë ato dhe shpresojmë që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe proceset ligjore”, thanë nga Ambasada e SHBA-ve për TV 24. Delegacioni i Bashkimit Evropian tha dje se nuk mund të komentojë ende përdorimin e flamurit të BE-së në këtë rast…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në një koment në profilin e Maksim Dimitrievskit në Facebook, e ka pyet kryetarin e Kumanovës se a është pajtuar në Budapest me VMRO-DPMNE-në që t’i jepen votat në zgjedhjet lokale me të cilat është bërë kryetar i Kumanovës, pasi Dimitrievski hodhi pretendime mbi ndryshimet e Kodit Penal. “Makso, nuk të duhet të gënjesh dhe të marrësh një vendim të tillë në publik, veçse në televizion, që të vazhdosh të gënjesh në Facebook dhe kjo është një akt krenarie për ty. Apo kjo është vetëm për të qenë interesante për 5 sekonda dhe jesh nëpër…
Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria, nën moton “Lajmëtar i Lirisë”, do të mbahen disa ngjarje dhe aktivitete ceremoniale dhe kulturore në mbarë vendin. Në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris…
Pas ndryshimit të Kodit Penal nga ana e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, ka reaguar ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Në një shkrim në rrjetet sociale, Gruevski i demanton teoritë për pazar politik me pushtetin, ndërkaq thekson se ai vazhdon të përndiqet politikisht. Sipas tij, për ndryshime të tilla në Ligj flitet në publik për një kohë të gjatë, rreth katër-pesë vjet. “Partitë, drejtpërdrejt ose përmes boteve të tyre të internetit dhe vegëzave të tyre në media në Maqedoni, në mungesë të punëve, vizionit, ofertës, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e popullit në Maqedoni, rregullisht gjuajnë dhe çdo dy ose…
Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, sot iu drejtua Këshillit të Ambasadorëve të Hungarisë, i cili organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë. Temë kryesore e prezantimit ishin sfidat dhe bashkëpunimi në kuadër të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, në drejtim të arritjes sa më të shpejtë të paqes dhe stabilitetit në Kontinentin Evropian. Osmani shfrytëzoi rastin që para diplomatëve më të lartë hungarezë t’i prezantojë perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm ndërmjet diplomacive të të…